-1.2 C
Pristina
spot_img

Parashikimi i frikshëm i FMN-së lidhur me çmimet në Europë

Date:

Share:

Ka pak shanse për një recesion të thellë në Europë, sipas një vlerësimi të FMN, pavarësisht ciklit të paprecedentë të shtrëngimit të kredisë, i cili filloi gati një vit e gjysmë më pare.

“Parashikimet për Europën po anojnë drejt një uljeje të butë”, tha FMN në një raport, në të cilin parashikon një ngadalësim të rritjes në 1.3% në 2023 dhe një përmirësim në 1.5% në 2024.

Por Fondi paralajmëroi se mund të duhen disa vite që çmimet të kthehen në nivele normale pas një rritjeje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës Është vënë re se bankat qendrore në të gjithë Europën kanë rritur kostot e huamarrjes në nivele të paprecedentë për të shtypur inflacionin.

Natyrisht, ndikimi ndihet në të gjithë ekonominë europiane. Në mënyrë indikative, PBB-ja e Eurozonës u tkurr me 0.1% në tremujorin e tretë dhe analistët presin një rezultat të ngjashëm edhe në Britani.

Sipas FMN-së, ndërkohë që rritja e pagave po mbështet rimëkëmbjen e Europës, ato mund të zgjasin gjithashtu presionet inflacioniste, veçanërisht nëse nuk shoqërohen me një përmirësim të produktivitetit.

Këto rreziqe janë më të dukshme në ekonomitë në zhvillim të Europës, ku pagat janë rritur me shpejtë se në rajonet më të zhvilluara, sipas FMN

“Ekziston një vijë e hollë midis mbështetjes së rritjes ekonomike dhe përfundimit të inflacionit të lartë të vazhdueshëm,” tha FMN.

“Bankat qendrore duhet të jenë vigjilente ndaj rreziqeve të rritjes së inflacionit dhe të monitorojnë nga afër zhvillimet e pagave dhe lidhjen e tyre me trendet e produktivitetit.

Një devijim i madh do të shkaktonte shqetësim”, theksoi Fondi Monetar Ndërkombëtar. /abcnews/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img