Shitjet totale ishin 64.3 milionë njësi krahasuar me 70.6 milionë njësi një vit më parë. Pasi një rënie prej 8 tre mujorësh me radhës, ka sinjale se tregu i kompjuterëve ka arritur fundin.
Shitjet e kompjuterëve personalë në mbarë botën ranë me 9 përqind në tre mujorin e tretë të vitit duke arritur pikën më të ulët të dy viteve të fundit sipas Gartner.
Rënien më të madhe e pati Apple me një tkurrje prej 24 përqind krahasuar me një vit më parë. HP nga ana tjetër ishte prodhuesi i vetëm që shënoi rritje për periudhën Korrik-Shtator me 6.4 përqind tha Gartner.
Shitjet totale ishin 64.3 milionë njësi krahasuar me 70.6 milionë njësi një vit më parë. Pasi një rënie prej 8 tre mujorësh me radhës, ka sinjale se tregu i kompjuterëve ka arritur fundin.
Konsumatorët korporativ po i afrohen ciklit të radhës të blerjeve për shkak të Windows 11-ës ndërsa konsumatorët janë gati të zëvendësojnë kompjuterët e blerë në ditët e para të pandemisë. Lajmi i mirë është se më e keqja mund të kalojë në fund të 2023. /PCWorld Albanian