-3.4 C
Pristina
spot_img

Biznesi eshte i hapursi Shoqeria me pergjegjesi te kufizuara SH.P.K. dhe si aktivitet ka transportin e automjeteve Auto Bartje (Shlep) dhe se biznesi nuk ka pike apo zyre definuesi per arsye se biznesi punen e tij e ushtron ne teren. Duke pasur parasysh kete gjendje biznesi nuk ka qira andaj a duhet qe te ngarkohemi me WR edhe pse biznesi nuk pagun qira, per arsye se biznesi esht SHPK.

Date:

Share:

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

Ju nuk keni dhënë informatat e nevojshme në kërkesën tuaj (të dhënat e biznesit, Numrin Fiskal, etj), megjithatë do të ju ofrojmë një përgjigje të përgjithshme lidhur me qiranë.

Nenit 31, paragrafit 3, të Ligjit me Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, ka përcaktuar mbajtja e tatimit në burim nga ana e qiramarrësit citojmë:

“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar.”

Neni 15 paragrafi 2 i Ligjit nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, ka përcaktuar Pagesat për personat e lidhur, citojmë:

“2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me vlerën e hapur të tregut.”

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, si dhe në kërkesën tuaj, përderisa sh.p.k si person juridik e regjistruar në Kosovë e cila ka një adresë-seli, atëherë qiramarrësi obligohet të mbajë tatimin në burim në qira me shkallën nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit, dhe ta deklaroj me formularin WR.

Për më shumë informata, ju lutemi referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, në regjionin tuaj përkatës.

Me respekt,

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img