7.2 C
Pristina
spot_img

Si mund te pajisem me leje te levizjes per ore policore

Date:

Share:

Si mund te pajisem me leje te levizjes per ore policore

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;

 

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 01/32, datë 28.08.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ka përgatiture “Certifikatën e të punësuarit”, për të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës).

 

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zingjirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 17.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

 

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

 

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img