19.4 C
Pristina
spot_img

Elon Musk – Grup autorësh/persona me ndikim në shoqëri

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i individëve me influencë.

Elon Musk
The Life, Lessons and Rules for Success
.
(Jeta, mësimet dhe rregullat e suksesit)

Tek ‘’Elon Musk: The Life, Lessons and Rules for Success’’, autorët paraqesin jetën e sipërmarrësit të madh Elon Musk, njeriut që ishte në gjendje ta bënte të ardhmen realitet.

Përmes një analize të kompanive të financuara dhe të cilave Musk u kushton kohën e tij me pasion, autorët veçojnë rregullat kryesore që kanë përcaktuar suksesin e tyre.

Libri ka për qëllim të jetë një udhëzues për parimet kryesore që e çuan këtë sipërmarrës të madh drejt suksesit, në mënyrë që të na japin një pamje të tërësisë së cilësive të nevojshme për të arritur qëllimet vetjake.

Këshilla të dobishme për:

  • Ata që duan të zbulojnë rregullat që ka ndjekur Musk për të arritur suksesin.
  • Të mësuar se si arrihen objektivat e vendosura, sado të pamundura të duken.
  • Të mësuar sa i rëndësishëm është besimi në aftësitë vetjake dhe të punuarit me pasion.

Autori i librit:

Influential Individuals janë një grup autorësh që përqendrohen mbi të gjitha në analizën e mendjeve të mëdha të ditëve tona, duke studiuar rrugën e tyre drejt suksesit për të nxjerrë në pah rregullat kryesore dhe për t’i përdorur për të ndihmuar në udhëtimin tonë të jetës.

Librat flasin rreth individëve si: Warren Buffet, Oprah Winfrey, Bill Gates dhe Jeff Bezos, për të përmendur disa prej tyre.

━ të ngjashme si kjo