Kjo marrrëveshje u firmos gjatë takimit të ministrit të Financave Hekuran Murati, drejtoreshës në detyrë të Misionit të USAID në Kosovë Kerry Monaghan Hogler dhe zëvendësdrejtorit të Projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa” Artan Loxhaj.
Në kuadër të kësaj ujdie parashihen aktivitetet e përbashkëta si dhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Kosovën në marrjen e vlerësimit kreditor.
“Vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”, tha Hogler.
Tutje, ajo theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.
Nga ana tjetër, ministri Hekuran Murati deklaroi se |Si Ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.