━ çmimore për abonim

Falas për anëtarët e BCK

/ falas

Lexoni falas nëse jeni anëtarë i BCK:

  • Përmbajtje e zgjedhur
  • Raporte dhe analiza
  • Libra me zë (Audiolibra)
  • Përmbledhje të librave
  • Shpallje pune
  • Shpallje të granteve
  • Edicione të veçanta premium

Pro

72
25
0
/ year
/ month
placeholder text

Abonentët premium kanë qasje të plotë edhe në:

  • Përmbajtje të zgjedhur
  • Raporte dhe analiza
  • Libra me zë (Audiolibra)
  • Përmbledhje të librave
  • Shpallje e vendeve të lira të punës
  • Njoftime publike
  • Shpallje të granteve
  • Edicione të veçanta premium
Pako vjetore
Pako mujore
10.7 C
Pristina
spot_img

Google do të heqë fjalëkalimet, duke i lënë vendin “passkey” si opsion kryesor

Date:

Share:

Google po kërkon t’i lërë pas fjalëkalimet duke i nxitur përdoruesit të krijojnë “passkeys” për të hapur llogaritë dhe pajisjet me shenjën e gishtit, skanim  fytyre ose numër pin.

Google tha se passkeys nuk u kërkojnë përdoruesve të mbajnë mend fjalëkalimet, janë më të shpejtë në përdorim dhe mund të ofrojnë më shumë siguri. Kompania zbuloi mbështetjen për passkeys  në maj, por njoftoi në një postim në blog se përdoruesve tani do t’u kërkohet të përdorin opsionin ku zakonisht përdoren fjalëkalimet.

“Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë industrinë që të bëjë orientimin drejt passkeys – duke i bërë fjalëkalimet një gjë të rrallë dhe përfundimisht që t’i përkasin të kaluarës”, shkroi Google.

Tashmë passkeys përdoren si alternativa fjalëkalimi për aplikacionet duke përfshirë YouTube, Search, Maps, Uber dhe eBay. WhatsApp po shton gjithashtu këtë aftësi, sipas blogut.

Aleanca FIDO, një konsorcium sigurie që numëron shumë firma teknologjike si anëtarë, ka zhvilluar më parë standarde për passkeys. Microsoft, Apple dhe Google që atëherë kanë punuar për të bërë realitet passkeys.
Apple shpalosi opsionin e tij të passkey me lancimin e iOS 16, duke i lejuar njerëzit të përdorin teknologjinë nëpër aplikacione, duke përfshirë Apple Wallet, dhe mbështetja e passkey u shfaq për herë të parë në pajisjet Chrome dhe Android në tetor 2022.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img