-0.8 C
Pristina
spot_img

150 të rinj mësuan tendencat e reja në industrinë e marketingut dhe punësimit, pjesë e programit #YouthEmpowered nga Coca-Cola HBC dhe ICK

Date:

Share:

Në fillim të muajit tetor, rreth 150 të rinj entuziastë, kanë marrë pjesë në një raund tjetër ligjëratash në sferën e platformave Meta dhe industrisë së marketingut – në kuadër të programit #YouthEmpowered i Coca-Cola HBC, në bashkëpunim me ICK-në në Prishtinë.

Ngjarja, e titulluar ” Deep Dive on Meta Platforms “, shërbeu si një forcë unifikuese brenda komunitetit të Marketingut Dixhital të Kosovës, duke nxitur frymëzimin, zhvillimin dhe edukimin për të rinjtë e Kosovës – e që është pikërisht qëllimi që Coca-Cola HBC po përpiqet të arrijë përmes programit kryesor të saj tashmë 5 vite.

Ngjarja e organizua në kudër të Programit të Fuqizimit të Rinisë Coca-Cola dhe kishte për qëllim të ofrojë njohuri mbi disa nga temat më kritike në këtë fushë, duke shërbyer si një platformë urëlidhëse mes profesionistëve dhe të rinjve të Kosovs.

Programi #YouthEmpowered është dizajnuar ‘për të krijuar një rrugë drejt të mësuarit dhe udhëheqjes për mbi 700 të rinj të Kosovës të cilët nuk janë në arsim, punësim dhe trajnime të tjera. Ky program do t’iu mundësoj atyre të krijojnë besim, aftësi dhe mbështetje praktike për t’i ndihmuar ata të sigurojnë punësim në të ardhmen.

Krahas këtij aktivitetit, tri runde trajnimi nga ICK për të rinjtë janë mbajtur deri më tani kurse njoftimi i aplikimeve rundin e katërt të trajnimit për aftësitë dixhitale është hapur. Ky raund do të mbahet nga data 31 tetor – 2 nëntor dhe mund të aplikoni online. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen zyrtare të projektit: https://www.coca-colaperkrahrinine.com

Programi Youth Empowered është pjesë e partneritetit të komunitetit ndërkombëtar të Coca-Cola HBC që synon të mbështesë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 për të formuar të ardhmen e tyre në 29 vendet e botës, si pjesë e angazhimeve të saj për Qëndrueshmërinë 2025.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img