1.7 C
Pristina
spot_img

Ju lutem te na sqaroni se si te behet deklarimi dhe pagesa per sherbimin te cilin e marrim nga personat fizik te cilet nuk jane afarist? Me respekt,

Date:

Share:

Ju lutem te na sqaroni se si te behet deklarimi dhe pagesa per sherbimin te cilin e marrim nga personat fizik te cilet nuk jane afarist? Me respekt,

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, por ju nuk e keni sqaruar mjaftueshëm kërkesën tuaj, megjithatë ju ofrojmë një përgjigje të përgjithshme:

 

Sipas nenit 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagat e paguara, citojmë:

 

“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të ofruara në kërkesën tuaj, për kompensimin ndaj personave fizik të angazhuar, obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga, pra, për qëllime tatimore, personi fizik i angazhuar duhet të konsiderohet si i punësuar i kompanisë dhe të evidentohet në listë pagesë (listë te pagave) mujore WM. Për personat e angazhuar të cilën nuk kanë shtetësi të Kosovës, nuk lejohet të paguhen kontributet pensionale. Për stafin e rregullt ku konsideroheni si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim llogaritet sipas shkalleve tatimore, kurse, për stafin i cili ka një punëdhënës primar paraprakisht tatimi i mbajtur në burim llogaritet me normën 10 % në kompensimin e tatueshëm.

 

Norma tatimore është e përcaktuar me nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Nëse keni vështirësi për deklarimin dhe pagesën e pagave përmes EDI, ju lutemi kontaktoni në adresën elektronike: [email protected].

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img