6.8 C
Pristina
spot_img

Ruzhdi Kurtishaj, pronari i “Sharr Travel” i vetmi nga Kosova që vlerësohet me çertifikatë nga “Grande Exellence”

Date:

Share:

Pronari i kompanisë më të madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj mbrëmë në një organizim të mbajtur në Tiranë është vlerësuar me certifikate nga “Grande Exellence” për sukseset dhe meritat e tij në fushën e turizmit në të dyja anët e kufirit.

Me certifikatë të njëjtë sikurse e Kurtishaj për kontributin e dhënë në skenën politike janë shpërblyer edhe ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ish kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Në certifikatën e Kurtishaj thuhet se “Grande Exellence” e vlerëson atë për punën e vyer për mbi dy dekada duke dhënë një kontribut shumë të madh si një nga kompanitë më të suksesshme , një markë e veçantë e turizmit me Shqipërinë, duke u konsideruar si ambasador turizmi, një faktor shumë i rëndësishëm në lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurtishaj pas marrjes se certifikatës ka shpreh falënderimin ndaj organizatoreve të cilët kanë vlerësuar angazhimin e tij shumë të madhe në fushën e turizmit shqiptar.

Ai më tutje ka thënë se këtë vlerësim ia dedikon familjes, stafit të cilët japin kontribut të madh për të arritur në cilësinë siç e ka sot Sharr Travel si kompania me e madhe me flotën më moderne të autobusëve në Kosovë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img