5.4 C
Pristina
spot_img

Google Bard versioni i avancuar po vjen dhe përdoruesit e saj duhet të paguajnë

Date:

Share:

Google prezantoi për herë të parë Bard Advanced në Dhjetor të 2023 së bashku me një model të ri AI quajtur Gemini si dhe një hyperkompjuter nga Google Cloud.

Google Bard Advanced po vjen dhe mund të jetë përpjekja e parë e kompanisë për të tarifuar përdoruesit e një roboti bashkëbisedues AI.

Kodi në uebsajtin e Bard sugjeron se përdoruesit mund të përfitojnë 3 muaj falas të Bard Advanced duke lënë të kuptohet se pas kësaj periudhe përdoruesit duhet të paguajnë.

Përdoruesi Bedros Pamboukian zbuloi kodin duke e postuar në rrjetin social X i cili gjithashtu përmban referenca të Google. Kjo do të thotë se përdoruesit duhet të kenë një abonim Google One për të aksesuar Bard Advanced.

Google prezantoi për herë të parë Bard Advanced në Dhjetor të 2023 së bashku me një model të ri AI quajtur Gemini si dhe një hyperkompjuter nga Google Cloud.

Gemini është model AI më i avancuar i Google dhe ka aftësinë për të kuptuar dhe arsyetuar me veprime të ndryshme shumë më mirë sesa modelet ekzistuese.

Gemini ka tre madhësi: Gemini Ultra, Gemini Pro dhe Gemini Nano. Aktualisht Bard përdor Gemini Pro ndërsa Ultra nuk është ende i disponueshëm por Google ka thënë se do të përdoret për Bard Advanced.

Google aktualisht po teston Bard Advanced me një numër të kufizuar përdoruesish por nuk ka një datë të saktë të debutimit. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img