6.7 C
Pristina
spot_img

Arabia Saudite do të vazhdojë reduktimin e prodhimit të naftës

Date:

Share:

Në lajm thuhet se Arabia Saudite do të vazhdojë deri në fund të vitit reduktimin e prodhimit vullnetar të naftës prej 1 milion fuçi në ditë, të cilën e zbaton që nga muaji korrik

Arabia Saudite ka përsëritur se do të vazhdojë deri në fund të vitit reduktimin e prodhimit vullnetar të naftës prej 1 milion fuçi në ditë, të cilën e zbaton që nga muaji korrik, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA e Arabisë Saudite në lajmin e saj të bazuar në burimet e Ministrisë së Energjisë njoftoi për reduktimin vullnetar të prodhimit të naftës përpara mbledhjes së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e cila do të mbahet sot.

Në lajm thuhet se Arabia Saudite do të vazhdojë deri në fund të vitit reduktimin e prodhimit vullnetar të naftës prej 1 milion fuçi në ditë, të cilën e zbaton që nga muaji korrik.

Më tej, thuhet se kjo sasi është shtesë ndaj vendimit që Arabia Saudite njoftoi në muajin prill për të “reduktuar prodhimin ditor të naftës me 500 mijë fuçi deri në dhjetor 2024”.

Gjithashtu njoftohet se me reduktimet që do bëhen në muajt nëntor dhe dhjetor, prodhimi ditor i naftës në Arabinë Saudite do të jetë rreth 9 milionë fuçi në ditë dhe se sasia e reduktimeve do të rishqyrtohet sërish në muajin e ardhshëm.

Ndër të tjera theksohet se me ndërprerjen vullnetare synohet që të ruhet stabiliteti në tregjet e naftës.

Arabia Saudite në muajin prill mori vendim që të reduktojë me 500 mijë fuçi prodhimin e naftës deri në fund të vitit 2024, po ashtu në muajin korrik ajo njoftoi se ka marrë vendim që të reduktojë me 1 milion fuçi shtesë në ditë prodhimin vullnetar të naftës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img