4.5 C
Pristina
spot_img

Ministrja Hajdari takoi një tjetër biznes të mbështetur nga MINT i cili eksporton në shtatë vende kabllot e tensionit të ulët

Date:

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari vazhdoi gjatë ditës së sotme vizitën në terren tek një tjetër biznes të mbështetur financiarisht nga MINT përmes Programit CERP. Kësaj radhe Ministrja Hajdari, së bashku me zv. Ministrin Arifaj, këshilltarët dhe zyrtarët e CERP u prit në takim nga pronarët e kompanisë Proton Cable në Prizren, të cilët prodhojnë telin e bakrit, granulatit dhe kabllo elektrike të tensionit të ulët që kryesisht përdoren për ndërtimtari. Një kompani tërësisht e automatizuar përmes teknologjisë më bashkëkohore.
Prodhimet e kësaj kompanie eksportohen në shtatë vende të Evropës derisa eksporti i saj përbën 30% të totalit të shitjes. Këtu përfshihen Shqipëria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Përmes mbështetjes financiare në vlerë prej 95 mijë euro, Proton Cable ka arritur të blejë dhe sjellë në funksion teknologjinë e avancuar të prodhimit të kabllove të aluminit, si dhe të përfitoj në certifikimin dhe standardizimin e produkteve, me shërbimet e trajnimit për zhvillim të këtij biznesi.
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mbështetjes financiare të bizneseve është duke sjellë në shfrytëzim potencialin e prodhuesve vendor dhe përmes Politikës Industriale ky potencial do të zbërthehet edhe më tutje që industria vendore të arrijë të prodhoj produkte me vlerë të lartë të shtuar për tregun vendor dhe ndërkombëtar, dhe të jetë si shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img