18.1 C
Pristina
spot_img

Sapo kam filluar nje pune me nje kompani qe operon jashte Kosoves. Kompanise me duhet t’ia dergoj te gjitha informacionet ne lidhje me taksat qe duhet t’i paguaj shtetit, shumen e pergjithshme te tyre, si dhe menyren se si duhet te behet pagesa. Ju lutem a mund te me informoni ne lidhje me kete ceshtje? Falemnderit paraprakisht.

Date:

Share:

Sapo kam filluar nje pune me nje kompani qe operon jashte Kosoves. Kompanise me duhet t’ia dergoj te gjitha informacionet ne lidhje me taksat qe duhet t’i paguaj shtetit, shumen e pergjithshme te tyre, si dhe menyren se si duhet te behet pagesa. Ju lutem a mund te me informoni ne lidhje me kete ceshtje? Falemnderit paraprakisht.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale është përcaktuar objekti i tatimit, citojmë:

 

“1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë.”

Personi rezident tatimor kosovar tatohet në Kosovë për të gjitha të ardhurat me burim në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa personi jo rezident tatohet në Kosovë vetëm për të ardhurat me burim në Kosovë, përveç nëse të ardhurat trajtohen si të ardhura te liruara sipas Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Nëse personi rezident, kryen shërbime për një kompani jashtë Kosovës, shërbime të cilat pastaj ofrohen ne Kosove nga kompania e huaj, pra, ofrimi i shërbimeve në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve të tij, për më tepër se 183 qëndrim fizik në Kosovë, brenda periudhës 12 mujore, konsiderohet se personi jo rezident krijon njësi të përhershme në Kosovë, dhe se, kompania në fjalë obligohet që të regjistroj njësinë e saj në Kosove.

 

Kurse, nëse për tatimpaguesin, të ardhurat nga jashtë Kosovës, konsiderohen si të Ardhura nga Punësimi (i punësuari në Kosovë- Punëdhënësi jashtë Kosovës), atëherë sipas nenit 18, paragrafi 6 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, obligohen që individualisht të bëjnë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.

 

Deklarimin e këtyre të ardhurave do ta bëhet me deklaratën vjetore në fund të vitit. Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore për të ardhurat e gjeneruara gjatë periudhës 2020 është nga 01.01.2021 deri me 31.03.2021.

 

Në rast se të punësuarit vendor/rezident pranojnë të ardhura nga jashtë për të cilat nuk mbahet tatimi në burim, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë vet tatimin, ku fillimisht duhet të pajisen me Numër Fiskal. Këtë tatim obligohen ta paguani përmes Deklaratës Vjetore në fund të vitit. Mirëpo, ne ju njoftojmë se sistemi elektronik EDI, në baza mujore mundëson deklarimin dhe pagesën e tatimit në paga, si dhe kontributet pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional. Andaj, ne ju sugjerojmë që në rast se paga juaj nuk tatohet nga kompania e jashtme, të ardhurat tuaja t’i deklaroni dhe paguani në baza mujore, ku afati i pagesës është nga 01 deri me 15 të muajit vijues pas secilit muaj (periudhë tatimore). Deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe Kontributeve Pensionale në sistemin elektronik EDI bëhet vetëm nëse nuk deklaroni dhe paguani me Deklaratën vjetore.

 

Shënim: Nëse zgjidhni të deklaroni dhe paguani tatimin në paga përmes sistemit elektronik EDI, atëherë më nuk duhet të dorëzoni Deklaratën vjetore.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img