Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Paratë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si ti zotëroni paratë dhe të arrini sukses financiar.
A jeni vërtetë i lumtur me financat tuaja?
Nëse përgjigja është jo, atëherë këto pulsime janë për ju. Shumë nga ne jemi të pakënaqur me paratë tona, brengosemi për të ardhurat, për kursimet, dhe për investimet tona.Por nuk ka arsye pse ju nuk mund ta merrni përgjegjësinë për situatën tuaj financiare dhe ta ndryshoni atë për të mirë! Gjithë çfarë ju duhet është qëndrimi i duhur-dhe njohuritë e një milioneri të vetë-bërë në disa strategji të thjeshta për ti zotëruar vërtetë paratë tuaja.
E mira është se këto pulsime do t’ua japin të dyja. Ato sqarojnë se si mund ti bëni paratë të punojnë shumë për ju, në vend se të jetë e kundërta. Ka mjaft para atje jashtë-ju thjeshtë duhet ti arrini ato, dhe ta merrni pjesën e merituar të tyre. Duke përdorur formula të thjeshta, të lehta, këto pulsime ju ofrojnë një plan për riformësimin e qasjes tuaj ndaj të ardhurave dhe pasurisë, ashtuqë të mund të arrini më shumë, duke punuar më pak.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Sa ka para në botë;
- Çfarë ka të bëjë një zambak uji me investimet tuaja; dhe
- Pse është aq e rëndësishme ta kuptoni sa shumë fitoni për secilën orë që shkon.
Ideja kyçe 1
Nuk ka absolutisht arsye pse nuk mund të jeni milioner nëse e keni qëndrimin e duhur.
Në vitin 2017 ishin 35 milion milionera në botë. Ky nuk është një numër i vogël. Pra a nuk duhet të jeni ju njëri prej tyre?
Milionerët janë në të gjitha format dhe madhësitë, nga yjet e rokut e deri tek shpikësit, pëshpëritësit e kuajve dhe shitësve. Ajo që të gjithë këta kanë të përbashkët është se ata e kanë gjetur një mënyrë për ta shndërruar pasurinë e tyre personale-pra aftësitë, shkathtësitë, apo pasionet e tyre-në pasuri financiare. Edhe nëse ende nuk e besoni këtë, ju mund ta bëni të njëjtën gjë.
Shumë prej nesh tërhiqen nga zotërimi i parave sepse besojmë disa mite të zakonshme rreth pasurisë.
Një nga ato ide është se paraja nuk do të ju bëjë të lumtur. Mirë, autori dëshiron që të dini diçka: paraja me siguri që do të ju bëjë të lumtur. Paraja ju jep mundësinë për të bërë gjërat që do të ju bëjnë të lumtur. Gjërat më të mira në jetë mund të jenë pa para-sikur të qenit i/e dashuruar, të kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj, ta përjetoni artin apo natyrën. Por nëse dëshironi ti përjetoni këto gjëra, ju duhet një formë e të ardhurave përmes të cilës ju nuk mbështeteni vetëm në punë, në mënyrë që të keni kohë për to. Ideja që çdo gjë e mrekullueshme në jetë nuk është falas nuk ka kuptim nëse keni ngecur në zyrë për 60 orë në javë.
Qëndrimi i dytë që duhet ta braktisni është ankimi i zakonshëm se nuk ka mjaft para për ju. Autori blente shumë rroba të dizajnuara nga një dyqan lokal. Njëherë, në kulm të recesionit, ai hyri brenda për një shpalosje. Kur e pyeti pronarin se si po i shkonte biznesi, ai mori një përgjigje të inatosur prej tij: ‘’Askush nuk ka ndonjë para të përgjakur,’’u ngrys pronari.
Por realiteti është se ekonomia globale është larë me para në çfarëdo matje që ta bëni. Sipas shefit të m ëhershëm të Bankës së Anglisë Mervyn King, egzistojnë 80trilion funta në ekonominë globale dhe 150 deri në 180 trilion në stoqe dhe në detyrime. Në ndërkohë, vlerësimet sygjerojnë se egzistojnë 8.2 trilion$ ari. Madje edhe për kriptovaluatat moderne, do ta kuptoni se egzistojnë diku rreth 38 bilion$ të Bitkoinave.
Thënë thjeshtë, egziston para e lehtë në botën e ekonomisë që ju të bëheni milioner. Prandaj nëse keni ngecur duke u ankuar për mungesën e parave për ju, hiqni dorë nga ai qëndrim që tani. Ju duhet ta përqafoni pikëpamjen e bollëkut mbi paratë.
Ka shumë para atje jashtë. A do të merrni pjesën tuaj që ju takon?
Ideja kyçe 2
Për të filluar ti zotëroni paratë, përqafojeni formulën VVFDT.
Disa njerëz kanë një vizion të madh por nuk i kapin detajet. Të tjerët djersiten për gjërat e mëdha por nuk kanë ide të përgjithshme se nga po shkojnë.
Epo nëse dëshironi ti zotëroni paratë, ju duhet ti keni të dyja. Dhe lajmi i mirë është se, egziston një sistem i thjeshtë që do të ju ndihmojë ta bëni këtë. VVFDT qëndron për Vizion, Vlera, Fushat kyqe të Rezultatit, Detyrat që Gjenerojnë të Ardhura, dhe Treguesit kyq të Performancës.
Vizioni dhe vlerat tuaja do të ju ndihmojnë të udhëhiqeni drejt asaj që dëshironi të arrini në jetë, dhe si dëshironi ta arrini atë. Mund të ndihmojë nëse i shkruani të dyja, duke renditur qëllimet tuaja madhore, dhe vlerat që kanë rëndësi për ju, nga suksesi në familje, rritja dhe liria. Një këshillë e shkurtër për të tërhequr më shumë para është thjesht ti ndërroni vlerat e bazuara në para në maje të listës tuaj, dhe të siguroheni që vizioni i jetës tuaj është i fokusuar financiarisht.
Tjetra, përcaktoni FKR apo fushat kyqe të rezultateve tuaja. Këto janë fusha të vlerës së lartë në të cilat duhet të fokusoheni për ta arritur vizionin tuaj. Zgjedhni në mes tri dhe shtatë fushave kur një investim në kohë do ta bëjë dallimin në arritjen e vizionit tuaj. Këto duhet të jenë fushat si ndërtimi i raporteve, marketingu, apo rregullimi i planit të biznesit.Kontrolloni listën tuaj të gjërave që doni ti bëni apo kërkesat tjera në kohën tuaj që janë kundër FKR-së tuaj për qartësi. Nëse dikush ju kërkon të bëni diçka që nuk perputhet me FKR-në tuaj, mos e bëni atë! Në këtë mënyrë, FKR-ja do të ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në aktivitetet me vlerë të lartë.
Tani hidhni një shikim tek DGJA apo tek detyrat që gjenerojnë të ardhura. Këto janë detyrat që përputhen me FKR-në tuaj, dhe gjenerojnë vlerën tuaj më të mirë monetare nga koha juaj. Dhe mbani në mend, jo të gjitha detyrat janë të barabarta. Në golf profesional, vetëm një klub-gjuajtësi-llogarit për 40% të gjuajtjeve që ka marrë. Kjo nënkupton se praktikimi i gjuajtjes do ta ketë ndikimin më të madh në pikët tuaja. Gjithashtu, në biznes, dokusimi në disa detyra të caktuara që sjellin para do të ketë ndikim joproporcional në pasurinë tuaj.
Përfundimisht, zhvilloni treguesit kyç të performancës apo TKP-së, që tregojnë se çfarë po shkon mirë apo keq në biznesin apo pasurinë tuaj. Rregulloni TKP-në tuaj, dhe do të keni mendim vlerësues në atë nseë FKR-ja dhe DGJA-ja po i gjenerojnë të ardhurat e duhura.
Vendoseni këtë sistem në vend të duhur dhe jeta juaj financiare do të bëhet shumë më e lehtë. Nuk do të fokusoheni vetëm në një vizion të madh apo në detyra bazike, po në ciklin e plotë, gjë që ju lejon të bëni më shumë para, duke punuar më pak. Çfarë ka për të mos pëlqyer në këtë gjë?
Ideja kyçe 3
Kuptojeni vlerën e gjenerimit të të ardhurave tuaja për të bërë më shumë para në më pak kohë.
Egziston një mit i përhershëm se për të qenë i suksesshëm duhet të punoni shumë. Vërtetë shumë. Shkoni larg. Bëni sakrifica. Merrni përgjegjësi. Ngutuni. Gjumi është për të dobëtin!
Ju duhet ta braktisni këtë ide. Shumë shpesh, puna e rëndë nuk është absolutisht rruga e duhur për pasuri të qëndrueshme.
Shumë nga ne marrin një pagë që na bën të ndihemi mirë, por përfundimisht nuk është aq e mirë. Pse? Sepse kur i shtoni ato orë të gjata në zyre dhe sasinë e punës që merrni në shtëpi, ju jeni në ndikim të punës për një pagë të ulët thjeshtë me shpresën se në periudhë afatgjate, do të merrni 5% rritje në pagë që vështirë se e mbulon inflacionin. Apo ndoshta jeni i lumtur se të punoni jashtë orarit, duke hequr dorë nga koha e lirë e çmuar e juaj për të fituar pak më shumë para. Por ka një mënyrë më të mirë.
Çelësi për ta kapur ritmin e kohës tuaj në para është ta kuptoni VGJA-në (vlerën gjeneruese të të ardhurave). Thënë thjeshtë, egziston një kalkulim se sa vlen një orë kohë e juaja. Sapo ta kuptoni këtë, mund ta rregulloni se cilat aktivitete duhet ti bëni vetë, dhe për cilat duhet ta paguani dikë tjetër që ti bëjë në vendin tuaj.
VGJA-në tuaj mund ta kalkuloni duke e mbushur numrin e orëve që punoni për çdo javë.Ndoshta ajo përfshin 55 orë, sapo ti përfshini-ashtu siq edhe duhet ta bëni-jo vetëm kohën e kaluar në punën tuaj, por edhe cilëndo kohë të vendosur në gjërat anësore apo ndërtimin e aseteve. Gjithë koha e kaluar në para vlen. Tani kalkuloni sa fitoni në javë-përsëri, jo vetëm pagën tuaj, por edhe ndonjë të ardhur që fitoni nga prona, kamata, dividentët e ndara, apo fitimet anësore. Ndoshta kjo bën 1,000 funta në javë. Pra, tani që e dini VGJA-në tuaj të jetë 1,000, e ndarë nga 55, apo mbi 18funta në orë.
Dhe kjo ju tregon shumë. Për shkak se tani e dini se saherë që ju vjen një detyrë që gjeneron më shumë sesa 18funta, ju duhet ta merrni atë. Në këtë mënyrë ju e rrisni VGJA-në tuaj.Por nëse ju vjen diçka që gjeneron më pak sesa 18funta, apo për të cilën duhet ta paguani dikë tjetër për ta bërë për më pak se 18 funta? Injorojeni atë apo përcilleni atë tek dikush tjetër. Përndryshe, jo po e zvogëloni VGJA-në tuaj.
Kjo, përfundimisht, është pse të pasurit bëhen të pasur. Ata nuk i bëjnë gjërat që do t’ua zvogëlojnë vlerën e tyre të përgjithshme. Ndiqeni këtë qasje, dhe do t’ua ndryshojë jetën tuaj financiare përgjithmonë.
Ideja kyçe 4
Pranimi i shfrytëzimit të pasurisë është jetik për suksesin e vërtetë financiar.
A punoni për dikë tjetër? Dhe kur ndaloni së punuari, a ndaloni së fituari? Nëse po, atëherë ju po shfrytëzoheni për të bërë para për dikë tjetër. Ajo që duhet të bëni për ta ndryshuar këtë është ta përdorni shfrytëzimin për të bërë para për vete.
Pra çfarë është në të vërtetë shfrytëzimi? Mirë, është të bësh më shumë para, nga më pak. Bërja e parave nga më pak kohë, apo nga koha e njerëzve të tjerë. Gjenerimi i rezultateve më të mira duke dhënë ju më pak përpjekje.
Të gjithë milionerët dhe bilionerët e kuptojnë se shfrytëzimi është çelësi për suksesin financiar. Ata gjejnë mënyra për ta rritur kohën e tyre, njohuritë, burimet, apo aftësitë, duke jua transferuar detyrat dikujt tjetër kur e shohin të përshtatshme.
Për ta bërë të njëjtën gjë, ju së pari duhet të mësoni ta shfrytëzoni kohën.Tashmë e kemi parë në pulsimin e mëhershëm se sa e rëndësishme është ta bëni më të mirën e kohës tuaj. Autori një herë u përqesh nga partneri i tij i biznesit për mbajtjen e një takimi gjatë një prerje flokësh. Por nëse autori do ti prente flokët dy herë në muaj, për gjysmë ore secilën herë, ajo përbën 12 ore në vit. Dhe me një VGJA për orë prej 10,000 £ – në fund të fundit, ai është një multi-milioner – që shton një shpërblim të madh për kohën e shfrytëzuar.
Kjo është arsyeja pse ja vlen ta konsideroni shfrytëzimin e kohës tuaj. Nëse kaloni disa orë brenda ditës në administrim, mendoni nëse mund ta transferoni këtë punë me një çmim më të ulët tek dikush tjetër. Bëni thirje dhe shkruani email kur udhëtoni. Shfrytzëojeni kohën tuaj në palestër për të investuar në zhvillimin tuaj personal duke dëgjuar audiolibra.
Së dyti, ju duhet poashtu ti shfrytëzoni paratë tuaja. Një mënyrë për ta bërë këtë është përmes investimit në një pronë të financuar nga borgji. Për shembull, ndoshta ju bleni një pronë 1milion dollarë me 250,000 funta para në dorë, dhe 750,000funta hua bankare. Banka i merr paratë e saj, plus kamatën, prandaj çfarëdo rritje në vlerë të pronës është e juaja. Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e pronave janë dyfishuar mesatarisht çdo dhjetë vite që nga viti 1952, sipas Nationwide Building Society. Prandaj, pas 1o vjetëve, prona vlen 2 milion funta, dhe huaja është reduktuar-përmes pagesave- në 500,000funta. Tani investimi juaj fillestar i 250,000 vlen 1.5 milion funta, brenda vetëm dhjetë viteve! Kjo është fuqia e shfrytëzimit.
Në zemër të pranimit të shfrytëzimit është një ndërrim në qëndrim. Njerëzit me pak para në dorë mendojnë, ‘’Me të vërtetë duhet ta bëj atë,’’, ndërsa njerëzit e pasur mendojnë ndryshe. Ata pyesin, ‘’Kush mund ta bëjë atë për mua?’’ Mos e injoroni shfrytëzimin. Bëni që shfrytëzimi t’u shërbejë ju.
Ideja kyçe 5
Përzierja është rruga afat-gjatë e fuqishme drejt pasurisë.
Konsiderojeni një zambak uji, që dyfishohet në madhësi çdo ditë. Pas tridhjetë ditësh ai mbulon sipërfaqen e pellgut në të cilin rri, sado i madh të jetë ai pellg. Dhe akoma, në ditën e njëzetë e nëntë, ai e mbulon vetëm gjysmën e pellgut. Me fjalë të tjera, ai rritet sa gjysma e madhësisë së tij vetëm një të tridhjetën e kohës.
Egziston një hamndësim për fuqinë e përzierjes afatgjatë. Ky është procesi përmes të cilit rritja e parave, sikurse rritja e një zambaku uji, shpejtohet me kohën.
Kur pranoni para kthyese përmes interesit apo kthimeve të investimeve, ajo para rritet më shumë çdo vit, sikurse zambaku që rritet në sasi më të madhe çdo ditë.
Autori njëherë e këshilloi lexuesin, Mathew, mbi ndikimin që kishte përzierja në kursimet e tij, që në total bënte 3,600 funta në vit. Nëse Mathew mund të merrte pas nga kursimet e tij 2% mbi inflacionin, ai do të ketë 3,782 në vend se të ketë 3,600 funta në fund të vitit të parë. Pas dhjetë vjetësh, ai do të ketë 43,000. Vazhdon ai për 50 vite-sado të gjata që të jenë këto vite-dhe do të ketë 438,000 funta pothuajse dhjetë herë më shumë. Me përzierjen e parave, ato rriten çdoherë e më shpejtë.
Kjo ka disa implikime për paratë dhe shprehitë tuaja biznesore. Së pari, është një përkujtim të jeni të durueshëm, sepse përzierja tregon se përpjekjet e hershme shpërblehen me rezultate të mëdha vetëm pas një kohe. Prandaj nëse rezultatet afatshkurtra tuaja janë vjelje të vogla, vazhdoni. Imagjinoni sikur Tiger Wood ta kishte braktisur karrierën e tij të golfit në moshën 18 vjeçare, i frustruar që nuk e kishte fituar kampionatin e madh ende. Ai do të kishte qenë 80% drejt fitoreve të shumëta, nga shpërblimi afatgjatë i përpjekjeve të tij të hershme.
Së dyti, përzierja është një përkujtim që të jeni të kujdesshëm se çfarë shpenzoni. Kjo sepse çdo funtë që shpensoni nuk është vetëm një funtë më pak në xhepin tuaj tani. Është potencialisht shumë funta më pak në llogaritë tuaja të investimeve në 50 vite kohë. Prandaj, nëse po bleni një veturë të re, për shembull, konsideroni jo vetëm sa do të ju kushtojë sot, por çmimin e mundësisë së mos investimit të asaj paraje dhe ta shihni atë duke u shtuar me kohën.
Aplikoni këtë mentalitet dhe jeni në rrugë të mbarë për të menduar si një mjeshtër i pasur i parave. Tani le të hedhim një vështrim në diçka që njerëzit shpesh kanë frikë të bëjnë, por që është thelbësore për të marrë më shumë para: vendosjen e çmimeve.
Ideja kyçe 6
Shumë ndërmarrës frikësohen ti ngrisin çmimet e tyre, por ky do të mund të ishte vendimi më i mirë që do ta bënit ndonjëherë.
Kur janë në pyetje paratë, një pjesë e madhe e zotërimit të parasë është vendosja e çmimit të duhur për produktet dhe shërbimet tuaja. Lejeni çmimin shumë të ulët, dhe asnjëherë nuk do të bëni para. Dhe lejeni atë shumë të lartë, dhe shitjet do të bien.
Ja ku i keni disa këshilla për t’iu ndihmuar ti lëni çmimet në një pikë ku ato gjenerojnë profit real për ju, derisa i leni konsumatorët tuaj të ndihen sikur kanë marrë një fitim të mirë.
Së pari, provoni ti rrisni çmimet, tani, nga 10%-një sasi që nuk do ta mbulojë vetëm inflacionin e rritur por poashtu do të bëjë fitim shtesë për ju. Nëse kjo tingëllon intimiduese apo madje edhe e pamundur, dijeni se një 10% rritje apo rënie në çmime është përgjithësisht e pranueshme për shumicën e njerëzve.
Mendoni për nëse. Nëse investimet e portofolios tuaj ngriten në 10%, ju me siguri nuk do të vërshoheshit nga kënaqësia. Por poashtu as nuk do të binit në depresion për një humbje 10% poashtu. Do ta pranonit atë pa ndonjë emocion të fortë. Prandaj ngritni ato çmime tani sepse konsumatorët tuaj me siguri do ta kenë të njëjtin reagim.
Nëse jeni ende nervoz për ngritjet e çmimeve, mendoni se çfarë mund të bëni për ta ngritur ndjenjën e vlerës që marrin konsumatorët tuaj. Ka shumë mënyra si mund ta bëni këtë. Njëra është të jepni përfitime të përceptuara konsumatorëve që aktualisht për ju nuk ka ndonjë çmim të lartë apo asnjë për ju. Ja pse hotelet vendosin çokollata në jastëkë, dhe prodhuesit e veturave japin ulëse veturash kur bleni një veturë. Asnjëri gjest nuk i kushton ndonjë gjë kompanise por arrin të ju bëjë të ndiheni pak më mirë.
Përfundimisht, mos harroni se çmimet e ulëta munden aktualisht ti ndalojnë konsumatorët tuaj, njëjtë sikurse çmimet e larta. Dallimi është se përderisa çmimet e larta i pengojnë konsumatorët me para të kufizuara, çmimet tuaja të ulëta me siguri do ti pengojnë konsumatorët e pasur më shumë para. Njerëzit e pasur do ti shikojnë çmimet e ulëta dhe do të mendojnë se produkti apo shërbimi është me kualitet të ulët.
Ngritni çmimet tuaja dhe do të zbuloni se nuk duhet të shqetësoheni më me aq shumë blerës të dritareve, gjuetarë të volitshëm dhe harxhues të kohës. Në vend të kësaj, ju mund të merreni me njerëz të pasur – njerëz me shumë para për të shpenzuar, të cilët potencialisht mund të jenë një rrjet i shkëlqyer klientësh të rinj për ju.
Pra, mos prisni. Rrisni çmimet tuaja! Mos ki turp ose frikë të duash dhe të kërkosh më shumë para. Do t’ju blejë lumturinë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Çdokush mund të mësojë ti zotërojë paratë dhe të krijojë pasuri të madhe për veten. Ju thjesht duhet ti kuptoni rregullat: si funksionojnë paratë dhe si duhet ta planifikoni jetën për tu siguruar që ti rritni fitimet dhe potencialin tuaj të pasurisë. Në praktikë, kjo nënkupton të jeni mbrojtës ndaj kohës tuaj, përderisa e shfrytëzoni kohën e të tjerëve, duke e zbrazur fuqinë e përzierjes, dhe vendosjes së çmimeve në nivel që nënkupton fitim real për ju.
Këshillë vepruese:
Regjistroni dhe gjurmoni vlerën tuaj neto.
Ta kuptoni dhe ta matni vlerën tuaj neto është një hap qenësor për zotërimin e parasë. Krijoni një spreadsheet ku listoni vlerën e aseteve tuaja-fizike, parave në dorë, apo përndryshme gjërave tuaja që shiten-dhe krahasoni ato kundrejt hargjimeve tuaja-ndonjë borgji apo detyrimeve financiare në emrin tuaj. Tani e dini pasurinë tuaj të saktë dhe mund të filloni ta matni atë, ta analizoni dhe të planifikoni për të ardhmen.
Keni komente?
Sigurisht se do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni më pas: ”Imagjinoni prosperitetin tuaj” (2015)
Nëse paratë ju kanë hapur oreksin për pasuri të mëdha, atëherë pse të mos gërmoni më tej në botën e vetë-përmirësimit financiar me ”Imagjinoni Prosperitetin Tuaj” (2015).
Këto pulsime ofrojnë një plan për këdo që ka guxuar të ëndërrojë për pasurinë dhe sigurinë financiare. Ata përcaktuan teknika të vlefshme për vizualizimin e suksesit, përcaktimin e qëllimeve dhe ekzekutimin e një plani të qartë për prosperitet. Me hapa praktikë dhe sugjerime të dobishme, Imagjinoni prosperitetin tuaj është një lexim thelbësor për këdo që dëshiron më shumë.