-1.3 C
Pristina
spot_img

Me koeficientin e ri, Presidentes i rritet paga për 90 euro, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit nga 85 euro

Date:

Share:

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar me ligj, rriten edhe pagat në sektorin publik. Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).

  • Paga e Presidentes me rritjen e koeficientit të pagave nga 1890 euro sa e ka aktualisht, shkon në 1,980 (90 euro rritje).
  • Paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga 1837 euro, shkon në 1925 euro (88 euro rritje).
  • Paga e kryeministritkryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit rritet për 85 euro (nga 1,785 euro shkon në 1,870 euro).
  • Paga e deputetëve dhe ministrave rritet për 82 euro (nga 1,722 euro shkon në 1,804 euro).
  • Paga e kryetarit të Prishtinës dhe komandantit të FSK-së rritet për 75 euro (nga 1,575 euro shkon në 1,650 euro).
  • Paga e ushtarit të FSK-së rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro).
  • Paga e gardianit të burgut rritet për 27.5 euro (nga 577.5 euro shkon në 605 euro)
  • Paga e policit dhe zjarrfikësit rritet për 25 euro ( nga 525 euro shkon në 550 euro).
  • Paga e rektorit të UP-së rritet për 71 euro (nga 1491 shkon në 1562 euro.
  • Paga e profesorit universitar rritet për 62 euro (nga 1302 euro shkon në 1364 euro)
  • Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të lartë rritet për 29 euro (nga 609 euro shkon në 638 euro)
  • Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të ulët rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro)
  • Paga e edukatorit rritet për 26 euro (nga 546 euro shkon në 572 euro)
  • Paga e mjekut specialist rritet për 60 euro (nga 1,260 euro shkon në 1,320 euro)
  • Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 euro.

Koeficientet e të gjitha kategorive të sektorit publik mund t’i shihni në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img