Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pasi mungesës se korumit, kjo pasi deputetët e opozitës nuk murrën pjesë në votim të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Kryetari i këtij Komisioni Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdoj, duke shtuar se kjo çështje do të shqyrtohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.