-2.1 C
Pristina
spot_img

ATK lanson tri shërbime të reja elektronike për tatimpagues: Udhëzuesi Interaktiv, Kalkulatorët Tatimor, si dhe Denoncimi i Parregullsive Tatimore

Date:

Share:

Në një ngjarje të organizuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, ka lansuar tri shërbime të reja elektronike për tatimpagues (II) udhëzuesi interaktiv tatimor, (II) kalkulatorët tatimor, si dhe (III) sistemi për denoncimin e parregullsive tatimore. Këto shërbime elektronike do t’u ndihmojnë tatimpaguesve që të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore, të bëjnë vlerësimin e obligimeve tatimore, si dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike.

Në këtë ngjarje mori pjesë zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Avni Zogiani, i cili u shpreh shumë i kënaqur me shërbimet e ofruara për tatimpagues deri më tani. Ai shtoi se tri shërbimet e reja do të mundësojnë përfshirjen e sa më shumë tatimpaguesve nën ombrellën e sistemit tatimor.

Gjatë fjalimit të tij, zv. Drejtori Ekzekutiv i ATK-së, z. Ilir Murtezaj, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga USAID në ngritjen e kapaciteteve të ATK-së, që nga themelimi i këtij institucioni. Z. Murtezaj theksoi se përkundër vështirësive, ATK-ja vazhdon të shtojë numrin e tatimpaguesve, të rris kualitetin dhe të zgjerojë gamën e shërbimeve për tatimpagues.

Ai gjithashtu potencoi se ATK kujdeset që edhe siguria e tatimpaguesve të jetë në nivel, derisa shtoi se si institucion po bëjnë përpjekje të ulin kostot e administrimit tatimor, duke rritur efikasitetin e brendshëm përmes automatizimit të proceseve të punës. Ndërkaq, sa i përket lansimit të tri shërbimeve të reja për tatimpaguesai tha se të njëjtat do të ndikojnë në rritjen e mbledhjes së të hyrave tatimore për buxhetin e Kosovës, në mënyrë më efikase dhe transparente.

Ndërsa, Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID Kosovë, z. Alexander Albertine, gjatë fjalimit të tij tha se konsistenca e ATK-së në përmirësimin e shërbimeve për tatimpagues është shumë inkurajuese. Ai gjithashtu tha se USAID ka pasur kënaqësinë të jetë përkrah ATK-së në rrugën drejt përvetësimit të digjitalizimit, dhe përmirësimit të integritetit institucional të saj.

Gjatë kësaj ngjarje, përmes një paneli të diskutimit u fol edhe për transformimin digjital të ATK-së në përgjithësi, me theks të veçantë në ndikimin potencial të shërbimeve të reja elektronike për qytetarët.

KËTU mund t’i gjeni shërbimet më të reja elektronike.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img