Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Shtatë shprehitë që nxisin performancë të lartë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë liber?
Bëjeni suksesin shprehi!
Të gjithë e njohim një biznes të madh kur e shohim një të tillë, qoftë ai një restaurant në lulëzim e sipër në lagjen tonë, apo një aplikoacion jetë-ndryshues. Poashtu e dimë kur hasim në një biznes mediokër-është kompania me të cilën ndërveproni njëherë dhe nuk ktheheni më kurrë tek ajo.
Por çfarë bëjnë bizneset e mrekullueshme që nuk bëjnë ato jo aq të mira?Përveq që bëjnë më shumë para dhe i kënaqin konsumatoret e tyre, cilat janë shprehitë që liderët biznesorë të suksesshëm i përvetësojnë për t’i bërë ata më të mirë sesa konkurenca?
Këto pulsime hedhin dritë në shprehitë e bizneseve të vogla që bëjnë dallime quditërisht të mëdha. Nga vizioni i kompanisë, tek përfshirja e stafit dhe mbajtja e konsumatorëve, ju do të zbuloni praktikat rutinore dhe modelet e sjelljeve që i ndajnë kompanitë me performancë më të lartë në botë nga të tjerat. Për më tepër, do të mësoni se si mund t’i aplikoni këto shprehi në biznesin tuaj-me rezultate të shpejta.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse është më mirë të keni konsumatorë përsëritës sesa konsumatorë të rinjë;
- Si t’iu tregoni konsumatorëve tuaj se vërtetë ju bën për ta; dhe
- Çfarë mund të mësojnë liderët biznesorë nga mësuesit e parashkollores.
Ideja kyçe 1
Kompanitë me performancë të lartë e paraqesin një fotografi tërheqëse për të ardhmen.
Cili është vizioni për të ardhmen e biznesit tuaj? Shumë liderë e mendojnë vizionin e tyre afatgjatë sikur një kompas: një ambicie e madhe që i drejton punëtorët e tyre në drejtimin e duhur.Por liderët biznesorë me performancë të lartë e dinë se një vizion i palanifikuar mirë nuk është kompas-është magnet. Është ajo gjë që ju inspiron të shkoni në punë të hënën në mëngjes.
Një vizion i fuqishëm organizativ jo vetëm që e tregon rrugën-ai poashtu ju jep energji punëtorëve dhe i shtyen ata drejt së ardhmes. Në vend që të përparoni në drejtim të objektivit afatgjatë të kompanisë suaj, stafi juaj do të ndihet i tërhequr drejt tij.Duke e marrë parasysh këtë, vizioni është kyç. Hulumtimet tregojnë se treguesi më i madh i performancës së kompanisë është ajo nëse punëtorët janë apo nuk janë të inspiruar nga vizioni organizativ i liderëve.
Mesazhi kyç këtu është: Kompanitë me performancë të lartë paraqesin një fotografi tërheqëse të së ardhmes.
Inspirimi është mjet jetik në arsenalin e lidershipit tuaj, ngase punëtorët modernë kërkojnë kuptim dhe qëllim në punën e tyre. Për punëtorët e sotëm, të bëjnë para për punëdhënësit e tyre nuk është stimulues mjaft i fuqishëm për të nxitur performancë të lartë.
Pra si i motivoni punëtorët tuaj për ta arritur të ardhmen e kompanisë tuaj? Mund të filloni duke e bërë vizionin tuaj të së ardhmes specifik dhe të arritshëm.
Konsiderojeni një organizatë, vizioni i së cilës mund të jetë ‘’eliminimi i varfërisë botërore.’’Megjithëse kjo tingëllon inspiruese, në praktikë është gjithçka pos kësaj. Në realitet, do të ishte e pamundur për këtë kompani të arrijë një qëllim të vetëm. Si mund të ndihen punëtorët të motivuar nga një vizion të cilin e dinë se nuk mund ta arrijnë?Një vizion më i mirë do të ishte diçka sikurse ‘’për tu bërë bamirësia më e madhe në qytet për njerëzit e pastrehë.’’Ky është një qëllim kërkues që i sfidon punëtorët tuaj, por poashtu është një qëllim që është specifik për kompaninë tuaj, dhe me shpresë, duhet të jetë i arritshëm.
Udhëheqësit në bizneset me performancë të lartë e kuptojnë gjithashtu se vizioni i kompanisë duhet të ndahet nga të gjithë të tjerët në organizatë.
Shumë CEO e ndërtojnë vizionin e tyre vetë dhe pastaj thjeshtë ua lajmërojnë atë stafit të tyre. Por ju do t’i inspironi punëtorët tuaj më mirë nëse bashkëpunoni me njerëz në të gjitha nivelet për ta ndërtuar vizionin. Ju mund të fitoni kontributin e punonjësve duke mbajtur fokus grupe dhe duke kryer sondazhe të stafit. Mund të duhet kohë për t’u angazhuar siç duhet me punonjësit tuaj, por ju do të ecni më shpejt drejt objektivit tuaj afatgjatë nëse ai ndahet nga të gjithë.
Ideja kyçe 2
Organizata juaj ka nevojë të ketë një strategji të pastër kristal.
Disa ekipe e dinë më mirë sesa të tjerat se çfarë ju nevojitet për të fituar. Një ekip futbolli e di, së paku në teori, çfarë veprimesh i duhen të performojë në mënyrë që ta fitojë tjetrën ndeshje. Ata duhen ta pasojnë topin, të mbrohen kundër ekipit stimulues dhe të bëjnë gola. Por në botën e biznesit, disa ekipe janë të pasigurta se çfarë kanë nevojë të bëjnë për të arritur sukses. Pse? Sepse ato nuk kanë strategji.
Është e dobishme të mendoni për strategjinë e kompanisë suaj si një palë shtyllash. Këto poste u tregojnë punonjësve tuaj se në cilin drejtim duhet të synojnë për të arritur objektivin e tyre dhe për të mposhtur opozitën. Bizneset me performancë të lartë u japin punonjësve të tyre qëllime të qarta strategjike.
Mesazhi kyç këtu është: Organizata juaj ka nevojë të ketë një strategji të pastër kristal.
Qëllimet janë veprime të prekshme që duhet të egzekutohen në periudhë të veqantë kohore.Vënia e qëllimeve strategjike siguron që punëtorët që qëndrojnë të fokusuar në punë të punojnë me një ndjenjë të emergjencës. Ne mund ta shohim sa e rëndësishme është strategjia kur e konsiderojmë se më pak se një e treta e punëtorëve në bizneset me performancë të ulët thonë se ata qartë e kuptojnë cila është strategjia e kompanisë së tyre. Mbi dy të tretat (2/3) e punëtorëve në organizata me performancë të lartë e dinë saktësisht se çfarë po mundohet të arrijë kompania e tyre.
Megjithëse mund të tingëllojë e pamundur, është ide e mirë të siguroheni që e tërë strategjia e biznesit tuaj për vitet e ardhshme të shkruhet në një fletë të vetme.
Shumë kompani kanë strategji që i mbushin qindra faqe. Ky është problem sepse shumica e punëtorëve nuk do të jenë në gjendje ta marrin gjithë këtë informatë. Dhe pa e absorbuar gjithë atë, si do të mund ta dinë cila është strategjia? Mbajtja e qëllimeve tuaja strategjike dhe prioriteteve në një faqe të vetme siguron që çdokush mund t’i mbajë në mend ato dhe t’i ketë në mendje teksa shkojnë përpara.
Për ta mbajtur stafin tuaj të informuar me përditësimet më të fundit të strategjisë, biznesi juaj duhet të ketë një departament solid të komunikimit të brendshëm. Por çuditërisht, shumë kompani nuk e bëjnë këtë.
Megjithëse bizneset janë të lumtura të shpenzojnë shuma të mëdha të parave në komunikimin me konsumatorët e tyre, shumë nga ata nuk investojnë në komunikim efektiv me punëtorët e tyre. Bizneset me performancë të lartë nuk e bëjnë këtë gabim. Ato e dinë se kur është në pyetje komunikimi, stafi duhet të jetë prioritet. Prandaj mos u frikësoni të shpenzoni para në infrastrukturën e komunikimeve të brendshme për tu siguruar që të gjithë punëtorët tuaj janë në faqen e njëjtë dhe t’i nxitni ata drejt të njëjtave qëllime strategjike.
Ideja kyçe 3
Shumica e bizneseve nuk ja dalin ta shfrytëzojnë potencialin real të punëtorëve të tyre.
Eshtë e shumë e zakonshme që të keni nevojë për njerëz në organizatën tuaj, por shumica e kompanive e konsiderojnë këtë sikur nevojë për të rekrutuar njerëz të mirë. Sapo të kenë punësuar staf të talentuar, shumë biznese supozojnë se kanë bërë gjithçka që kanë munduar për të ndërtuar një ekip. Por bizneset me performancë të lartë e kuptojnë se zhvillimi i kapitalit njerëzor përfshin shumë më shumë sesa vetëm rekrutimin. Pra si e ndërtoni një fuqi punëtore të madhe?
Por rekrutimit të njerëzve më të mirë, ju poashtu keni nevojë t’i zhvilloni të punësuarit e rinjë sapo të kenë hyrë në detyrë. Ky zhvillim mund të marrë formën e programeve të jashtme trajnuese apo postimit të përkohshëm të njerëzve në pjesët tjera të biznesit, ashtuqë të mund të mësojnë më shumë për organizatën.
Por megjithëse këto aktivitete janë të lehta për t’i zhvilluar, shumë kompani e shmangin zhvillimin e aftësive të punëtorëve të tyre. Pse? Sepse ata mendojnë se është shumë rrezik.Në fund të fundit, çfarë ndodh nëse ata investojnë kohë dhe burime në zhvillimin e dikujt, dhe pastaj ai person vendos ta lë kompaninë?
Mesazhi kyç këtu është:Shumica e bizneseve nuk ia dalin ta shfrytëzojnë potencialin real të punëtorëve të tyre.
Në vend që të rrisin atë që punonjësit e tyre ekzistues janë të aftë, shumica e bizneseve preferojnë të rekrutojnë punonjës të rinj që tashmë kanë aftësitë dhe përvojat e kërkuara.
Por kompanitë me performancë të lartë nuk i hyjnë kësaj rruge.Në vend se të brengosen për pasojat e investimit në një punëtor i cili pastaj ik, kompanitë me performancë të lartë brengosen se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk e zhvillojnë dikë që zgjedh të qëndrojë. Për më tepër, në vend që të lejojnë menaxherët e linjës të vazhdojnë të rekrutojnë njerëz të rinj në ekipin e tyre, disa kompani me performancë të lartë shpesh do të shkarkojnë menaxherët për dështimin për të siguruar që ekipi i tyre ekzistues është mjaft i aftë për të përballuar sfidat e biznesit.
Pra si e shpalosni potencialin e vërtetë të dikujt që punon për ju?
Ndoshta vendi i parë ku duhet të kërkoni është ekipi i juaj i lidershipit. Shpesh, nëse organizatat vendosin të invesojnë në zhvillim të stafit, ata e vënë atë investim në zhvillimin e aftësive teknike të punëtorëve të tyre. Por ajo që shumë njerëz humbasin nuk janë aftësitë lidershipe teknike-por aftësitë rreth komunikimit, integritetit dhe stilit menagjues.
Ju mund të lini një shembull të mirë tek të tjerët në organizatën tuaj duke kryer trajnime dhe programe zhvillimi për veten. Kjo do t’i inkurajojë liderët e tjerë t’i rifreskojnë aftësitë e tyre dhe të vëjnë një ton të ri për të gjithë organizatën. Nëse menagjerët mund ta shohin se liderët eprorë e përqafojnë zhvillimin dhe aftësimin personal, ata kanë më shumë gjasa të ofrojnë mundësi trajnimi për ekipet e tyre në vend se të rekrutojnë njerëz jashtë organizatës.
Ideja kyçe 4
Bizneset me performancë të lartë festojnë fuqinë e tyre punëtore.
Ka mundësi që e mbani mend ndjenjën e mrekullueshme të fitimit të një çmimi në shkollë dhe si e keni sjellur atë me krenari për t’ua treguar prindërve tuaj. Përderisa mund ta konsideroni se zyra juaj dhe fusha e lojës qëndrojnë miliona milja larg njëra-tjetrës, rezulton se ka shumë gjëra që liderët e biznesit do të mund të mësonin nga mësuesit e parashkollores.
Një mësim i madh që liderët duhet ta mësojnë është se, pavarësisht sa i vjetër jeni, gjithnjë ndiheni mrekullueshëm kur dikush me autoritet ju thotë ju lumtë apo ju jep ndonjë formë të mirënjohjes.
Shumë liderë fokusohen në sigurimin se stafi i tyre t’i arrijë qëllimet sfiduese, por kur ato qëllime arrihen, ata harrojnë t’iu japin punëtorëve të tyre një falenderim të mirëmerituar dhe një dorë mbi sup.
Mesazhi kyç këtu është: Bizneset me performancë të lartë e ngrisin forcën e tyre punëtore.
Hulumtimet tregojnë se mbi 50% të punëtorëve në organizata me performancë të lartë thonë se liderët e tyre mundohen t’i njohin arritjet e tyre. Por në bizneset me përformance të ulët, vetëm 25% të punëtorëve pajtohen, apo më keq, një e treta e tyre thonte se menagjerët e tyre asnjëherë nuk ju japin lavdata apo mirënjohje.
Shfaqja e mirënjohjes nuk është thjeshtë gjëja e duhur për ta bërë; ajo është poashtu një mjet i çmueshëm për të marrë më të mirën nga ekipi juaj. Është fakt se punëtoret të cilët ndihen të vlerësuar kanë më shumë gjasa të bëjnë më shumë sesa pritet prej tyre, dhe të përpiqen më shumë për t’i arritur qëllimet e kompanisë.
Pra si mund ta bëni shprehi mirënjohjen e dhënë stafit tuaj?
Lajmi i mirë është se nuk është e thënë të jetë diçka e kushtueshme apo që merr kohë. Ndonjëherë, gjithë çfarë duhet është ta vendosni kokën në derën e zyres së dikujt dhe të thoni faleminderit. Në fakt, hulumtimet tregojnë se kjo lloj mirënjohje spontane është më efektive sesa lavdërimi i planifikuar. Dhe mos jini të turpshëm qe t’iu shohin njerëzit kur e bëni këtë! Përderisa ju nuk duhet asnjëhere ta kritikoni një punëtor në publik, lavdërimi bëhet më së miri në një audiencë.
Dhe bëhuni i guximshëm kur është në pyetje shfaqja e mirënjohjes tuaj. Një kompani vendosi të dërgonte shefin e tyre financiar të palodhur dhe gruan e tij në një fundjavë spa, vetëm për të thënë faleminderit për përpjekjet e tij. Rezultati? Vite më vonë, ky akt dashamirësie ishte ende duke u përmendur dhe vlerësuar nga stafi.
Ideja kyçe 5
Organizatat me performancë të lartë kujdesën për punëtoret e tyre.
Sa kujdeseni për njerëzit të cilët punojnë për ju? Si lider, mund të mos keni kaluar shumë kohë duke menduar për këtë pyetje, por punëtorët tuaj me siguri e kanë bërë këtë. Dhe ata ka gjasa ta kenë një ide më të saktë të përgjigjes.
Kur gjithqka shkon mirë, është e lehtë të thoni se kujdeseni për punëtorë tuaj. Por kur raporti juaj me stafin është nën presion, zakonisht e vërteta del në shesh. Kjo ndodh kur punëdhënësit të cilët nuk brengosen për mirëqenien e stafit te tyre i shfaqin fytyrat e tyre të vërteta shpesh me pasoja shkatërrimtare.
Mesazhi kyç këtu është: Organizatat me përformance të lartë kujdesen për punëtoret e tyre.
Merreni parasysh këtë shembull real të dy kompanive, dy prej të cilave kishin një punëtor i cili ishte lënduar në vend të punës dhe kishte nevojë për pak pushim për tu rikuperuar.Kompania e parë u sigurua që ata në mënyrë të përditshme ta kontrollonin punëtorin e tyre të lënduar për ta parë se si po ndihej, dhe për të pyetur nëse mund të bënin ndonjë gjë për të.Ky punëtor u kthye prapë në zyre dy javë më vonë.
Kompania e dytë merrej me këto gjëra ndryshe. Ata nuk u përpoqën të kontaktonin me punëtorin e tyre të sëmurë përgjatë kohës sa ishte në pushim. Larg syve, larg zemrës. Dhe cili ishte rezultati i kësaj? Ajo kompani nuk e pa më kurrë atë punëtor. Dhe punëtori jo vetëm që nuk u kthye në punë, por ai e goditi edhe ish-punëdhënësin e tyre me padi për lëndimet që kishte marrë në vendin e punës. Kjo thjesht tregon se gjestet e vogla të kujdesit dhe shqetësimit mund të bëjnë një ndryshim të madh.
Shumë shpesh organizatat nuk mendojnë se kanë ndonjë obligim për tu kujdesur për mirëqënien e punëtorëve të tyre. Dhe kush mund t’i fajësojë ato? Në fund të fundit, asgjë nuk shkruhet në kontratën e punësimit për të shfaqur mëshirë ndaj atyre që punojnë për ju.
Por shumica e punëtorëve besojnë se kompanitë e tyre vërtetë kanë obligime ndaj tyre. Ky besim njihet si kontrata psikologjike.Janë një varg pritshmërishë të pashkruara nga ana e punëtorëve, lidhur me të gjitha të drejtat dhe meritat, dhe në maje paga e tij, të cilat mund t’i presin nga punëdhënësi i tyre si shkëmbim për punën që bëjnë.
Disa kompani me përformancë të ulët tani po e bëjnë të pashkruarën të shkruar, dhe po e kthejnë kontratën psikologjike në dokument të vërtetë që punëtorët e nënshkruajnë kur fillojnë të punojnë për biznesin. Këto kontrata specifikojnë gjithçka që punëtori mund të presë nga kompania e tyre në këmbim për punën e madhe. Tani që jeni të vetëdijshem për këto pritshmëri, keni një mendim për atë që mund të përfshijë kontrata me punëtorët tuaj.
Ideja kyçe 6
Konsumatorët tuaj kyq do të jenë poashtu konsumatorët tuaj besnikë .
Shumë biznese mendojnë se të qënit i përqendruar në konsumatorë nënkupton të ndërtoni një webfaqe të shtrenjtë apo të zbatoni një process të majme të shitjeve, por biznesët me përformancën më të lartë e dinë se të qënit vërtetë i fokusuar në konsumatorë ka të bëjë me diçka krejtësisht ndryshe. Domethënë të jeni në gjendje t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë: Kush është konsumatori im kyq?
Kjo pyetje është më komplekse sesa duhet.Nëse keni ndonjë mundësi që t’i përgjigjeni asaj saktësisht, do të ju duhet ta pyesni vetën një tjetër pyetje fillimisht.Dhe kjo pyetje është: Çfarë e bën biznesin tim ndryshe nga ata të konkurentëve të mi? Vetëm duke e ditur këtë do të jeni në gjendje ta njihni këtë konsumator kyç.Konsumatori juaj ky është përsoni që dëshiron mu gjënë të cilën e ofron biznesi juaj por jo konkurenca. Jo vetëm që këta njerëz janë konsumatorët tuaj më të kënaqur, por ata poashtu janë ata njerëz që do të kthehen në kompaninë tuaj përsëri e përsëri.
Mesazhi kyç këtu është: Konsumatorët tuaj kyq do të jenë poashtu konsumatorët tuaj besnikë.
Kompanitë më të mira e dinë se besnikëria e konsumatorit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ata e kuptojnë se konsumatorët e rinjë janë të mrekullueshëm, por konsumatorët e përsëritshëm janë edhe më të mirë. Merrni parasysh faktin se tre të katërtat e punonjësve në kompanitë me performancë të lartë raportojnë se punëdhënësi i tyre është shumë i mirë në mbajtjen e klientëve, ndërsa vetëm gjysma e të gjithë punonjësve në bizneset me performancë të ulët thonë të njëjtën gjë.
Arsyeja pse besnikëria e konsumatorit është aq e vlefshme është për shkak të ekonomisë së thjeshtë.Tërheqja e konsumatorëve të rinjë është shpesh shumë e kushtueshme.Merreni parasysh faktin se një kompani tipike tashmë ka hargjuar gjysmën e parave që një konsumator i ri gjeneron për ta tërhequr atë konsumator në radhë të parë.Prandaj nëse një konsumator shpenzon 100$ me biznesin tuaj, fitimi juaj me gjasë do të jetë diku 50$, sepse ju tashmë është dashur t’i hargjoni 50$ të tjerë në shitje dhe marketing që e sollën atë tek ju. Por këto shpenzime zvogëlohen dukshëm nëse ai person vazhdon të kthehet dhe të bëhet konsumator besnik.
Prandaj për hir të margjinave të fitimit tuaj, ju duhet të zhvilloni një raport me konsumatorët tuaj në vend se të mendoni për raportin tuaj me ta si transaksion i njëhershëm.
Kompanitë me përformancë më të lartë ndërtojnë raporte me konsumatorët e tyre duke iu kërkuar atyre komente, duke zbatuar sygjerimet rreth produkteve dhe duke i shpërblyer ata për besnikërinë e tyre. Për më tepër, këto kompani punojnë shumë për ta kthyer atë konsumator besnik në një avokues për biznesin e tyre. Një konsumator avokues që e pëlqen biznesin tuaj aq shumë saqë ai fillon të ju rekomandojë tek të tjerët në rrjetin e tyre social.
Ideja kyçe 7
Optimizimi dhe rafinimi i sistemeve tuaja të TI-së sjell performancë të lartë.
Sapo biznesi juaj të ketë një sistem TI funksional, a vazhdoni me atë sistem në mënyrë rigoroze, apo vazhdoni ta optimizoni atë?Shumica e bizneseve kanë zhvilluar një mënyre të përdorimit të IT-së që funksionon, por jo shumë prej tyre e kanë shprehi përmirësimin e sistemeve të tyre. Rifreskimi i sistemeve të TI mund të jetë sfidë për kompanitë më të vjetra në veqanti.
Kjo sepse kompanitë më të vjetra shpesh janë të ngatërruara me trashëgiminë e sistemeve të vjetra operuese, të cilat janë shumë të shtrenjta për t’u zëvendësuar. Shumë banka për shembull, ende po përdorin sisteme të TI thelbi i të cilave është zhvilluar me më shumë se katër dekada më parë!
Mesazhi kyç këtu është: Optimizimi dhe rafinimi i sistemeve tuaja të TI nxisin përformancë të lartë.
Sipas autorit, tre të katërtat e punëtorëve në biznese me performancë të lartë thonë se organizata e tyre vazhdimisht i ngrit sistemet e saja të TI, ndërsa vetëm 41% e atyre në biznese me performancë të ulët e thonë të njëjtën.
Nëse po udhëheqni një biznes më të vjetër, ngritja e sistemit tuaj nuk do të jetë e lehtë, por shpesh është rruga e vetme për ta siguruar të ardhmen e kompanisë tuaj.
Mbane në mend se konkurentët tuaj më të rinjë, sikurse që janë start-upet, nuk janë të renduara me sisteme të demoduara të TI. Dhe nëse nuk bëni kujdes, kjo përparësi mund t’iu japë atyre një përparësi vendimtare mbi biznesin tuaj. Nëse do të kushtonte shumë për t’i ndryshuar njësitë e biznesit tuaj në një sitem të ri TI përnjëherë, atëherë ndodhta duhet të ndërtoni njësi të reja të biznesit tuaj në një sistem të ri, duke i lënë njësitë e biznesit tuaj të ri në sisteme të vjetra.
Nëse vendosni ta përmirësoni sistemin tuaj të TI, është me rëndësi të investoni në trajnimin e punëtorëve tuaj, ashtuqë ata e dinë si ta përdorin sistemin e ri në mënyrë efektive.
Shumë shpesh, kompanitë shpenzojnë shumë për projektimin dhe instalimin e një sistemi të ri IT, por përpiqen të kursejnë para duke kursyer në trajnimin e IT për stafin e tyre. Ndërsa kursimi mund të duket joshëse, konsideroni se kjo qasje është një ekonomi e rreme.Në fund të fundit, nëse stafi juaj nuk di si ta përdor sistemin e ri në potencialin e tij të plotë, atëherë ai nuk do të nxit produktivitet në biznesin tuaj, dhe ju asnjëherë nuk do të shihni një kthim në investimin tuaj fillestar.
Dhe në fund, mos harroni t’i përditësoni rrjedhët egzistuese të punës tuaj, proceset, dhe përshkrimet e punëve për ta lehtësuar teknologjinë e re të cilën e keni sjellur. Edhe nëse stafi juaj di si ta përdor sistemin e ri në mënyrë të përsosur, ai do të funksionojë mirë nëse proceset tjera tuaja përshtaten për të qenë të përputhshme me të.
Përmbledhja Finale
Bizneset me performancë të lartë e bëjnë shprehi vetëpërmirësimin e vazhdueshëm. Ato mund të jenë më të mirat në fushën e tyre, pro ato e dinë se prapë mund të jenë më mirë. Qofshin duke gjetur mënyra të reja për t’i lavdëruar punëtorët e tyre të rinjë apo të sjellin zgjidhje të reja innovative në sfidat e tyre teknologjike, bizneset më të suksesshme janë gjithnjë duke menduar për atë se si mund ta mbajnë përparësinë e konkurencës së tyre.
Këshillë vepruese:
Zhbllokoni mundësi të reja mësimi me një skemë mentorimi. Stafi në bizneset me performancë të lartë di të bëjë mirë punën e tij, por ata ende kërkojnë mundësi për të mësuar më shumë. Ju mund ta plotësoni këtë etje për njohuri duke krijuar një program mentorimi. Kjo mund të marrë formën e menaxherëve të lartë që mentorojnë më shumë punonjës të rinj ose, për drejtuesit tuaj të lartë, duke u dhënë atyre mundësinë që të trajnohen nga dikush jashtë organizatës. Shumë mentorë raportojnë se ata përfitojnë po aq nga këto programe sa njerëzit që po ndihmojnë, kështu që kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të angazhuar stafin në të gjitha nivelet e biznesit tuaj.