-2.1 C
Pristina
spot_img

​Shtyhet vendimi për moslejim të qarkullimit të automjeteve për furnizim me mallra nga afaristët

Date:

Share:

Është shtyrë vendimi i Komunës së Prishtinës për moslejim të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Si rezultat i lobimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Nënkryetari i DHTIK Arsim Selmonmusaj së bashku me bizneset sot kanë takuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama me qëllim të diskutimit rreth pezullimit të Vendimit të Komunës së Prishtinës për moslejim të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë këtij takimi të përbashkët bëhet e ditur se është diskutua lidhur me barrierat që paraqiten për vazhdimin e aktivitetit ekonomik të subjekteve afariste, nëse i njëjti vendim vazhdon të mbetet në fuqi. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img