Samsung Electronics njoftoi se 10 modele midis 3 grupeve të produkteve nga DA Business janë vlerësuar me certifikatën “Product Carbon Footprint” nga Carbon Trust. Certifikata vërteton se Carbon Trust ka matur dhe konfirmuar emetimet e karbonit të produkteve bazuar në
standardin global, PAS 2050:2011.
“Marrja e certifikimit ‘Product Carbon Footprint’ për pajisjet tona shtëpiake është një moment historik i rëndësishëm”, tha Jeong Seung Moon, EVP dhe Shef i Ekipit R&D të Biznesit të Pajisjeve Dixhitale në Samsung Electronics.
“The Carbon Trust” është një konsulencë globale mbi klimën që synon të përshpejtojë lëvizjen drejt një të ardhmeje të dekarbonizuar. Organizata, e cila u themelua në Mbretërinë e Bashkuar dhe operon globalisht, si edhe certifikon produktet të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Produktet Samsung u certifikuan në bazë të emetimeve nga projektimi deri në fund të ciklit të tyre jetësor, të cilat marrin parasysh të gjitha emetimet e gazeve serrë të një produkti, nga nxjerrja e lëndëve të para deri te prodhimi, shpërndarja, përdorimi dhe asgjësimi përfundimtar.
Për një total prej 10 modelesh u vlerësuan me certifikimin “Product Carbon Footprint”, të cilat përfshijnë tre modele frigoriferësh BMF 1 dhe një model të kondicionerit 2 rezidencial WindFree™ në tregun e Evropës dhe gjashtë modele të lavatriçeve 3 Bespoke Grande në tregun e Kores.