Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Drejt një psikologjie të qenies
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Eksploroni teorinë e thellë të Maslowit për rritjen dhe vetëaktualizimin.
Psikologu Abraham Maslow jetoi dhe punoi përgjatë fillimit dhe mesit të shekullit të 20-të. Në atë kohë,fusha e tij fokusohej kryesisht në patologji-atë që Maslow e quante ‘’gjysma e sëmurë e psikologjisë.’’
Ndonëse Maslow besonte se gjysma ishte e rëndësishme, ai poashtu u frustrua jashtëzakonisht shumë që pjesa tjetër, njësoj e rëndësishme, si gjysma e disiplinës-ajo që mund ta quani ‘’gjysma e shëndetshme’’-ishte injoruar. Për Maslow, psikologjia nuk kishte të bënte vetëm me largimin nga sëmundja-kishte të bënte poashtu me kthimin drejt shëndetit.
Maslow përfundimisht i refuzoi termet ‘’i sëmurë’’ dhe ‘’i shëndetshëm’’ si terme kulturalisht relative. Në vend të kësaj, ai zgjodhi të përdorte termin vetëaktualizim për ta përshkruar procesin e rritjes individuale psikologjike-një proces që ai besonte se ishte fati i përbashkët biologjik i njerëzimit.
Pra çfarë është saktësisht vetëaktualizimi? Zhytuni në këto pulsime dhe kuptojeni.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse shumë pak njerëz vetëaktualizohen;
- Çfarë përbën një përvojë kulmore; dhe
- Si do të mund të rindërtoheshin shoqëritë përmes vetëaktualizmin.
Ideja kyçe 1
Njerëzit kanë një nevojë të lindur për tu vetëaktualizuar.
A besoni edhe ju, sikurse shumë filozofë, në konceptin e natyrës njerëzore?
Abraham Maslow vërtetë besonte-por vizioni i tij ishte unik.Ndryshe nga filozofitë e tjera, ai nuk kërkonte mbështetje në një autoritet më të lartë sikurse Zoti. Ai thjeshtë kërkonte një të kuptuar të thellë të psikologjisë njerëzore. Maslow ndjente se natyra e brendshme e njerëzve do të mund të studjohej shkencërisht-të zbulohej në vend se të teorizohej për të.
Maslow besonte se çdo person ka një natyrë të brendshme që është pjesërisht individuale, dhe pjesërisht e ngjashme me atë të tërë njerëzimit.Ajo nuk është e fortë apo mbizotëruese, sikurse instikti kafshëror, dhe nuk është nga brenda neutrale, e mirë, apo e keqe.Si rrjedhojë, ajo duhet të inkurajohet për tu rritur, në vend se të shtypet.
Kjo nxitje instiktive është ajo që Maslow e quante vetëaktualizim.
Mesazhi kyç këtu është: Njerëzit kanë një nevojë të brendshme për tu vetëaktualizuar.
Nga përvoja e Maslowit, natyra e brendshme e njerëzve-nxitja e tyre drejt vetëaktualizimit-vazhdimisht ju bën atyre presion që ta shprehin atë. Njerëzit thellësisht dëshirojnë t’i përmbushin potencialet dhe talentet e tyre më të mëdha. Ata dëshirojnë t’i realizojnë misionet, fatet dhe thirrjet e tyre; ata dëshirojnë të bëhen më të unifikuar nga brenda, më të integruar, dhe më të sinergjizuar. Thënë shkurt, ata dëshirojnë ta dinë se kush janë.
Sidoqoftë, shumë njerëz në mënyrë të përsëritshme e mohojnë dëshirën e tyre për tu vetëaktualizuar-një sëmundje që shpesh vjen si rrjedhojë. Saherë që njerëzit i mohojnë natyrat e tyre, Maslow besonte, se mohimi i tyre regjistrohet në ndërdijen e tyre. Një person ka një prirje të natyrshme për tu bërë artist dhe zgjedh të shesë qoarape në vend të kësaj, ky është mohim i natyrës së tij-për të cilën gjë ai do të përfundojë duke e urrejtur veten. Njësoj, nëse dikush është inteligjent, por në mënyrë të përsëritshme e fsheh atë sepse nuk dëshiron t’i kompleksojë të tjerët, ai po e mohon natyrën e tij, dhe poashtu do të fillojë në ndërkohë ta urrejë veten e tij/të saj. Këto raste të përsëritshme eventualisht rrjedhin në patologji apo neuroza.
Fatkeqësisht, në kohën e Maslowit, psikologjia fokusohej më shumë në ato psikologji dhe neuroza. Puna e saj ishte t’i shëronte njerëzit dhe t’i bënte ata ‘’ jo të sëmurë’’- jo domosdoshmërisht t’i bënte ata të shëndetshëm.
Ishte nën këto kushqë që Masllowi vendosi ta zhvillonte një formë të re të psikologjisë, një psikologji që i studjonte veqoritë, shprehitë, dhe zgjidhjet e njerëzve të vetëaktualizuar. Ai e quajti këtë Psikologji të Qenies, me P të madhe. Në ditët e sotme, asaj i referohemi zakonisht me termin Psikologji Pozitive.
Maslow besonte se vetëaktualizimi ishte fati i përbashkët i njerëzimit – diçka që çdo njeri individual dhe njerëzimi në tërësi mund ta arrinte. Por, në mënyrë paradoksale, ai vlerësoi gjithashtu se shumë pak individë përfundimisht bëhen të vetëaktualizuar – vetëm një në njëqind apo edhe një në dyqind. Pulsimi tjetër do të tregojë pse.
Ideja kyçe 2
Mangësia e njerëzve ka nevojë të plotësohet para se ata të rriten.
Çfarë e bën një person neurotik? Në pikëpamjen e Maslowit, kjo rrjedh nga privimi.
Dukshëm, të gjitha qeniet njerëzore kanë nevoja. Kur ata privohen nga gjërat si uji, kalciumi, apo vitamina C, për shembull, njerëzit sëmuren. Por nevojat e tyre nuk përfundojnë atje; ato përfshijnë paoshtu gjërat si siguria, një ndjenjë e përkatësisë, dashurisë, respektit dhe prestigjit. Kur këto nevoja nuk përmbushen, njerëzit nuk sëmuren fizikisht, por mendërisht.
Nëse nuk jeni i bindur për këtë, egziston një hulumtim i gjatë që e mbështet këtë. Një nga studimet e Maslowit, krahasonin formimet familjare apo neurotike dhe njerëzit e shëndetshëm.Ndoshta quditërisht, njerëzit që janë të shëndetshëm më vonë në jetë, priren të mos i kenë pasur nevojat e tyre bazike psikologjike të paplotësuara më herët. Maslowi i quajti këto nevoja bazike nevoja të mangësive-dhe kur ato mbesin të paplotësuara, rritja është e pamundur.
Mesazhi kyç është ky: Nevojat e mungesës së njerëzve duhet të plotësohen përpara se të rriten.
Sipas Maslowit, nevojat njerëzore janë të organizuara në hierarki, me grupe të ndryshme të nevojave që pushojnë njëra mbi tjetrën. Këto nevoja në bazë të hierarkisë janë gjërat sikurse ushqimi dhe siguria. Në mes janë nevojat që i përfshijnë njerëzit e tjerë-gjërat si dashuria dhe respekti. Dhe në maje qëndron nevoja për vetëaktualizim.
Është me rëndësi ta vëreni që ju nuk mund të ngarkoni vetëm lart e poshtë piramidës, duke plotësuar nevojat në çdo mënyrë që dëshironi. Përpara se të plotësoni nevojën tuaj për dashuri, duhet të kënaqni nevojën tuaj për siguri. Dhe përpara se të kënaqni nevojën tuaj për vetë-aktualizim, duhet të kënaqni nevojën tuaj për dashuri.
Njësoj e rëndësishme është fakti se këto nevoja janë të integruara, që domethënë se nevojat më të larta gjithnjë qëndrojnë në kënaqjen e vazhdueshme të nevojave më të ulëta. Nëse një nga nevojat tuaja më të ulëta pushon të përmbushet për çfarëdo arsye, me siguri do ta ndjeni nevojën për tu siguruar që ta përmbushni atë përsëri para se të mund ta ktheni vëmendjen tek nevojat më të larta.
Për ta ilustruar, imagjinoni një fëmijë që fillon duke u kapur pas fundit të nënës së tij. Së shpejti, ai fillon të kuptojë se mund të largohet prej saj duke mbetur ende i sigurt. Më pas, ai ndihet i lirë të dalë dhe të fillojë të marrë gjërat, të luajë me to dhe në përgjithësi të eksplorojë botën. Nëse ndodh diçka që e bën fëmijën të ndihet i pasigurt, por - atëherë i kthehet nënës derisa rreziku i perceptuar të largohet.
Në të njëjtën mënyrë, njerëzit mund të rriten vetëm kur më nuk rrezikohen nga mangësia e nevojave të tyre. Por prisni-çfarë është në të vërtetë, rritja? Pulsimi tjetër do të flasë rreth kësaj në detaje.
Ideja kyçe 3
Rritja ka të bëjë me qëllimet, jo me mjetet.
Mendoni për herën e fundit kur jeni ndjerë shumë të motivuar për të bërë diçka.A jeni ndier se ajo gjendje mendore ishte e mërzitshme apo e padëshirueshme, sikurse diqka që keni dashur ta hiqni qafe sa më shpejtë që të jetë e mundur? Nëse po, atëherë keni qenë të motivuar nga një nevojë e mungesës. Me fjalë të tjera, ju jeni ndjerë i rrezikuar nga diçka, apo keni dashur të hiqni qafe diqka, të mohoni, apo ta shmangni atë ndjenjë. Keni kërkuar thjeshtë të ktheheni në ekuiliber.
Por, çka nëse në të vërtetë ju pëlqente se si ndihej ajo gjendje e motivuar, deri në atë pikë sa nuk donit që të përfundonte?
Në atë rast, keni pasur një mendësi rritjeje, pa dëshirë për tu kthyer në ekuilibër-thjeshtë keni dashur të vazhdoni ashtu. Dallimi kryesor në mes të këtyre dy llojeve të motivimit është se motivimi i mangësisë shtyn drejt përfundimit të vet, ndërsa motivimi i rritjes është një qëllim në vetvete.
Mesazhi kyç këtu është: Rritja ka të bëjë me qëllimet, jo me mjetet.
Ndoshta dallimi më i madh në mes të motivimit të mangësisë dhe motivimit të rritjes është në mënyrën se si ato ju mundësojnë njerëzve ta ndryshojnë botën. Njerëzit e motivuar nga rritja kanë shumë më shumë gjasa të përceptojnë në një mënyrë të painteresuar nga nevoja-pra, pa dëshirë. Praktikisht, kjo nënkupton se njerëz të tillë mund të shikojnë pas në dëshirat e tyre dhe ta shohin natyrën e brendshme të gjërave-gjërat brenda dhe në vetëvete.
Si për shembull, konsiderojeni dashurinë. Dashuria është një nevojë e mungesës më e ulët që mund të përmbushet nga njerëzit e tjerë. Kur motivohemi nga kjo nevojë, personi është i varur nga ambienti i tij-veqanarisht, në njerëzit që i japin atij dashuri. Ai duhet vazhdimisht ta monitorojë sjelljen e tij ashtuqë të mos rrezikojë humbjen e tyre,gjë që e bën atë edhe në ankth edhe të pagatshëm t’i shohë të tjerët si qëllime sesa sikur mjete.
Njeriu i vetëaktualizuar, në anën tjetër, është shumë më pak i varur dhe i mbështetur në ambientin e tij/saj. Ai është shumë më autonom dhe i vetëdrejtuar, dhe ai më nuk i sheh njerëzit si përmbushës të nevojave, rëndësia e të cilëve qëndron në dobinë e tyre tek ai. Në vend të kësaj, ai i sheh njerëzit si tërësi, të komplikuar, individë unikë që janë, dhe dashuria e tij për ta bazohet në cilësi objektive të brendshme.
Me fjalë të tjera, njerëzit që vetë-aktualizohen i shohin të tjerët si qëllim dhe jo si mjet. Maslow e quajti këtë formë dashurie B-dashuri – domethënë dashuri për Qenien e personit tjetër. Ajo qëndron në kundërshtim me dashurinë D, e cila është dashuria që varet nga një nevojë që personi tjetër kënaq për ju. B-dashuria është pjesë e një nëngrupi të vlerave B, të cilat do t’i diskutojmë në vijim.
Ideja kyçe 4
Njerëzit e vetëaktualizuar e përjetojnë frekuencën e lartë të përvojave kulmore.
Arritjet mbresëlënëse të njerëzve të aktualizuar nuk janë gjithqka që i dallon ata nga të tjerët. Jetët e tyre motivuese dhe njohëse janë poashtu shumë ndryshe nga ato të të tjerëve. Gjendjet psikologjike që i karakterizojnë ata janë ajo që Maslow i quan gjendje të Qenies.
Ne kemi diskutuar tashmë ndryshimin midis B-dashurisë – dashurisë për Qenien e një personi ose objekti – dhe D-dashurisë. Përvoja e dashurisë B karakterizohet nga një lloj i veçantë njohjeje, të cilin Maslow e quan Njohja e Qenies, ose Njohja B. Megjithëse ai së pari vëzhgoi njohjen B në kontekstin e dashurisë, Maslow arriti të kuptoi se njohja B është gjithashtu e pranishme në një gamë të gjerë përvojash të tjera, të cilat ai i përgjithësoi me emrin përvojat kulmore.
Mesazhi kyç këtu është: Njerëzit e vetëaktualizuar përjetojnë frekuencë të lartë të përvojave kulmore.
Përvojat kulmore janë më shumë sikur momente të ekstazës apo të magjepsjes. Ato mund të vinë kur bini në dashuri, kur përfshiheni në një akt kreativ, apo kur përjetoni një njohje intelektuale. Ju mund të përjetoni një përvojë të tillë poashtu kur një pjesë muzike, pikture apo vepre letrare vërtetë ju prek thellë. Gjatë një përvoje kulmore ju bini në njohjen B.
Në njohjen B ju e shihni përvojën apo objektin si tërësi, të shkëputur nga çdo nocion i dobisë apo qëllimit. E shihni botën sikur të varej prej jush dhe qenieve njerëzore në përgjithësi. Nëse përvoja kulmore është në natyrë, për shembull, ju e shihni peisazhin si vetë fundin-jo si ndonjë fushë njerëzore.
Një tjetër aspekt i njohjes B është se kategorizimi, klasifikimi dhe abstraktimi largohen tutje. Ju thoni se po shikoni një pikturë. Momentin që mendoni për subjektin e saj, si për shembull ‘’një të huaj’’ atëherë e keni klasifikuar atë, e keni larguar veten nga mundësia e të parit të tij si një qenie e plotë unike njerëzore. Kjo nuk ndodh në njohjen B.
Në njohjen B, personi është i hapur ndaj përshtypjeve të shumëta dhe madje kontradiktore. Ju i shihni gjërat në tërë kompleksitetin e tyre-dhe ju e shihni veten tuaj në këtë mënyrë poashtu. Njerëzit e vetëaktualizuar e kuptojnë se ata janë shumë gjëra njëkohësisht-i rritur dhe fëmijë, egoistë dhe joegoistë, racional dhe joracional. Në këtë mënyrë, njerëzit e vetëaktualizuar vërtetë e arrijnë një perspektivë pothuasje supernjerëzore.
Por ju nuk keni nevojë të jeni plotësisht të vetë-aktualizuar në mënyrë që të keni përvoja kulmore. Në fakt, është gjatë përvojave të pikut që ju përkohësisht bëheni vetëaktualizues. Në thelb, ato janë episode që ju afrojnë të qenit – dhe ato mund të vijnë në çdo pikë gjatë jetës tuaj.
Ideja kyqe 5
Kreativiteti i vetëaktualizimit dallon nga kreativiteti tipik.
Nëse historia e artit e bën një gjë të qartë, është ajo se kreativiteti, talenti dhe gjeniu nuk janë sinonime me shëndetin e mirë. Disa nga artistët më të mëdhenjë të botës kanë qenë njerëz psikologjikisht të pashëndetshëm-thjesht mendoni për Wagenerin, Van Gogh, apo Byronin. Për Maslowin, duket se shëndeti dhe gjeniu ishin të ndara, dhe se lidhja mes tyre ka pasur gjasa të jetë e dobët.
Pra si ka munduar atëherë ai ta interpretoje vëzhgimin e tij se njerëzit e vetëaktualizuar janë psikologjikisht të shëndetshëm, dhe për shkak të kësaj, të shfaqin kreativitet më të madh sesa të tjerët?Ai ka mundur të arrijë në përfundim se lloji i kreativitetit që njerëzit e vetëaktualizuar shfaqin është unik.
Ja ku është mesazhi kyç: Kreativiteti i vetëaktualizimit dallon nga kreativiteti tipik.
Duke e studjuar vetëaktualizmin, Maslow fillloi duke supozuar se kreativiteti përkiste vetëm në arte. Por mes subjekteve të tij të vetëaktualizimit ishte një grua që kishte një punë tradicionale dhe pak edukim. Ajo ishte amvise me orar të plotë dhe nënë, dhe ajo nuk ishte e përfshirë në ndonjë gjë tradicionale që konsiderohej kreative.Por edhe pse më shumë pak para në dispozicion, ajo gjithnjë ia dilte ta bënte shtëpinë e saj të dukej bukur, ofronte mbrëmje të jashtëzakonshme banketi, dhe ishte mikëpritëse e shkëlqyeshme. Në këto fusha, ajo ishte origjinale, e zgjuar dhe inovative. Fjala e vetme që Maslow mund të përdorte për ta përshkruar atë ishte – e keni marrë me mend – “kreative”.
Maslow poashtu e kuptoi se vetë asocimi me një profesion kreativ nuk e bën dikë kreativ. Një violençelist për shembull, nuk është kreativ sepse profesioni i tij lidhet me artet. Ai mundet në fakt, të jetë thjeshtë një interpretues i shkathtë i një vepre të kompozuar kreative.
Së bashku, këto zbulime e çuan Maslow-in të vendoste një kategori të veçantë të quajtur krijimtaria vetëaktualizuese – shkurt krijimtaria SA. Krijimtaria e SA përcaktohet nga perceptiviteti, spontaniteti dhe shprehja, si dhe nga mënyra se si kombinon gjërat në dukje të palidhura në mënyra të reja. Veprat e krijuara nga njerëz me krijimtari SA kanë më shumë gjasa të marrin formën e improvizimeve të xhazit ose pikturave abstrakte sesa koncerteve ose peizazheve të realizuara me kujdes.
Në këtë mënyrë, kjo e bën kreativitetin SA më të ngjashëm me kreativitetin që shfaqin fëmijët, që është spontan, shprehës dhe i pafajshëm. Kjo tregon se kreativiteti SA është më pranë bazës së natyrës njerëzore-potencialit të brendshëm me të cilin kanë lindur të gjitha qeniet njerëzore, por që groposet teksa ata plaken.
Por ëfarë e mundëson këtë kreativitet në njerëzit e vetëakutalizuar? Maslow mendonte se mund të jetë mungesa e tyre relative e frikës.Për shkak se njerëzit e vetëaktualizuar nuk brengosen shpejt për rrezikimin e lidhjeve të tyre me njerëzit e tjerë, ata janë më të lirë për tu përfshirë me impulse dhe emocionet e tyre spontane-dhe kështu janë më të lirë për t’i shprehur vetet e tyre më të thella.
Ideja kyçe 6
Shoqëria do të mund të vinte me një sistem vlerash nga zgjedhjet e të vetëaktualizuarve.
Për mijëra vite, njerëzit kanë provuar të ndërtojnë një sistem vlerash që rrjedh nga natyra njerëzore. Ata kanë sjellur shumë teori-dhe praktikisht, të gjitha këto kanë dështuar. Kur Maslow shkruante, shoqëria dukej të ishte jo më pak e sëmurë sesa kishte qenë në të kaluarën. Për më tepër, të gjithë heronjtë e saj ishin zhdukur. Në të kaluarën, kulturat kishin figura aspiruese sikurse shenjtorët, kalorësit dhe mistikët. Edhe në kohën e Maslowit, edhe sot, modeli që duhet synuar-nëse ka një të tillë-është personi i vetërregulluar që nuk ka probleme. A nuk është frymëzuese?
Ja ku vjen në pyetje një teori e vetëaktualizimit.Nëse vetëaktualizimi është fati i njerëzimit, njerëzit e vetëaktualizuar do të mund të bëheshin heronjtë e ri të shoqërisë. Njerëzit mesatar do të mund t’i modelonin zgjidhjet e tyre dhe ato të të vetëaktualizuarve, të cilat si rrjedhojë do ta rritnin shëndetin e shoqërisë në tërësi.
Mesazhi kyç këtu është:Shoqëria do të mund të sjellte një sistem vlerash nga zgjidhjet e vetëaktualizuarve.
Për të pasur një shoqëri më të shëndoshë, së pari duhet të riorganizohen vlerat e saj. Por kjo nuk është punë e lehtë. Për fillestarët, është e dosmosdoshme të japin përgjigje për këtë pyetje: Çfarë baze ka për të menduar se njerëzit që vetë-aktualizohen bëjnë zgjedhje më të mira se të gjithë të tjerët?
Epo, eksperimentet kanë treguar se shumë tipe kafshësh kanë një aftësi të lindur për të zgjedhur një dietë të dobishme. Duke pasur një zgjidhje të lirë mes shumë opsionesh, ato i zgjedhin dietat të cilat përputhen me nevojat e tyre. Natyrisht, ky nuk është mekanizëm perfekt, por funskionon si parim i përgjithshëm. Bebet njerëz kanë një mençuri të lindur të brendshme të harmonizuar lidhur me nevojat për aktivitet, diteale dhe gjumë, poashtu-të paktën shumicën e rasteve. Jo çdokush është i indur të jetë ‘’zgjedhës’’i mirë. Mes të rriturve, ka zgjedhës të mirë dhe të këqinjë, dhe jo vetëm mes njerëzve të rritur: tek pulat, aftësia për të zgjedhur një dietë të mirëfilltë ndryshon shumë. Zgjedhësit e mirë bëhen më të mëdhenj, më të fortë dhe më dominues se zgjedhësit e këqij. Dhe nëse dieta e zgjedhësve të mirë u detyrohet zgjedhësve të këqij, ata bëhen më të mëdhenj, më të fortë, më të shëndetshëm dhe më dominues sesa do të kishin.
Mbetet për t’u vërtetuar empirikisht nëse e njëjta gjë mund të vlejë edhe për qeniet njerëzore. Por nëse po, ka disa implikime të mëdha. Siç qëndron, shoqëria është modeluar sipas zgjedhjeve të njerëzve neurotikë – të cilët në të vërtetë mund të na tregojnë vetëm se si t’i mbajmë neurozat tona të qëndrueshme.
Alternativa është të vëzhgoni se çfarë zgjedhin ekzemplarët “më të mirë” njerëzorë, duke supozuar se këto janë vlerat më të larta për të gjithë njerëzimin. Zgjedhjet, shijet dhe gjykimet e tyre mund të na tregojnë potencialisht se çfarë është e mirë për speciet në planin afatgjatë – dhe të ndihmojnë të gjithë të bëhen më plotësisht njerëzorë.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është se:
Njerëzit kanë një dëshirë të lindur për vetëaktualizim. Sidoqoftë, vetëm një përqindje e vogël e individëve aktualisht e arrijnë atë për shkak të forcave kulturore, frikës, dhe dëshirës për të përmbushur nevojat e mungesave priren të jenë aq të forta. Është e mundur se duke i identifikuar njerëzit e vetëaktualizuar dhe duke i vëzhguar zgjedhjet e tyre, njerëzimi do të mund t’i hiqte neurozat e tij dhe të bëhej vërtetë i shëndetshëm.