Java Globale e Ndërrmarrsisë (GEW), edicioni i njëmbëdhjetë ka filluar të hënën në Prishtinë duke mbledhur ndërmarrës, inivatorë, punonjës, figura politike dhe të tjera, me qëllim të zhvillimit të ideve të reja, krijimit të vendeve të punës, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Uranik Begu, nikoqir i GEW, tha se kjo ngjarje është mundësi për një të ardhme të sigurt ngase zhvillohen takimet ndërmjet donatorëve, miqve e të rinjve. Sipas tij, ky event tregon potencialin që kanë arritur 50 partnerë të rinj që u bënë bashkë dhe mundësuan një organizim të tillë si mundësi për zhvillim.
“Kjo ngjarje na ndihmon që ta dizajnojmë të ardhmen tonë dhe të zhvillojmë atë. Kemi shumë donatorë dhe miq që na ndihmojnë shumë dhe na suprotojnë në rrugëtimin tonë. Hapat që duhet të marrim që të kemi një të ardhme të ndritshme është edukimi dhe do investojmë në edukim cilësore që të kemi një shoqëri të mirë”.
“Zhvillimi infrastrukturor është gjithçka që na duhet dhe ky event sot na tregon që 50 partnerë mund të bëjnë gjëra të mira. Sot këtu janë nxënës kompani të ndryshme që na ndihmojnë që ta determinojmë të ardhmen tonë”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se po punojnë që të rinjtë të jenë pjesë e organizimeve e vendimmarrjes në kryeqytet duke u mundësuar atyre shkollim e kushte më të mira.
Ai po ashtu tha së Prishtina është e gatshme për investime, sidomos në kohën kur inteligjenca artificiale është në vlugun e zhvillimit dhe po na e ndryshon jetën.
“Prishtina si kryeqytet e kupton rëndësinë e promovimit të platformës për të rinjtë që të jenë më të involvuar në qytet dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne kemi filluar që nga njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura e deri tek ata që fitojnë më shumë që të sjellim koincidencën e tyre që mund të bëjnë gjithçka edhe ata dhe të jenë të barabartë si edhe kemi filluar që të hapim shkolla që nxënësit të jenë më të sigurt si edhe të fillojmë që të mbajmë mësim gjithëditor dhe jemi këtu ku nxënësit do mësojnë teknologji, kodim si edhe komunikim me publikun që është e rëndësishme”.
“…tani po bëjmë këtë që të promovojmë hapësira të reja për të rinjtë tanë që e ardhmja e tyre të jetë sa më e ndritshme në Kosovë. Prishtina është e hapur për investime, në këtë kohë kur inteligjenca artificiale po na ndryshon jetën dhe po na transformon gjithë atë”.
Sergiy Maslichenko, ambasador i Suedisë në Kosovë, tha se shteti i tij e ka pasur të njëjtë përvojë si Kosova me ikjen e të rinjve për në ShBA, po që tha se ata më pas janë kthyer e kanë investuar në Suedi.
Në këtë rast ai përmendi investimet e bëra në Kosovë nga diaspora, por që kërkoi më shumë bashe punim edhe me Zvicrën dhe Singaporin,
“Dua të filloj më pyetje se si një shtet mund të krijojë ambient për investime dhe duhet të promovojë edukim të suprotoj investimet. Edhe Suedia njeh në histori që suedezët kanë lënë Suedinë për ShBA dhe pastaj janë kthyer në Suedi duke bërë kompani dhe kjo lidhet me diasporën që bëjnë investime në Kosovë. Ne si Suedi iu përkrahim juve si vend dhe në të gjitha investimet sidomos për edukim dhe shpresojë që të bashkëpunoni edhe me Zvicrën edhe Singaporin”.
Frosina Ismali nga “Coca Cola HBC Kosova”, tha se po punojnë që të përkrahim sa më shumë gratë dhe të rinjtë, raporton EO.
“Coca Cola është përkrahësja më e madhe e këtij vendi që ta ndihmojë edhe ekonominë e vendit dhe pozitën e gruas në investime. Jemi shumë të lumtur që programi të këtë gjithë këta të rijnë dhe t’i mundësojë të ardhme më të mirë dhe të ndritshme për të gjithë”.
“Ne si Coca Cola po mundohemi që të jemi sa më afër më agjendën e gjelbër dhe ta mbrojmë ambientin si edhe të promovojmë rëndësinë e gruas në pozita, sepse te ne në kompani shumica e pozitave janë gra dhe këtë po mundohemi që ta promovojnë sa më shumë që po mundemi. E ardhmja e Kosovës është ne duart e të rinjve”.
Në hapjen e Global Entrepreneurship Week në Prishtinë më 13 nëntor, 13 kompani ICT nga Tajvani kërkojnë bashkëpunim dhe mundësi investimi në Kosovë.
Event nisi si një lëvizje në vitin 2007, me ndihmën e Fondacionit Kauffman dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, gjatë një periudhe të vështirë ekonomike globale.