3 C
Pristina
spot_img

Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”

Date:

Share:

Në rishikimin më të fundit të opinionit të saj, publikuar në 10 Tetor 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që pësoi  ekonomia shqiptare në vitet e fundit, tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në vitin 2022, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë tregoi rezistencë ndaj goditjeve me të cilat u përball, duke u rikuperuar fuqishëm në 8.9% në 2021 dhe 4.9% në 2022, pas një tkurrjeje ekonomike prej 3.3% në vitin 2020, ku sektori i turizmit u ndikua nga pandemia. Tashmë, sektori i turizmit ka tejkaluar nivelin e tij para pandemisë në vitin 2022 dhe do të arrijë një kulm të ri në vitin 2023. Gjithashtu, agjencia është e opinionit se në periudhën afatgjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Treguesit fiskalë kanë qenë në një trend pozitiv, pas përkeqësimit të ndjeshëm në vitin 2013. Megjithatë, tre goditjet e mëdha me të cilat u përball ekonomia shqiptare vitet e fundit kanë rënduar mbi financat publike. Ndërsa borxhi publik total ndaj PBB-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 pikë përqindjeje gjatë viteve 2019-21, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021, në vitin 2022, raporti i borxhit publik rihyri në një trend të fortë zbritës dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje, duke u ulur nën nivelin parapandemik të vitit 2019.

Kryesisht si rezultat i zgjerimit të PBB-së dhe ngushtimit të bilancit fiskal, agjencia parashikon rënie të raportit të borxhit publik në 62.3% të PBB-së në vitin 2024 (12.2 pikë përqindjeje nën kulmin e vitit 2021 prej 74.5%) dhe 3.5 pikë përqindje nën nivelin parapandemik të vitit 2019. Pozicionimi i Shqipërisë krahasuar me mesataren e vendeve të vlerësuar me B1, mund të përmirësohet më tej si rezultat i raportit të borxhit të saj 2.2 pikë përqindje nën mesataren e vendeve të vlerësuar me B1 në 2024, krahasuar me 0.5 pikë përqindjeje nën këtë mesatare që ishte në 2022.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img