4.5 C
Pristina
spot_img

Shpenzimet e familjeve kosovare – çka tregojnë të dhënat?

Date:

Share:

Gjatë vitit 2022, familjet në Kosovë kanë shpenzuar mesatarisht nga mbi 8.100 euro për produkte ushqimore, arsim, shëndetësi, transport e shërbime të tjera.

Të dhënat e publikuara në fund të shtatorit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë.

Vitin e kaluar, familjet kosovare kanë shpenzuar, mesatarisht, rreth 300 për qind më shumë para për ushqim sesa për banim.

Familjet shpenzojnë më shumë për ushqim sesa për banim

Të paktën që nga viti 2003, familjet në Kosovë kanë shpenzuar më shumë para në blerjen e produkteve ushqimore sesa për banim. Por, dallimi nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë se lloji i artikujve ushqimorë që blihet – si drithëra, mish, vaj, etj. – nuk ka ndryshuar shumë ndër vite.

Në çfarë ushqimesh shpenzojnë para familjet në Kosovë?

Përveç disa dallimeve të vogla, kosovarët kanë blerë produkte të ngjashme ndër vite. Buka, drithërat dhe mishi u kanë marrë pjesën më të madhe të buxhetit vjetor për ushqim.

Por, inflacioni dhe rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë kanë bërë që, për herë të parë që nga së paku viti 2003, të shpenzohet më shumë se 50 për qind e buxhetit për blerje të artikujve ushqimorë.

Prej të gjithave kategorive të specifikuara në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së paku para janë shpenzuar për arsim.

Si i kanë shpenzuar paratë familjet në Kosovë ndër vite?

Shpenzimet mesatare në vit për transport, veshmbathje dhe rekreacion janë rritur së fundi për familjet në Kosovë. Shpenzimet e tjera, si për arsim e shëndetësi, nuk kanë ndryshuar shumë.

Në shifrën e ulët të shpenzimeve për arsim ndikon fakti që shkollimi publik në vend është falas. Kjo bën që të mos ketë dallime të mëdha në shpenzime në mes familjeve që jetojnë në zona rurale dhe atyre në zona urbane.

Shpenzimet për arsimin në zonat rurale dhe ato urbane

Ndër vite, shuma mesatare vjetore që familjet në Kosovë shpenzojnë për arsimim ka ndryshuar. Së fundi, shumë e ngjashme është shpenzuar edhe nga familjet në zona urbane edhe në ato rurale.

Por, një dallim në shpenzime vërehet kur analizohet buxheti i familjeve sipas nivelit të arsimimit të kryefamiljarëve. Familjet, kryefamiljari i të cilave ka kryer arsim të lartë, shpenzojnë dukshëm më shumë para në ushqim.

Familjet me kryefamiljar më të arsimuar shpenzojnë më shumë

Gjatë vitit 2022, në familjet me kryefamiljar me nivel më të lartë të arsimit u shpenzuan dukshëm më shumë para për produkte dhe shërbime të ndryshme.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro. Në gushtin e vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka qenë 13 për qind, ndërsa gushtin e kaluar ishte 3.2 për qind. /rel/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img