3.6 C
Pristina
spot_img

Ku e shihni veten në vitet e ardhshme?

Date:

Share:

Gjatë karrierës suaj mund të duhet t’i përgjigjeni kësaj pyetje të bërë nga prindër kureshtarë, njerëz të huaj, ose nga menaxherë punësimi.

Përgjigjia mund të hedhë dritë mbi prioritetet tuaja dhe përshtatshmërinë e mundshme në një industri ose rol pune.

Por, nëse nuk dini çfarë të thoni, në këtë artikull shpjegohen disa njohuri, të cilat mund t’ju ndihmojnë të gjeni përgjigje.

Nëse ju bëhet kjo pyetje në një intervistë pune, paneli intervistues dëshiron vërtet të dijë nëse keni plane për të qëndruar në kompani nëse punësoheni. Nëpërmjet përgjigjes së pyetjes, mund të zbulohen gjithashtu mospërputhje për rolin. Në mënyrë ideale, duhet të keni njohuri rreth aftësive, që vlerësohen nga kompania ku dëshironi të punësoheni.

Kjo është gjithashtu detyrë e mirë shtëpie për t’iu përgjigjur pyetjeve të ngjashme të hapura si “Më trego për veten”.

Lexoni nga afër përshkrimin e punës për termat kyç për t’u përmendur, informohuni mbi stafin dhe grupin e punës apo departamentin ku do të punoni, në mënyrë që t’ia përshtatni përgjigjen qëllimeve të ekipit.

Por, nëse e gjeni veten të papërgatitur për t’iu përgjigjur pyetjes, gjithsesi ka mundësi të shpëtoni veten, duke përdorur përgjigjen e sigurt të “dëshirës për të qenë ekspert i çështjeve”, thotë Sweta Regmi, trajnere karriere në Kanada.

Mund të thuash, “Unë dua të mbikqyr, dua të trajnoj njerëz si unë. Dua të marr më shumë detyra. Dua të trajnohem dhe të mësoj më shumë, në mënyrë që të mund të ndikoj në punën që po bëj. Dua të njihem si ekspert”, tha Regmi. “Këto janë disa lloj përgjigjesh të sigurta.”

“Ku e sheh veten?” Përgjigja nuk duhet të jetë gjatë; nuk duhet të zgjasë më shumë se dy minuta. Ajo duhet të jetë konkrete dhe e shkurtër.

Në përgjithësi, intervistat e punës janë rrugë të dyanshme. Ju, po thoni atë që punëdhënësi dëshiron të dëgjojë, por gjithashtu po mundoheni të kuptoni, nëse roli përputhet me planet tuaja afatgjata.

Nëse jeni duke folur tashmë për zhvillimin personal, mund të vazhdoni të pyesni “Ku shkon ky rol?” ose “Cilët janë treguesit kryesorë të performancës?”

Nëse sapo jeni diplomuar ose po bëni një ndryshim të madh në karrierë, ka mundësi që kjo pyetje të bëhet më qëllim për të kuptuar planet e ardhshme të karrierës. Mos u shqetësoni nëse nuk dini të përgjigjeni.

Disa njerëz e dinë që në moshë të re çfarë duan, dhe janë të motivuar nga ky qëllim. Por, nëse nuk keni një vizion të qartë se ku dëshironi të jeni, kjo është gjithashtu në rregull.

Nëse jeni të pasigurt, fillimisht mund të mbështeteni në “pse”-në tuaj për të kuptuar se çfarë ju jep energji dhe motivim.

Për të diplomuarit, kjo mund të nënkuptojë të pyesni veten pse keni studiuar atë degë, ose të reflektoni mbi atë, që ju motivon apo ju jep siguri.

Krijimi i rrjeteve profesionale (networking) në evente të ndryshme të industrisë ku punoni, si dhe biseda me profesionistë në fusha ju interesojnë, mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të kuptoni se si mund të zgjidhni dhe të ndërtoni rrugën e karrierës.

Nëse jeni në punë, provoni të vendosni synime afatshkurtra, për të parë nëse është një përshtatje afatgjatë. Nëse doni të bëheni menaxher, mund të pyesni drejtuesin tuaj nëse mund të merrni pjesë në një mbledhje të ekipit, për të parë çfarë ndodh në këto raste.

Së pari identifikoni pikat tuaja të forta, përpara se të jeni në gjendje të mendoni për një industri të caktuar. Më pas, mund të kërkoni në internet dhe të eksploroni industri të ndryshme ose role pune, apo edhe rrugë të ndryshme karriere, bazuar në ato interesa.

Edhe nëse nuk e keni identifikuar ende “pse”-në tuaj, krijimi i rrjeteve profesionale, ende ofron një shans për të gjetur përfaqësues të një organizate dhe për të folur për misionin e tyre.

Kjo tregon dëshirën për të mësuar dhe për t’u rritur, kjo përgjigje do të jetë shumë më e mirë se “Nuk e di”. / HuffPost

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img