3.4 C
Pristina
spot_img

A e dini se nëse e ndërroni vendbanimin nga një vend për në Kosovë, pronat tuaja lirohen nga dogana… Për detale të tjera klikoni këtu:

Date:

Share:

PRONA PRIVATE QË U PËRKET PERSONAVE FIZIKË QË E BARTIN VENDBANIMIN E TYRE TË
PËRHERSHËM NGA NJË VEND TJETËR NË KOSOVË

Neni 2

Pa rënë ndesh me nenet 3 deri në 10, prona private që importohet nga persona fizikë që transferojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Kosovë, lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 3
Lirimi kufizohet në pronë private e cila:
(a) Kanë qenë në posedim, mallrat jo-të-konsumuara, përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, në vendbanimin e tij të mëparshëm, së paku gjashtë muaj, para datës në të cilën ai e ndërprenë vendbanimin e tij, në një vend tjetër jashtë Kosovës;
(b) ka për qëllim të përdoret për të njëjtat qëllime edhe në vendbanimin e ri,

Veç kësaj, Dogana mund të kushtëzojë lirimin e pronës së tillë në bartjen e detyrimeve fiskale dhe/ose doganore, në vendin e origjinës apo në vendin e nisjes, të cilave u nënshtrohen normalisht.

Neni 4

Lirimi mund t’ju lejohet vetëm personave vendbanimi i të cilëve ka qenë jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë më së paku 12 muaj;

Megjithatë, Dogana mund të lejojnë përjashtime nga kushti i paragrafit të parë, me kusht që qëllimi i personit në fjalë ka qenë të banojë jashtë Kosovës, për një periudhë të pa ndërprerë prej se paku prej 12 muajsh.

Neni 5

Lirimi nuk lejohet për:

a) produkte alkoolike;
b) duhan apo produkte duhani;
c) mjete tregtare të transportit;
d) artikuj që përdoren për ushtrim të një zeje apo profesioni, përveç instrumenteve portabel të arteve të aplikuara apo liberale.

Neni 6

1.Përveç në raste të veçanta, lirimi lejohet vetëm për atë pronë private, që ka hyrë në qarkullim të lirë brenda 12 muajve nga data e vendosjës së personit përkatës me vendbanimi në Kosovë.

2. Prona private mund të lëshohet në qarkullim të lirë në disa dërgesa individuale brenda periudhës të përmendur në paragrafin e mësipërm.

Neni 7

1. Prona private e cila është liruar nga detyrimet e importit, nuk mund të huazohet, të jepet si garancion, të jepet në shfrytëzim apo të bartet, qoftë me pagesë apo pa pagesë në afat prej 12
muajsh nga data e cila është lëshuar në qarkullim të lirë, pa e njoftuar paraprakisht autoritetin doganore.

2. Çfarëdo huazimi, dhënie si garancion, dhënie në shfrytëzim apo bartja para se të kalojë afati prej 12 muajsh, do të shkaktojë pagesën e detyrimeve përkatëse të importit mbi pronën në fjalë, me normën doganore që i përgjigjet datës kur është bërë huazimi i tillë, dhënia si garancion, dhënia në shfrytëzim apo bartja e tillë, në bazë të llojit të pronës dhe vlerës doganore të përcaktuar apo pranuar në atë datë, nga Dogana .

Neni 8

1.Duke përjashtuar paragrafin e parë të nenit 6, lirimi mund të lejohet për pronën private të vendosur në qarkullim të lirë para se personi përkatës të ketë vendosur vendbanim e tij në Kosove, me kusht që deklarohet që do të vendoset këtu brenda një periudhe prej gjashtë muajsh. Një akt i tillë duhet të shoqërohet me një garancion, forma dhe shuma e të cilit përcaktohet nga Dogana

2. Kur janë shfrytëzuar dispozitat e paragrafit 1, periudha e përcaktuar në nenin 3 (a) llogaritet nga data, në të cilën prona private është sjella në Kosovë.

Neni 9

1. Kur, për shkak të obligimeve profesionale, personi në fjalë lëshon vendin tjetër, ku e ka pasur vendbanimin e përhershëm, pa u vendosur në vendbanimin e tij në Kosove, edhe pse qëllimi i tij
është të bëjë këtë, Dogana e mund t’i lejojë lirim nga detyrimet për pronën private të cilën e bartë në Kosovë.

2. Lirimi nga detyrimet e importit për pronën private të përmendur në paragrafin 1 do të lejohet, sipas kushteve të parapara me nenin 2 deri në nenin 7, me kusht që:
a) afati i përcaktuara me nenin 3 (a) dhe paragrafin e parë të nenit 6, do të llogaritet prej datës në të cilën prona private është sjell në Kosovë;
b) afti i përmendur me nenin 7 (1) do të llogaritet nga data kur personi përkatës realisht vendoset me vendbanim në Kosovë.

3. Lirimi nga detyrimet po ashtu varet nga deklarata e personit përkatës, se ai më të vërtetë do ta bartë vendbanimin e tij në Kosovë, brenda një afati te caktuar nga Dogana e, duke i pasur
parasysh rrethanat. Dogana e mund të kërkojë që deklarimi të shoqërohet me një garancion, forma dhe shuma e së cilës do të përcaktohet nga ky autoriteti.

Neni 10

Dogana mund ta anashkalojë dispozitat e neneve 3 (a) dhe (b), 5 (c) dhe (d) dhe 7, kur një person duhet ta bartë vendbanimin e tij nga një vend tjetër në Kosovë, si rezultat i rrethanave politike të veçanta.

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img