Banka Qendrore e Kosovës (BQK) po punon në forcimin e strukturave të saj qeverisëse, me mbështetjen e Fondit Monentar Ndërkombëtar (FMN).
Kështu thuhet në rishikimin më të ri të Bordit Ekzekutiv të FMN-së mbi Marrëveshjen Stand-By dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri për Kosovën.
Sipas FMN-së, emërimi i Guvernatorit të ri ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave në BQK.
“Emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës në muajin gusht ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e FMN-së.
Po ashtu, FMN në këtë rishikim tregon se, në fillim të vitit 2024, ligji i ri për sektorin bankar pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Edhe BQK është nënshkruese dhe pjesë e Programit të fundit “Resilience and Sustainability Facility (RSF)” ku janë përcaktuar disa veprime konkrete dhe të cilat janë duke u zbatuar sipas afateve, siç konstaton edhe komunikata e FMN-së.