Thonë se paratë e bëjnë botën të rrotullohet, por unë kam një dyshim të fshehtë se veturat po bëjnë në të vërtetë punën. Numri i automjeteve në rrugët anembanë globit është rritur në qiell gjatë dy dekadave të fundit.
Pavarësisht pandemisë dhe dy recesioneve të mëdha, numri i veturave në planetin tonë po rritet në mënyrë të pandalshme. A mund ta merrni me mend se sa vetura lëvizin aktualisht në rrugët e Tokës?
Edhe 14 vjet më parë flitej për miliona dhe sot ky numër është rritur në mënyrë drastike. Një pjesë e arsyes shkon për domosdoshmëria gjithnjë në rritje, por ndoshta nxitjen më të madhe për rritjen e veturave e ka dhënë tregu kinez. Nëse numërojmë të gjitha veturat që ecin aktualisht në glob, të vjetra dhe të reja, do të arrijmë në 1.47 miliardë kopje të pabesueshme.
Ky vlerësim bazohet në të dhënat e Hedges & Company, dhe na zbulon gjithashtu se si këto vetura janë të shpërndara nëpër kontinente dhe madje edhe në vetë vendet, shkruan The Drive.
Nëse mendonit se Amerika e Veriut është ende lider me më shumë vetura, e keni gabim. Vendi i parë i shkon Kinës me 415 milionë vetura të regjistruara në vitin 2022 dhe pikërisht falë Kinës, fituese ndër kontinente është Azia me 543 milionë vetura në total.
Pas Azisë vjen Evropa me 413 milionë vetura. Më pas është radha e Amerikës së Veriut me 358 milionë vetura, prej të cilave madje 78% i përkasin SHBA-së.
Numri i veturave sipas rajonit:
- Azia: 543 milionë
- Evropa: 413 milionë
- Amerika e Veriut: 358 milionë
- Amerika e Jugut: 84 milionë
- Lindja e Mesme: 50 milionë
- Afrika: 26 milionë
- Antarktida: rreth 50 (afërsisht)
Numri i veturave të shitura në të gjithë botën po rritet nga viti në vit me një sasi marramendëse. Është vlerësuar se numri i veturave në Tokë sot është rritur me më shumë se 56% që nga viti 2006. Pavarësisht se tregu i veturave mori një rënie globale gjatë COVID-it, ai tashmë ka treguar se po rimëkëmbet, edhe me norma të larta interesi. Nëse trendi vazhdon të ecë në këtë drejtim, numri i automjeteve mund të vazhdojë lehtësisht të rritet gjatë dekadës së ardhshme, ndoshta duke kurorëzuar kryesues të rinj si në numrin e veturave ashtu edhe në përqendrimin e pronësisë së veturave.