-0.4 C
Pristina
spot_img

A mund ta përballojë rrjeti elektrik i Europës tranzicionin e gjelbër?

Date:

Share:

Kështu shpreson shefi i operatorit më të madh të rrjetit të energjisë elektrike në Gjermani

“Më shumë energji, më shumë biznes për ne”, thotë Leonhard Birnbaum, shefi ekzekutiv i kompanisë E.ON, operator gjerman i rrjetit energjetik, që gëzon pothuajse një monopol në ekonominë më të madhe të Europës. Në vitin 2000, u paraqit një grup politikash dhe afatesh (të quajtura “pika e kthesës energjetike”), me synimin për ta bërë Gjermaninë një emetues neto zero të karbonit, deri në vitin 2045.

Synohet të rritet kërkesa dhe oferta e energjisë së gjelbër, në mënyrë domethënëse. Për këtë duhet që energjia të vijë pa ndërprerje nga fermat e erës dhe fermat diellore, për të furnizuar konsumatorët në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Europësk, shkruan The Economist.

Kjo paraqet njëkohësisht një mundësi të madhe dhe një sfidë për kompaninë gjermane E.ON. Tranzicioni i energjisë kërkon investime të mëdha në rrjetet gjermane dhe europiane. Kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria dhe rregullatorët ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si i trajtojnë projektet e rrjetit energjetik, veçanërisht duke shkurtuar burokracinë dhe duke përshpejtuar lejet për zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit.

“Kufijtë e infrastrukturës janë pengesa më e madhe e tranzicionit të gjelbër të Europës”, thotë zoti Birnbaum. Tani për tani, shpjegon ai, zgjerimi i rrjetit mund ta përballojë me vështirësi rritjen e madhe të prodhuesve të energjisë së rinovueshme që përpiqen të lidhen me të.

Për të treguar shkallën e kësaj detyre, zoti Birnbaum thekson se një stacion karikimi me 15 priza për makinat elektrike ka nevojë për energji elektrike, aq sa një qytet me 5000 banorë. Një qendër e re të dhënash ka nevojë për energji, aq sa 80,000 familje. Për rrjedhojë, konsumi i energjisë elektrike në Europë parashikohet të rritet me rreth 60% deri në fund të dekadës.

Dhe ndërsa më parë, Energiewende Europe kishte rreth 200-300 termocentrale, në tetor, kompania E.ON parashikon se në rrjetin gjerman do të jenë lidhur gjithsej një milion gjeneratorë.

“Zoti Birnbaum dhe Markus Krebber po udhëheqin në sfidën e tranzicionit energjetik të Gjermanisë”, thotë Ingo Speich nga Deka, një fond investimi që zotëron 1% të aksioneve në kompaninë E.ON. Zoti Krebber drejton kompaninë RWE, prodhues i madh gjerman i energjisë (dhe aksioneri më i madh i kompanisë E.ON, me 15% të aksioneve).

Birnbaum pranon se shpesh është i detyruar të udhëtojë gjashtë orë me makinë për në Berlin, ku ndodhet selia e kompanisë E.ON dhe ku ai debaton me politikëbërësit. Por të paktën qeveria e koalicionit po i dëgjon shqetësimet, raporton ai.

Edhe politikëbërësit në Bruksel janë zotuar në këtë punë, të paktën në teori. Në fillim të këtij muaji, Kadri Simson, komisionerja e BE-së për energjinë, u ankua në “Financial Times” se sigurimi i lejeve për përforcimet e rrjetit, mund të zgjasë deri në dhjetë vjet në Europë. Pa pasur siguri për lidhjen me rrjetin, paralajmëroi ajo, projektet e burimeve të rinovueshme do të braktisen.

Kapaciteti i energjisë së pastër është ende i pashfrytëzuar. Panelet diellore, për shembull, fiken shpesh kur rrjetet janë të mbingarkuara, sepse janë fleksibël dhe të lehtë për t’u menaxhuar. “Kjo është e kotë dhe e kushtueshme”, shkroi zonja Simson.
Ndërsa zoti Birnbaum pret që rregullatorët gjermanë dhe të BE-së të zgjidhin burokracinë, e cila është shumë përzgjedhëse, kompania e tij po fillon të rrisë investimet. Këto do të arrijnë deri në 33 miliardë euro (35 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme, nga një plan i mëparshëm për të shpenzuar 20 miliardë euro.

Pjesa më e madhe do të shkojë në rrjetet energjetike, të cilat përbëjnë 72% të xhiros për kompaninë E.ON.

Çdo vit, zoti Birnbaum planifikon të zëvendësojë midis 6,000, 7,000 apo edhe 100,000 transformatorë analogë të kompanisë, të cilët konvertojnë energjinë me tension të lartë që vjen nga rrjeti, në energji me tension të ulët, të përshtatshëm për shtëpitë, me modele të përparuara që vëzhgojnë ecurinë dhe zbulojnë të metat përpara se të ndodhin.

Zoti Birnbaum dëshiron të përdoren softuerë që mund të forcojnë rrjetet pa infrastrukturë shtesë fizike, duke rritur menaxhimin e prodhimit të energjisë diellore dhe të erës. “

Një sistem më i madh me shumë më tepër energji të rinovueshme, mund të funksionojë vetëm në mënyrë dixhitale”, thotë zoti Birnbaum. Ai i quan këto “rrjeta inteligjente”, themeli i shoqërisë së shekullit XXI.
Pas një viti të vështirë 2022, kur investitorët u shqetësuan për ndikimin e krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, çmimi i aksioneve të kompanisë E.ON është rritur me gati 20% këtë vit.

Kjo i ka dhënë zotit Birnbaum paksa hapësirë për manovrim. Por që investimet në rrjet me vlerë 584 miliardë euro, të materializohen deri në vitin 2030, gjë që zonja Simson këmbëngul se është e nevojshme për të përmbushur synimet klimatike të BE-së, do të duhen shumë më tepër para. Kjo nënkupton se duhen bërë edhe më shumë vizita në Berlin dhe Bruksel./The Economist/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img