1.7 C
Pristina
spot_img

Pershendetje, A mund te faturohet puna e dores,koha etj dhe si ?

Date:

Share:

Pershendetje, A mund te faturohet puna e dores,koha etj dhe si ?

I nderuar tatimpagues,

Për aq sa është kuptuar kërkesa juaj, ju lutem informohuni si në vijim:

Për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet të pajiset me arkë fiskale dhe të lëshojë kupon fiskal, edhe në rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare.

Elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

 

Përmbajtja e një fature tatimore nga të gjithë personat e angazhuar në një veprimtari ekonomike, duke pasur parasysh nenin 20 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e Ligjit mbi Administratën dhe Procedurat Tatimore, duhet të jetë në përputhje me paragrafin 1, 2 dhe 3 të këtij neni. Gjithashtu sipas Ligjit të TVSH-së Nr. 05/L-037, çështja e lëshimit të faturës është e rregulluar përmes nenit 44 përkatësisht paragrafin 2, ndërsa përmbajtja e faturave duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 45 të këtij ligji.

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin te cilit i përkisni.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img