3 C
Pristina
spot_img

Procesi “ekonomik” i Berlinit/ Në 2022 u dhanë 3.2 mld euro, shumë pak merr Shqipëria

Date:

Share:

Në 9 vite nga nisja e procesit të Berlinit, BE ka mobilizuar 9 miliardë euro për rajonin në grante dhe kredi të buta për tu investuar në katër shtylla kryesore të ndara në tregti, investime, mobiliteti dhe integrimi digjital.

Në shkurt të 2022, u prezantua plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor me 3.2 miliardë euro investime që do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro. Investimet kryhen nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, një institucion i krijuar qysh në vitin 2009 dhe që është pjesë themelore e integrimit ekonomik të rajonit ën BE.

Në total që nga 2009-ta nga ky institucion kemi marrë rreth 350 milionë euro grante, duke u renditur të katërti. Nga këto grante 270 milionë euro kanë qenë në projekte infrastrukturore, ndërsa projektet energjetike vijnë të dytat me 35 milionë euro. Ekspertët shprehen se përveç ndihmave financiare, edhe një sërë marrëveshjesh lehtësuese si ajo për uljen e çmimeve të roaming janë kontribut themelor i procesit të Berlinit në ekonomi

“Arritjet konkrete që ka procesi Berlinit për mua janë tre marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Berlin ku për herë të parë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të përditësuar lëvizjen e lirë të profesioneve, njohjen e diplomave, lëvizjen me karta identiteti. Sa i përket projekteve konkrete për palën shqiptare është Vorë-Hani i Hotit lidhja me hekurudhë, është projekti i rehabilitim të Fierzës, është projekti i rehabilitimit të Fierzës, është projekti i instalimit të paneleve solare në vaun e dejës dhe projekti i pajisjes me laboratorë të teknologjisë së informacionit në shkolla shqiptare”, shprehet eksperti i shoqërisë civile, Ardian Hackaj.

Një indikator që është vënë në fokus në procesin integrues, tashmë është konvergjenca ekonomike e Ballkanit perëndimor drejt BE-së. Ekonomitë e rajonit kanë prodhim të brendshëm bruto sa 35% e mesatares së BE, një diferencë e thellë kjo. Tashmë me “Planin e ri të Rritjes”, BE dëshiron që të dyfishojë ekonominë e Shqipërisë dhe të rajonit në 10 vite. Kjo do të thoshte që vendit tonë i duhet një rritje reale e PBB-së me mbi 4% për çdo vit. BE pritet të angazhojë 30 miliardë euro shtesë, kombinuar me grante dhe kredi të buta për të arritur objektivin.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img