Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është eliminuar taksa në transaksionet e pronës, që sipas tij, shumica e këshilltarëve komunalë kanë votuar për miratimin e këtij propozimi.
“Me shumicë votash të këshilltarëve komunalë është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, ai ndër të tjera ka thënë se këtë të drejtë qytetarët e Prishtinës e kanë merituar që moti, që sipas tij, përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre.
“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar tutje ai.