-0.4 C
Pristina
spot_img

“Termokos” fillon matjen në bazë të konsumit, sezona e parë fazë testuese

Date:

Share:

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NP “Termokos”, z. Visar Vokrri me anëtaren e BD-së, znj. Vesa Kelmendi dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të ndërmarrjes, z.Fisnik Osmani kanë zhvilluar një takim me Bordin e ZRRE-së, të kryesuar nga z.Ymer Fejzullahu, për të diskutuar modalitetet për fillimin e fazës testuese për metodën e re të faturimit sipas konsumit.
Në këtë takim janë shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve dhe mbikëqyrësve të pavarur sa i përket kalimit nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit. Instalimi i njehsorëve, alokatorëve të ngrohjes, termokokave dhe valvolave balancuese tek 15 mijë konsumatorë të ndërmarrjes, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save” i ka hapur rrugë transformimit të metodës së faturimit.
Bazuar në rekomandimet e ekspertëve, ju informojmë se sezona ngrohëse 2023/2024 do të jetë fazë testuese e metodës së faturimit sipas konsumit. Kjo fazë do t’u mundësojë NP “Termokos” dhe ZRRE-së, që të realizojnë të gjitha analizat teknike, financiare dhe softuerike për të mundësuar një tranzicion sa më të sigurtë në metodën e re të faturimit.
Ndërkohë, kjo fazë testuese do të shoqërohet edhe me një fushatë vetëdijësimi dhe informimi për mënyrat e përdorimit të pajisjeve të instaluara dhe mundësinë e kontrollimit të shpenzimeve të tyre për ngrohje.
NP “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët për bashkëpunim të ngushtë, që duke përcjellë rekomandimet për përdorimin e këtyre pajisjeve të fillojnë kontrollimin e shpenzimeve të tyre për ngrohje, gjë që do të ndihmojë realizimin e plotë të kësaj faze testuese dhe kalimin nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img