12.1 C
Pristina
spot_img

Pershendetje, Ne raste te blerjes se grurit nga bujqit te cilet jane te pajisur me Nipt nga Drejtoria e MBPZHR,a kemi te drejten ta shfrytezojme normen e sheshte te tvsh prej 8%,dhe nese e shfrytezojme a jemi te obliguar tani qe per kete blerje te paguajm tatimin ne formularin WR prej 3%. Faleminderit.!

Date:

Share:

Pershendetje, Ne raste te blerjes se grurit nga bujqit te cilet jane te pajisur me Nipt nga Drejtoria e MBPZHR,a kemi te drejten ta shfrytezojme normen e sheshte te tvsh prej 8%,dhe nese e shfrytezojme a jemi te obliguar tani qe per kete blerje te paguajm tatimin ne formularin WR prej 3%. Faleminderit.!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në paragrafin 1 të nenit 76 të Udhëzimit Administrativë Nr.03/2015 për zbatim të Ligjit me Nr. 05/L-037mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar(TVSH), është përcaktuar aplikimi i normës së sheshtë nga personi i tatueshme për produktet e furnizuara nga bujqit, citojmë:

 

“1. Bazuar në nenin 60, paragrafin 1 të Ligjit, aplikimi i normës së sheshtë nga personi i tatueshëm për produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit, do të bëhet sipas kësaj skeme:”

 

Po ashtu edhe në nën-paragrafët 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 76 të Udhëzimit Administrativ me Nr.03/2015 është përcaktuar objekti i skemës, citojmë:

 

“3.1. Skema e normës së sheshtë zbatohet për prodhuesit bujqësor për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese, të përcaktuar sipas nenit 8 të këtij neni, furnizojnë me produkte bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e normës së sheshtë në Kosovë.

3.2. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e normës së sheshtë mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me normë 8%.”

 

Kushtet për të përfituar nga skema e normës së sheshtë për prodhuesit bujqësor

4.1. Prodhuesit bujqësor përfitojnë të drejtën e aplikimit te normës se sheshtë kur

4.1.1 Qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon pragun e regjistrimit për TVSH-në, sipas Ligjit.

4.1.2 Furnizojnë me mallra me prejardhje bujqësore, e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara sipas nën-paragrafit 2.1.3 të këtij neni.

4.1.3 Me mallra furnizohen personat e tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e normës së sheshtë të TVSH-së në Kosovë.

4.1.4 Janë pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bazë të së cilës vërtetohet aktiviteti i tij prodhues bujqësor.

 

Produktet bujqësore te përfshira në skemë, janë si me poshtë:

 

“8.1. Bujqit, të cilët në kuadër të veprimtarisë së tyre, prodhojnë produkte bujqësore, furnizojnë një person të tatueshëm sipas nenit 60, paragrafi 2 dhe nën-paragrafit 2.1. të Ligjit, përfitojnë të drejtën e përllogaritjes së normës së sheshtë kundrejt furnizimeve të kryera, sipas skemës së kompensimit të akorduar.

8.2. Lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së sheshtë është si më poshtë:

8.2.1 Produktet bujqësore:

8.2.1.1 Produkte primare bujqësore të përgjithshme;

8.2.1.2 Bimët zbukuruese, aromatike, mjekuese, të natyrës dhe të serave;

8.2.1.3 Prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit;

8.2.1.4 Prodhimi i fidanëve (kultivimi i pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave.”

 

Sipas dispozitave të cekura me lartë, dhe sqarimeve të përshkruara në kërkesën tuaj, biznesi i juaj për blerjen e grurit nga bujqit mund të aplikon skemën e normës së sheshte me normën 8%.

Po ashtu ju si personi i tatueshme duhet të lëshoni faturë tatimore për prodhuesit bujqësore sipas paragrafit 7 të nenit 76 të këtij udhëzimi, për të pasur të drejtë në TVSH te zbritëshme e cila faturë duhet të nënshkruhet nga të dyja palët, citojmë:

 

“7.1. personi i tatueshëm (blerësi) i cili lëshon faturë për prodhuesin bujqësor (shitësin), në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat, si në vijim:

7.1.1 datën e lëshimit;

7.1.2 numrin rendor të faturës;

7.1.3. numrin identifikues të personit të tatueshëm

7.1.4 numrin e regjistrimit të TVSH-së

7.1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;

7.1.6 emrin e plotë, adresën, numrin e certifikatës së lëshuar nga MBPZHR dhe numrin identifikues tatimor të “prodhuesit bujqësor“;

7.1.7. përshkrimin, sasinë dhe njësinë matëse të mallrave;

7.1.8. vlerën e mallrave të blera pa TVSH;

7.1.9. shumën e TVSH-së së përllogaritur dhe,

7.1.10. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;

7.2. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të Ligjit.

7.3. Fatura duhet të jetë e nënshkruar nga të dyja palët, shitësi dhe blerësi.

 

Blerjet prej fermerëve për të cilat aplikohet norma e sheshte duhet të regjistrohen në rubrikën [51] të Deklaratës për TVSH.

Tatimin në Burim duhet në ndalet ne shkallë prej 3% ose 1% varësisht prej statusit të biznesit tuaj. Si në rastin tuaj si biznes individual duhet ta ndalni tatimin në burim me normën prej 3% në pagesën bruto që i bëhet fermerit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img