17.5 C
Pristina
spot_img

Biznesi ynë ofron transport rrugor për bizneset e Kosovës që importojnë mallra. Pyetja jonë është në lidhje me TVSH-në dhe Librin e shitjes.

Date:

Share:

Biznesi ynë ofron transport rrugor për bizneset e Kosovës që importojnë mallra. Pyetja jonë është në lidhje me TVSH-në dhe Librin e shitjes.

 

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutem informohuni si në vijim:

 

Me nën-paragrafin 1.5  të nenit  31 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimet e transportit të mallrave janë të liruara prej TVSH-së me të drejtën e kreditimit, citojmë:

 

1.5. furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe shërbimet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenet 27 dhe 28 të këtij ligji, kur këto janë direkt të lidhura me eksportimin apo importimin e mallrave. Lidhur me importimin lirimet aplikohen vetëm për shërbimet që do të përfshihen në shumën e tatueshme sipas nën-paragrafit 1.4., të paragrafit 1, të nenit 25 të këtij ligji.

 

Sipas dispozitave si më lartë furnizimet e transportit të mallrave të cilat inkorporohen në shumën e tatueshme, duhet të faturohen pa TVSH. Siç e keni përshkruar situatën tuaj nëse biznesi e ka të drejtën në njohjen e TVSH-së se zbritshme, atëherë fatura e transportit duhet të paraqitet në rubrikën [10c] të librit të shitjes.

Tek rubrika  [10a] e Librit të Shitjes duhet të vendosen Shitjet e shërbimeve jashtë vendit: Vendos shitjet e shërbimeve për persona me seli jashtë Kosovës. Këtu vendosen shitjet sipas nenit 20 të Ligjit për TVSH.

 

Me respekt,

Burimi: ATK

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img