4.5 C
Pristina
spot_img

Kosova me financimin buxhetor ndër më të lartin për bujqësinë në rajon

Date:

Share:

Kosova është renditur si vendi me financimin më të lartë të sektorit të bujqësisë në raport me PBB-në e bujqësisë së BE-së në krahasim me vendet e rajonit ballkanik, sipas një krahasimi të Bankës Botërore për vitet 2020-2021.

Ndërkaq, Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.

Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së financuan bujqësinë me 0.35% të PBB-së, ndërsa tre vende të rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kishin norma më të larta financimi në raport të PBB-në të bujqësisë së BE.

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE.

Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Sipas grafikut bashkëngjitur, Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Fondet e paketa në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.

Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi.

Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi.

Banka Botërore sugjeron se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore, organizatave bujqësore, sektorit privat dhe politikëbërësit do të ndihmonin për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese të njohurive.

Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të  buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

Vetëm në Shqipëri, më shumë se 70% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img