Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Mençuria e Financave
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Absorboni pak mençuri nga bota e financave.
Mendoni për vitin 2008. Në atë vit fatal, ekonomia globale pësoi rënie dramatike. Tregu i aksioneve u fundos. Banka e madhe e Investimeve ”Vëllezërit Lehman” u shemb.Shumë jetëra u shkatërruan brenda disa muajsh. Ishte një tragjedi, dhe faji qëndronte gjerësisht në një sistem financial të papërgjegjshëm lakmitar.
Financat pra, kanë një reputacion të pistë. Në disa momente të caktuara, siq kemi dëgjuar, ai reputacion është plotësisht i merituar. Por kur perspektiva e vetme mbi financat është negative, të gjithë humbasim diçka. Sepse, shumë thjeshtë, financat kanë të bëjnë më shumë sesa me lakminë dhe spekulimin e papërgjegjshëm.
Në pulsimet e mëposhtme do ta zbulojmë mençurinë befasuese nga bota e financave, Do të shohim se çfarë mund të na tregojë një portofolio aksionesh i shumëllojshëm për përvojën jetësore. Do ta shohim se çfarë mund të mësojnë partnerët romantikë nga bashkimet e korporatave dhe do ta krahasojmë prindërimin me marrjen e borgjit. Lexoni më tutje për më shumë njohuri të mrekullueshme dhe të quditshme mbi botën e financave.
Në këto pulsime do ta kuptoni:
- Se si mund të na mësojë sigurimi empatinë;
- Se Bibla na ka informuar për financat në mënyrë të gabuar; dhe
- Pse ne të gjithë jemi ‘’drejtorë’’ dhe ‘’agjentë’’.
Ideja kyçe 1
Financat nuk janë vetëm për bankierët e investimit; janë për të gjithë ne.
Merreni parasysh këtë skenë të njohur, e vënë brenda qelqit të një rrokaqielli të Wall Street. Në qendër të një zyreje me stil dhe të bukur të hapur, me kravatë të shtrembër dhe këmbë mbi tavolinë, është tregtari ditor famëkeq.
Për shumë nga ne, kjo është një fotografi e një lakmie të pakufizuar. Ne e mbajmë në mend rënien e vitit 2008. Ne shohim figurën mashtruese të Gordon Gekkos në filmin Wall Street.
Por e vërteta është se shumë njerëz të mirë dhe inteligjentë e kalojnë jetën e tyre duke punuar në financa.Por a janë të gjithë ata të përfshirë në biznese krejtësisht jomorale? Epo, jo nuk janë. Sikurse çdo përpjekje komplekse, financat kanë shumë për të na mësuar, nëse e shohim në mënyrën e duhur.
Mesazhi kyç këtu është: Financat nuk janë vetëm për bankierët e investimeve; ato janë për të gjithë ne.
Një pengesë madhore në përballjen me financat është ndarja tradicionale e Wall Street/Main Street. Në njërën anë, Wall Street nuk ndihmon. Gjuha e financave shpesh është e pakuptueshme. Për shembull, kur është dallimi në mes të ‘’shfrytëzimit’’ dhe ‘’huasë’’? Çfarë është saktësisht ‘’paanësia’’? Çfarë nënkuptojnë ‘’opsionet’’? Dhe më tej, Wall Street është sjellur keq, nga teprimet e vitit 1980 dhe deri në rënien e 2008-ës.
Në krahun e ‘’Main Street’’, besimi i përhapur se i tërë profesioni i financave është lakmitar dhe jomoral vetëm sa e forcon ndarjen. Kjo perspektivë e dëmton mënyrën në të cilën njerëzit që punojnë në financa e shohin veten. Dhe nënkupton se mësimet e çmueshme brenda dimensionit të financave humbasin për shumicën e njerëzve.
Pra si mund ta kalojmë këtë zbrazëtirë? Duhet të mendojmë ti lidhim financat me përpjekjet njerëzore më të gjera dhe individuale. Libri ‘’Hutimi i Hutimeve’’, nga tregtari i shekullit të shtatëmbëdhjetë Jospeh de la Vega, ofron një shembull të shkëlqyeshëm.
Në këtë përshkrim të tregjeve të Amsterdamit, Vega portretizon një bisede në mes të një filozofi, tregtari dhe aksionari. Kur filozofi e pranon që di shumë pak për tregjet, aksionari qorton. Si mundet një njeri aq botëror ta neglizhojë një temë të tillë fascinuese? Ai i përshkruan financat si “një kuintesencë e të mësuarit akademik dhe një shembull për mashtrim . . . një thesar dobie dhe një burim katastrofe.” Me fjalë të tjera, financat janë komplekse, plot me të këqija dhe të mira.
Në pulsimet e mëposhtme, do të shqyrtojmë se çfarë urtësie mund të nxirret nga ky biznes i vjetër dhe i sofistikuar.
Ideja kyçe 2
Sigurimi bazohet në përpjekjen e zakonshme, jo vetëm në llogaritjen financiare.
Le ta pranojmë-sigurimi ka reputacion të keq. Ne i imagjinojmë egzekutivet e mërzitshëm, të rregullt dhe të neveritshëm se si përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve. Por sikur me shumë gjëra në financa, kjo është një pamje e zvogëluar.
Në fakt, sigurimi rrjedh nga detet e hapura. Meqë anijet e mallrave përreth oqeaneve bartnin një rrezik të tillë, sigurimi ishte shpikur për ta ndarë këtë rrezik mes shumë palësh-duke përfshirë pronarët e shumë mallrave në bord të anijes.
Mesazhi kyq këtu është: Sigurimi bazohet në përpjekje të zakonshme, jo vetëm në llogaritje financiare.
Ky lloj sigurimi u formula rreth viteve 1000 PK në Ishujt Grekë të Rhodes, dhe njihet si Lex Rhodia. Në esencë, kjo thotë se nëse kapiteni i një anije duhej të hudhte disa mallra jashtë bordit për ta ruajtur pjesën e mbetur të ngarkesave, ishte e drejtë që pronarët e mallrave të ruajtura të kompensonin ata të mallit të humbur.
Tre mileniume më vonë, kjo ende ka të bëjë me ngarkesat e anijeve, dhe sot quhet: ligji i mesatares së përgjithshme.’’Ajo sigurohet që çdokush supozon rrezikun e njëjtë kur barkat nisin të lundrojnë. Efektivisht, pohon se të gjithë jemi së bashku në këtë gjë.
Filozofi Amerikan Charles Sanders Peirce madje e përdori këtë nocion të sigurimit si një argument të të jetuarit të virtytshëm.Ai u përgjigj se, kompanitë e sigurimit kanë nevojë të llogarisin të gjitha llojet e rreziqeve të paparashikuara, dhe se mund ti kuptojnë ato rreziqe vetëm përmes përvojës së të tjerëve. Meqenëse përvoja jonë personale është e kufizuar, ne mund të përgaditemi për më të keqen vetëm duke e kuptuar me çfarë janë përballur shumë të tjerë para nesh. Sa më e madhe prova, aq më i mirë parashikimi.
Për ta kuptuar përvojën e të tjerëve plotësisht, ne duhet të bashkëndjejmë me ta poashtu. Peirce tregon: ‘’Për të qenë logjikë, burrat nuk duhet të jenë egoistë.’’ Pra, ndryshe nga filozofitë e mendimtarëve ekonomikë me veten në qendër, sikurse Ayn Rand apo Friedrich Hayek, Peirce e përdori këtë element të financave për të avokuar për një botë më të dhembshur.
Roli bazik i sigurimit është të ndihmojë në zvogëlimin e çregullimit dhe kaosit me të cilin përballemi-nga sulmi i papritur i piratëve ose ngricat që vrasin të korrat në një shkallë të gabuar – dhe për t’u siguruar që jemi të mbrojtur. Mësimi këtu është se ne të gjithë përfitojmë kur i përballojmë këto gjëra së bashku, me ndjeshmëri dhe mirëkuptim.
Ideja kyçe 3
Shumëllojshmëria është gjë e mirë.
‘’Mos i vendosni të gjitha vezët në një kovë!’’ Sa shpesh e keni dëgjuar ktëtë thënie të vjetër? Nuk është këshillë aq e keqe për investitorët: përveq nëse jeni Warren Buffet, duke vënë bast gjithçka në vetëm një apo dy stoqe mund të ndjellë fatkeqësi në një botë ku firmat bankrotojnë çdo ditë.
Hyni në parimin e diversifikimit-arti i përhapjes së rrezikut nëpër aksione të ndryshme nga sektorët e shumëllojshëm ekonomikë dhe fushat gjeopolitike. Pra, nëse çmimi i aksioneve të ExxonMobil rëndohet, mos u lodhni: aksionet tuaja në Toyota, Heineken dhe HSBC kompensojnë.
Nuk ka pse të marrë fund me tregun e aksioneve poashtu.
Mesazhi kyç është: Shumëllojshmëria është një gjë e mirë.
Në jetë, sikur në financa, kultivimi i përvojave, miqësive dhe edukimit të shumëllojshëm mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme.
Imagjinojeni veten si një student të antropologjisë. Si një antropolgjist i së ardhmes, mund të ketë nevojë ta kuptoni herët se tregtarët Foenikanë i vlerësonin mallrat e tyre. Me një klasë ekonomie në rripin tuaj, do të ishit shumë më të pajisur, apo jo? Me fjalë të tjera, në vend se ta fokusoni tërë energjinë në një temë kryesore, do të mund të ishte më e frytshme nëse do të merrnit mësime në tema të ndryshme. Në fund të fundit, kush mund ta dijë cilat informacione mund të jenë esenciale pas diplomimit? Parimi i diversifikimit mund t’ua ndryshojë jetën për të mirë.
Ka edhe një mësim tjetër. Investitorët shpesh diversifikojnë portofolin e tyre me tre lloje të ndryshme aktivesh: beta e lartë, beta e ulët dhe beta negative. Një aktiv me beta të lartë është shumë i rrezikshëm, por ka përfitime potencialisht të mëdha kur tregu po zhurmon. Një aktiv me beta të ulët është i besueshëm, por jo veçanërisht fitimprurës. Një aktiv beta negativ është ai që, si ari, nuk fiton fare para në momente të mira, por është i besueshëm kur gjithçka tjetër është në rënie.
Nëse e zgjerojmë këtë metaforë për një moment, ne të gjithë i kemi njerëzit e lartë, të ulët, dhe beta-negativë në jetët tona. Një person i lartë-beta mund të jetë dikush me të cilin jemi njohur për qëllime karriere, i cili mund të na i hapë dyert por nuk do të jetë personi i parë tek i cili mund të drejtohemi në një krizë. Një person Beta i ulët, është një mik i qëndrueshëm. Po një beta-negativ? Këta janë njerëzit, sikurse familja jonë apo shokët e ngushtë, tek të cilët mund të kërkojmë strehë në një stuhi.
Ashtu si investitori, ne duhet të balancojmë “portofolin” e jetës sonë me këta njerëz dhe t’i vlerësojmë ata në përputhje me rrethanat. Kur ishte hera e fundit që telefonuat “beta-negativin” tuaj?!
Ideja kyçe 4
Në jetë, sikurse në investime, fati luan një rol të jashtëzakonshëm në suksesin apo dështimin tonë.
E mbani mend shëmbëlltyrën e talenteve, nga Dhiata e Re?
Para se të niset për një udhëtim, i zoti i një shtëpisë u beson tre shërbëtorëve që të kujdesen për paratë e tij. Secilit prej tyre ai i lë një sasi paksa të ndryshme, sipas talentit të tyre.
Kur kthehet, ai e kupton se dy nga shërbëtorët më të mundshëm kanë investuar paratë e tij dhe kanë bërë një fitim. I treti, tek i cili kishte besuar më së paku, e kishte ruajtur shumën origjinale. Në vend se ti dënonte investitorët të cilët kishin rrezikuar pasurinë e tij, ai i shpërblen ata. Ndërsa burri që nuk kishte rrezikuar asgjë, sidoqoftë, qortohet për mungesën e iniciativës së tij.
Shumë njerëz nga bota e financave e kanë interpretuar këtë fabulë si nënkuptim që tregu i shpërblen njerëzit më të mençur, më ndërmarrës, dhe i dënon të dobëtit. Është brutale, kjo mënyrë Darviniane e shikimit të gjërave. Por a është qortuese? Tregu sygjeron që jo.
Mesazhi kyç këtu është: në jetë, sikurse në investime, fati luan një rol të jashtëzakonshëm në suksesin apo dështimin tonë.
Shumica e investitorëve nuk fitojnë vetem nga talenti i tyre. E vërteta është se ata që investojnë në fondet e indeksit, që ngriten dhe biejnë me tërë tregun, mbiperformojnë të ashtuquajturin mbledhje të aksioneve ‘’mavericks.’’ Po ata të pakëtit që e mundin tregun? Epo një pjesë e mirë e tyre është në dorë të fatit.
Nëse i pyesni 100 shokë tuaj që të qëndrojnë në një dhomë të madhe dhe të gjuajnë monedha vazhdimisht, së paku një person do ta hedhë monedhën në ‘’kokë’’ tërë kohën. Investimi është e njëjta gjë. Investitorët vërtetë të suksesshëm kanë një dozë të madhe të fatit në anën e tyre-po, madje edhe Warren Buffeti. Për tërë suksesin e tij të jashtëzakonshëm, ai ka bërë kohë pas kohe disa investime të këqija.
Investitorët që mendojnë se janë zotërinjë të fatit të tyre do të bënin mirë ta pranonin se sa me fat kanë qenë. Përndryshe, ata duhet të përgaditen për një befasi të pakëndshme kur ai fat të hargjohet dhe aksionet të biejnë. Për të tjerët nga ne, lëvizjet e tregut mund të demonstrojnë se sa qendror është roli i mundësisë në botën rreth nesh.
Financat na mësojnë të kënaqemi me sukseset tona kur vijnë, por me përulësi dhe bujari, ta dimë se të tjerët që kanë arritur sukses e kanë pasur pasurinë në favorin e tyre. Në pulsimin e ardhshëm, do ti shikojmë të vërtetat fundamentale që na mësojnë financat për lidhjet tona personale.
Ideja kyçe 5
Konsiderimi i vetes tonë si ‘’drejtorë’’ apo ‘’agjentë’’ mund të sjellë qartësi në raportet tona.
Kur shkoni në bankë dhe kërkoni nga një këshilltar të ju ndihmojë të hapni një llogari të kursimeve, ju hyni në një raport ngjashëm si me financat. Ju jeni bërë ‘’drejtori’’, dhe këshilltari, ‘’agjenti’’ juaj, është aty për ti zbatojë udhëzimet tuaja.
Ky raport përsëritet nëpër botën e financave. Për shembull, aksionarët janë drejtorët që e kanë angazhuar agjentin e tyre, CEO-n e një kompanie që t’iu kthejë vlerën e mirë për investimet e tyre. CEO është drejtori, i cili poashtu, i inkurajon agjentët e saj-punëtorët e kompanisë-të punojnë për kompaninë. Raporti drejtor/agjent ndihmon në qartësimin e motiveve të atyre që punojnë me para.
Mesazhi kyq këtu është:
Konsiderimi i vetes tonë si ‘’drejtorë’’ apo ‘’agjentë’’ mund të sjellë qartësi në raportet tona.
Të kuptuarit e këtyre dinamikave agjent/drejtor mund të vë dritë të konsiderueshme në raportet tona personale. Konsiderojeni mënyrën se si i rrisim fëmijët tonë. A po veprojmë me të vërtetë si ‘’agjenti’’ i tyre kur i ushqejmë ata? Ne mund të besojmë se duke i inkurajuar ata që lexojne libra të caktuar, të mësojnë instrumente të caktuara muzikore, apo të ndjekin mësime të caktuara, po veprojmë krejtësisht si agjentët e tyre.
Por a nuk është e vërtetë se prindërit i rrisin fëmijët e tyre për të reflektuar në vlerat dhe shijet e vet prindërve? Në atë rast, atëherë, prindërit do të ishin drejtorët në këtë raport, duke i angazhuar fëmijët e tyre ti kënaqin kërkesat e tyre.
Le të kthehemi te ai CEO i asaj kompanie, duke vepruar në favor të aksionarëve të saj. Sipërfaqësisht, ajo duket të jetë agjente e mrekullueshme për ata investitorë, duke ju kthyer dividente të shkëlqyeshme vit pas viti.
Por e vërteta mund të jetë se ajo po vepron si agjente për vetë interesat e saja. Duke rritur dividentet në një periudhë afatshkurtër, ajo shpreson të fitojë favor në bordin e drejtorëve dhe të sigurojë një rritje page. Këto rritje dividendësh mund të jenë të paqëndrueshme për kompaninë e saj, e ardhmja financiare e së cilës do të rrezikohej. Pra nuk është fare agjente e mirë për aksionarët.
Në financa, është shumë e lehtë ta sqaroni dinamikën agjent/drejtor. Raportet biznesore janë më të drejtëpërdrejta sesa faqet komplekse në të cilat endemi në jetët tona personale. Por, sikurse me financat, nëse mundemi qartë ta definojmë llojin e raportit në të cilin jemi, atëherë jemi në gjendje të jemi më të sinqertë për qëllimet tona. Dhe, e dini çfarë? Ndershmëria shpie në miq, partnerë dhe prindër më të mirë.
Ideja kyçe 6
Bashkimet financiare mund të na mësojnë shumë për romancën.
11 Janari shënoi fillimin e asaj që supozohej të quhej ‘’romanca e shekullit.’’ Romanca e kujt, mund të pyesni? Romanca e dy yjeve të filmit? Një princi dhe princeshe? Atleteve konkurues? Mendoni përsëri.
Data shënon bashkimin e dy korporatave gjigante të kohës: Pionerin e internetit AOL dhe gjigantin e argëtimit Time Warner. Kapitalistët ndërmarrës e quajtën atë ‘’ngjarjen e vetme më transformuese’’ në biznesin Amerikan.
Deri në vitin 2009 kishte marrë fund: pas viteve të ashpërsisë, ata zyrtarisht u ndanë. Bashkuesi kishte qenë një dështim i kushtueshëm, duke hargjuar biliona në vlerën e tregut. Sikurse një martesë e papërshtatshme, të dy kishin bërë zgjedhje të këqija.
Mesazhi kyç këtu është: Bashkuesit financiarë mund të na mësojnë shumë për romancën.
Pra çfarë mësimesh mund të marrim nga një bashkues biznesi të cilat mund ti aplikojmë në jetët tona romantike?
Së pari, zelli i duhur është kyq. Në rastin e Time Warner, ajo kurrë nuk i verifikoi plotësisht financat e AOL-it. Kjo do të thoshte se ata humbën mashtrimet serioze të kontabilitetit në librat e AOL, gjë që dëmtoi bashkimin në fund. Në rastin e një romance afatgjatë, ka mençuri të verifikoni edhe partnerin tuaj të mundshëm. Dëshironi të dy të njëjtat gjëra? A ju pëlqen të jetoni së bashku? A janë fëmijët në rendin e ditës? Nëse dështoni në kujdesin tuaj të duhur për këto çështje kritike, thyerja e zemrës është e pashmangshme.
Së dyti, mbushja e një zbrazëtire në jetën tuaj nuk është ‘’një strategji e mirë e bashkimit.’’ Në rastin e bashkimi të AOL-it dhe Time Warner, CEO-ja i Time Warner ndjente se ai ishte ‘’mbrapa në kohë’’ kur ishte në pyetje teknologjia, prandaj ai kërkoi një bashkim me një kompani të mediave digjitale. Fatkeqësisht, ky rregullim i shpejtë ishte i gabuar për të dy kompanitë, dhe dështoi ti llogarisë jopërshtatshmërinë fundamentale. Aplikojeni këtë në jetët romantike: zgjedhja e një partneri sepse ai person duket ta mbushë një zbrazëti në veten tonë është thellësisht e pamençur si zgjedhje. Vetem sepse dikush ka diçka që ju nuk keni-thuaj për shembull para apo vetëbesim-nuk është një arsye e mirë për ta njoftuar atë person!
Përfundimisht, bashkimet e pabarabarta janë të lehta por të një vlere të kufizuar. Time Warner u bë shpejt dominuese në bashkimin me AOL dhe imponoi praktikat e saj të biznesit në kompaninë më të re. Bashkimet si kjo – të cilat janë, në thelb, blerje – duken të lehta, por ato priren të shpërbëhen ndërsa pakënaqësitë vazhdojnë. “Shkrirjet e pabarabarta” midis dy njerëzve janë rrallë një ide e mirë. Çdo partneritet është në terren më të fortë kur është midis dy njerëzve që respektojnë njëri-tjetrin si të barabartë.
Ideja kyçe 7
Ndonjëherë marrja e borgjit është e domosdoshme.
Supozoni se doni të filloni një kompani të re që specializon në shitjen e qumështit të tërshëres. Ju keni identifikuar një treg kyq për produktin, keni dizajnuar një logo dhe keni blerë një emër domeni. Po tani çfarë? Me siguri, do të ju duhen para-për ti blerë produktet nga shitësit me shumicë, për ta punësuar stafin tuaj, dhe për ti paguar shpenzimet e shpërndarjes. Sipas të gjitha gjasave, do të ju duhet të merrni hua kapital nga një bankë apo huadhënës privat.
Me fjalë të tjera, për të dalë nga bazat, së pari do t’ju duhet të hyni në borxhe.
Mesazhi kyç është: Ndonjëherë të merrni borgj është e domosdoshme.
Sikurse bizneset, ne ndonjëherë duhet të marrim borgje për ti arritur ëndrrat tona. Ky borgj mund të jetë ekonomik, apo edhe abstrakt.
Merreni për shembull edukimin. Për të fituar një kualifikim që na ndihmon në mirëqenien tonë financiare më vonë në jetë, ne shpesh hyjmë në borgj. Ne paguajmë tarifat e shkollimit me shpresën se ky investim do të shpërblehet në punën e mrekullueshme që do të marrim më vonë.
E njëjta gjë është e vërtetë kur i konsiderojmë lindjen e fëmijëve. Rritja e një fëmije është punë e shtrenjtë. Por borgji këtu nuk është vetëm financiar por emocional. Kur kemi fëmijë, ata varen shumë në burimet e emocioneve tona, duke kërkuar dashuri të pakushtëzuar dhe vëmendje të pafundme.Por shumë prindër thonë se të gjitha këto ‘’borgje’’ paguhen me pasuri të paimagjinueshme. Teksa i shohim prindërit tonë duke u rritur dhe duke zbuluar botën rreth tyre, ne e rizbulojmë veten tonë.
Thënë shkurt, borgji mund të ja vlejë shumë bukur në periudhë afatgjate. Le ta konsiderojmë shembullin e artistit bashkëkohor Jeff Koons. Pasi që kishte punuar si tregtar në Wall Street, Koons i kuptoi financat shumë mirë. Prandaj ai e kuptoi se pa borgj ai nuk mund të funksiononte si një artist i suksesshëm. Skultpturat e tij të mëdha janë të mundura vetëm një një sasi të madhe të financave. Qeni i tij i shndritshëm me tullumbace ose pjesët e Michael Jackson, për shembull, kërkonin shumë materiale të kushtueshme dhe ekspertizë për t’u punuar.
Pra që të sigurohet se mund të prodhojë një pune të re, ai e shet atë fillimisht-përpara se ta këtë bërë atë. Në efekt, dy palët hyjnë në një raport borgji: Koons i ka borgj blerësit, për të cilin tani ai do ta bëjë punën. Blerësi merr borgj të cilin mund të mos e paguajë asnjëherë nëse Koons nuk e bën veprën. Pa borgj, sidoqoftë, nuk ka skulpturë shkëlqyese fare.
Ideja kyçe 8
Sikurse financat, jeta kërkon kompleksitet moral.
Imagjinojeni veten si pronari i një biznesi me porosi që ka goditur një copë të pastër. Këtu përballeni me një zgjidhje: që biznesi të mbijetojë, ju ose mund të pushoni nga puna nxënësin tuaj të ri të talentuar, ose t’u kërkoni të gjithëve të bëjnë një ulje të madhe pagash. Cilin zgjidhni?
Jeta është plot vendime të vështira dhe të komplikuara si ky. Dhe fatkeqësisht, ne nuk mund ti shmangim ato.
Mesazhi kyç këtu është: Sikurse financat, jeta kërkon kompleksitet moral.
Ja ku e keni një shembull nga bota e financave. Për publikun, CEO-ja i mëparshëm i American Airlines Gerard Arpey është diçka si një gjigant moral. Në vitet 2000, kur linjat tjera ajrore deklaruan bankrotimin ashtuqë ato mund të ‘’rinegocionin’’ pensionet e shtrenjta dhe kontratat e punës, ai qëndroi serioz, duke thenë, ‘’Më quaj demode. Por unë mendoj se kompanitë duhet t’ua kthejnë paratë njerëzve.’’
Në ndërkohë, Linjat ajrore Amerikane hoqën me këto angazhime të shtrenjta. Por në vend se të binin në presionin nga bordi i drejtorëve, të cilët deshtën që kompania ta deklarojë bankrotimin, Arpey dha dorëheqje.Para se të hiqte dorë, ai kishte festuar për integritetin e tij-duke përfshirë në një shkrim të New York Times me titull, “Qëndrimi moral i një CEO”.
Pra një burrë i mirë vendosi t’iu qëndrojë prapa parimeve të tij, në vend se të bëjë kompromise sikurse çdo kapitalist tjetër Machievellian. E thjeshtë, apo jo?Epo, jo saktësisht.
Para se Arpey të hiqte dorë, pozita e tij e pakompromis nënkuptonte se kompania po kalonte në disa telashe financiare serioze.Prodhuesit e pajisjeve të aeroplanit dyshuan në të ardhmen e saj, partnerët e linjave ajrore filluan ti kontestojnë marrëveshjet e përbashkëta-egzistonte një kryengritje në mes të pilotëve. E ardhmja e linjës ajore dukej e zymtë-bashkë me punët e tërë stafit të saj.
Shumë shpejt pas dorëheqjes së Arpeit, Linjat Ajrore Amerikane e deklaruan bankrotimin e saj, dhe CEO-ja i ri Thomas Horton, i ribisedoi ato pensione dhe kontrata pune. Duke bërë kështu, ai e ruajti kompaninë.Shumë shpejtë, financat e saj afatgjata ishin në rregull. Sot ajo është linja ajrore më e madhe në botë, që punëson më shumë njerëz sesa punësonte nën udhëheqjen e Arpeit.
Pra kush është heroi? Martiri moral, Gerard Arpey. Apo Thomas Horton, kush mori pjesën më të madhe të zemërimit të sindikatave, por në fund e shpëtoi kompaninë? Në retrospektivë, shumë do të argumentonin për Horton.
Jeta është plot situata komplekse të ngjashme. Mësimi nga American Airlines është se është e ndershme të përballeni me pjesët e lëmshta, dhe të komplikuara të jetës dhe të merreni me prioritetet e saj konfliktuoze. Të mësoni ti navigoni detyrimet konkurente, derisa i kuptoni pasojat, është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Një tjetër mësim themelor për jetën nga bota komplekse, tërësisht njerëzore e financave.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Megjithëse financat shpesh shoqërohen me koprraci dhe papërgjegjësi, sikurse çdo tjetër përpjekje njerëzore e lashtë dhe e sofistikuar, ajo përmban mësime të çmueshme. Nga sigurimi e deri tek ndërtimi i portfolios, egzistojnë shumë gjëra që mund të na mësojnë financat për jetën në përgjithësi-qoftë nevoja për të marrë ‘’borgj’’ nëse kërkoni të arrini, apo mençurine romantike të bashkuesve të korporatave. Në mënyrë domethënëse, financat poashtu na mësojnë se vendimet komplekse morale janë pjesë e jetës, dhe se së shpejti do të jemi në gjendje të përballemi me to, sa më shumë që rritemi si qenie njerëzore.
Këshillë vepruese:
Kuptojeni se grumbullimi asnjëherë nuk sjell përmbushje.
Kur shikoni me zili jetën e ultra të pasurve, mbani mend këtë logjikë të thjeshtë: sa më shumë arrijmë, aq më shumë duam. Asnjëherë nuk mjafton. Askush nuk bëhet kurrë milioner dhe pastaj është plotësisht i kënaqur. Pra, mësoni të jeni të lumtur me atë që keni në këtë moment të tanishëm. Nëse nuk jeni në vështirësi serioze, ndoshta mjafton.
Keni ndonjë koment?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni tutje: Doughnut Economics nga Kate Raworth
Siq keni parë tashmë, kur i shikojmë financat nga prizmi i njerëzores, ne mund të nxjerrim mençuri të vërtetë nga profesioni. Qoftë nga proza e Josep de la Vega po skulpturat e Jeff Koons, kur takohen dy botëra, ato e ndriçojnë njëra tjetrën dhe ofrojnë perspektiva të reja.
Dhe tani më shumë se kurrë, nevojitet një mendim i ri kur bëhet fjalë për mënyrën se si ne bëjmë financat. Në Donut Economics, Kate Raworth konsideron se si ekonomia mund të bëhet në një mënyrë që nuk e lodh planetin ose nuk i shtyn njerëzit në varfëri. Këtu ajo merr në konsideratë shtatë gabimet e bëra nga ekonomia moderne dhe shtron një rrugë drejt ndryshimit të thellë dhe rrënjësor. Për të mësuar më shumë, futuni në pulsimet për Donut Economics.