-1.4 C
Pristina
spot_img

Hakerët kanë depërtuar pa fjalëkalim në llogaritë e Google

Date:

Share:

Hakerët duket se kanë gjetur një mënyrë për të depërtuar në llogaritë e Google pa pasur nevojë për fjalëkalim.

Duke gjeneruar “cookie”, ata po fitojnë “qasje të vazhdueshme” në të dhëna dhe po eksperimentojnë me këtë metodë sulmi.

“Cookies” janë pjesë informacioni të ruajtura në pajisjet tona, të cilat shkarkohen nga faqet e internetit, dhe shpesh përdoren për t’u kyçur më lehtë në llogari, pa pasur nevojën e fjalëkalimit.

Veçori e rëndësishme e këtij sulmi kibernetik është edhe qëndrueshmëria e tij. Kjo për faktin se hakeri do të mund të hyjë në llogari prapë edhe nëse i ndryshoni fjalëkalimin.

CloudSEK rekomandon që përdoruesit që besojnë se llogaria e tyre mund të jetë hakuar, fillimisht të dalin nga të gjitha ueb-faqet e internetit, dhe pastaj të vendosin një fjalëkalim të ri dhe unik. Bëhet e ditur se, Google ende nuk ka ofruar një zgjidhje për këtë shqetësim.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img