0.4 C
Pristina
spot_img

Pershendetje, Veprimtaria byrektore me qfar norme tatimohet 3% apo 9% Ju faleminderit

Date:

Share:

Pershendetje, Veprimtaria byrektore me qfar norme tatimohet 3% apo 9% Ju faleminderit

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, në vijim e gjeni një përgjigje të përgjithshme.

 

Neni 38, paragrafi 2, nën paragrafi 2.1, nën paragrafët 2.1.1, 2.1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcaktojnë pagesën e tatimeve, citojmë:

 

“2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:

 

2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:

 

2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor;

 

2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor”

 

Varësisht nga Kodi i regjistrimit tuaj (i cili përfshinë statusin e veprimtarisë tuaj), obligoheni të kryeni edhe obligimet tatimore. Nëse, ju jeni i regjistruar si veprimtari tregtare, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 3%, ndërsa, nëse ju jeni të regjistruar si veprimtari shërbyese, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 9%.

 

Mirëpo, në rast se Kodi juaj i regjistrimit ka të dy veprimtaritë e regjistruara, pra të tregtisë dhe shërbimeve, atëherë obligoheni të deklaroni dhe paguani për të dy veprimtaritë.

 

Deklarimi dhe pagesa e tatimeve për të ardhurat e gjeneruara nga aktivitetet afariste bëhet në baza tre mujore, me formularin QS (Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla), prej 1 deri 15 të çdo tremujori.

 

 

Me respekt,

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img