14.4 C
Pristina
spot_img

Financimi i startupeve është përgjysmuar në 2023 në Europë

Date:

Share:

Në 5 vitet e fundit mes 2018-2022, një total prej 257 kompanish kapërcyen vlerën 1 miliardë dollarë. Rreth 150 prej tyre arritën këtë vlerë gjatë periudhës 2021-2022.

Kapitali i përgjithshëm i investuar në startupet teknologjike Europiane pritet të bjerë në 45 miliardë dollarë këtë vit, një tkurrje me 55 përqind nga 2021 kur volumi i investimeve kapërceu 100 miliardë dollarë për herë të parë sipas Atomico.

Në 2022 kapitali i investuar në Europë ishte 82 miliardë dollarë. “Disa startupe do të shohin vlerën e tyre të bjerë nën 1 miliardë dollarë,” tha Tom Wehmeier, partner në Atomica.

Në 5 vitet e fundit mes 2018-2022, një total prej 257 kompanish kapërcyen vlerën 1 miliardë dollarë. Rreth 150 prej tyre arritën këtë vlerë gjatë periudhës 2021-2022.

Raundet e financimit në Europë do të jenë 18 përqind më të larta krahasuar me 2020, një vit përpara se investimet teknologjike të shënonin një boom në 2021.

Atomico pret që numri i startupeve të fazave të hershme të rritet mbi 66 mijë në 5 vitet e ardhshme. Aktualisht kjo shifër është 41 mijë. Ndërkaq startupet të cilat kanë ngritur investime të paktën 20 milionë dollarë, do të dyfishohen në 8 mijë përgjatë të njëjtën periudhë.

/PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img