3.7 C
Pristina
spot_img

Date:

Share:

Pershendetje, Nese kompania projektuese ne kosove bene projektin e nje shtepie per nje person fizik ne gjermani si do te jene procedurat e tatimit? A duhet fatura me u lshu me TVSH apo pa TVSH si dhe tatimi ne fitim a eshte me norme te njejte si shitjet ne Kosove

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën e parashtruar nga ana e juaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Me nën-paragrafin 4.1. paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar vendi i furnizimit të shërbimit për shërbime që kanë të bëjnë me palujtshmeri kur kryhen prej personit të tatueshëm për personin e pa tatueshëm (individin), citojmë:

 

Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni: 4.1.Vendi i furnizimit të shërbimeve lidhur me pasurinë e paluajtshme, duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pronave, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelerisë ose në sektorët me funksion të ngjashëm, si kampet për pushim ose vendet e rregulluara për t’u shfrytëzuar si vend kampingu, 386 dhënien e të drejtave për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme dhe shërbimet për përgatitje dhe koordinim të punëve ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe bizneseve që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku është e vendosur pasuria e paluajtshme;

Sipas kësaj vendi i furnizimit të shërbimit konsiderohet atje ku gjendet paligjshmëria, pra ju duhet të faturoni pa TVSH, dhe e paraqitni transaksionin si furnizim i lirua me të drejtën e zbritjes së TVSH-së, rubrika [10] e Deklaratës për TVSH.

 

Sa i përket çështjes së tatimin në fitim duhet të konsiderohet si çdo e hyrë tjetër nga aktiviteti ekonomik edhe norma e tatimit është e njëjtë.

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img