-4.6 C
Pristina
spot_img

Guvernatori i BQK-së takohet me Osmanin, diskutohet për Këshillin e Byrosë

Date:

Share:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili është pritur në takim pune nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe punën e këtij institucioni.

Sipas njoftimit për media, guvernatori Ismaili, ka theksuar se sistemi financiar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe brenda parametrave të përcaktuar.

“Në këtë takim, guvernatori Ismaili dhe presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete”, njofton komunikata e BQK-së.

Një nga çështjet e diskutuara në takim ka qenë edhe vendosja e Kosovës në listën e shteteve në platformat botërore të pagesave.

“Është folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm”, thuhet tutje në komunikatë.

Ky takim ka shërbyer për sigurimin e mbështetjes së presidentes Osmani për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të BQK-së.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img