Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pritur të hënën në zyrën e tij minstren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Hovenier në njoftimin e sotëm për takimin, ka thënë se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme, veçanërisht përmes programeve të USAID dhe MCC-së, shkruan Gazeta Express.
Ai tutje ka thënë se SHBA mezi pret të shoh teksa Kosova bën përparim në Udhrrëfyesin për Energjinë dhe ka potencuar se Kosova ka një të ardhme energjetike të ndritshme.
“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier./Express