Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Prosperiteti
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Zbulojeni si ta transformoni modelin e korporatës në mjet të mirë.
Nuk mund ta mohojmë se jemi në kohë krize. Shëndeti i planetit tonë është i keq në një shkallë alarmuese, dhe zbrazëtira në mes të ‘’kemi’’ dhe ‘’nuk kemi’’ asnjëherë nuk ka qenë kaq ekstreme. Praktikat biznesore padyshim kanë kontribuar në këtë gjendje të emergjencës. Doktrinat që e shtyejnë korporatën botërore kanë çuar në shkatërrim të mjedisit, dhe kanë ndikuar në komunitete dhe e kanë njënanësuar rregullën ekonomike.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu, dhe modeli i korporatës nuk është qenësisht vetëshërbyes. Në fakt, korporatat e kanë potencialin për të bërë dobi të mirë që do t’iu shërbente jo vetëm aksionarëve. Ne vetëm duhet ta rimendojmë se çfarë modeli jemi duke përdorur.
Ky pulsim do të lë gjurmë në atë se si modeli i korporatës ka bërë tranzicion nga struktura që i bënte dobi komunitetit tek një e tillë që ka pasoja të gjëra, shkatërrimtare. Pastaj ky pulsim poashtu do të vë në pah mënyrat për ta rregulluar shtegun e mësimit biznesor, dhe ta riformojë korporatën si një mjet për mirëqenie shoqërore dhe ekonomike që ende i nderon nevojat e aksionarit.
Ideja kyçe 1
Është koha për një paradigmë të re biznesore
Çdo vit, mijëra drejtori të kompanive të ardhshme e fillojnë fazën tjetër të udhëtimit të tyre profesional-duke e marrë MBA-në e tyre. Gjatë atij semestri të parë të studimit, ata mësojnë për doktrinën Friedman, të emërtuar sipas ekonomistit dhe statistikanit Amerikan Milton Friedman.Më shumë se 50 vite më parë, libri e Friedman ‘’Kapitalizmi dhe Liria’’ e prezantoi konceptin i cili jo vetëm që e formoi themelin e edukimit biznesor për gjysmën e shekullit të kaluar, por poashtu e ka përkufizuar praktikën biznesore dhe ka ndikuar në rregullat e qeverisë në nivel global.
Ky koncept thotë se përgjegjësia e vetme sociale e biznesit është t’i rrisë fitimet e tij, brenda fushës ligjore. Dhe kjo është ajo që ata drejtorë te korporatave të së ardhmes kanë mësuar-që çdo vendim që e marrin duhet të ndihmojë në gjenerimin e fitimeve për aksionarët. Kjo ndjenjë është e rrënjosur aq thellë saqë shihet si një ligj natyral-diçka aq e natyrshme dhe e pandryshueshme sikurse që është graviteti.
Pasimi i doktrinës së Friedmanit ka rezultuar në mënyrë të pamohueshme në shumë dobi. Disa aksionarë korporatash kanë bërë sasi të mëdha parashë dhe e kanë stimuluar ekonominë. Dhe duke bërë kështu, bizneset e tyre i kanë punësuar komunitetet-si dhe ju kanë ofruar banim, ushqim, argëtim, dhe shërbime të cilat e bëjnë jetën më të lehtë dhe e mbështesin mirëqenien tonë.
Por në të njëjtën kohë, pasimi i kësaj doktrine ka shkaktuar dëm të madh. Ka shkaktuar-dhe vazhdon të shkaktojë shkatërrim të burimeve natyrore dhe dëmtim të planetit duke e rritur pabarazinë dhe privimin.Raportimi biznesor rrallë llogaritet për këtë dëm. Duke e ndjekur doktrinën e Friedmanit, ajo që ka rëndësi janë asetet financiare dhe materiale-asetet që bëjnë para.
Megjithëse korporatat besojnë se janë aksionarët e vetëm që përgjigjen, vendimet e tyre ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve dhe ekosistemeve.Kjo nënkupton se ato duhet të japin llogari tek ato komunitete dhe mjedise. Por për ta arritur këtë, bota e biznesit ka nevojë ta zëvendësojë paradigmën e saj me një mendësi të re-një mendësi që i ripozicionon korporatat dhe rolin e tyre në shoqëri.
Imagjinoni si do të dukej bota, nëse, si pjesë e aktiviteteve të tyre të përditshme, bizneset do të fokusoheshin në të bërit mirë si dhe në krijimin e fitimeve për aksionarët. Kjo mund të tingëllojë çmendurisht idealiste, por realiteti është se njerëzit e shpikën dhe e përvetësuan doktrinën e Friedmanit. Pra pse nuk mundemi ne të krijojmë një model që e shfrytëzon të mirën duke e zvogëluar të keqen?
Bizneset e kanë potencialin për të bërë ndryshim domethënës në botë.Ato thjeshtë duhet ta ripërcaktojnë se si duket ‘’suksesi’’. Por para se t’i eksplorojmë mënyrat për ta arritur këtë, le ta shohim se si kemi mbërritur këtu në radhë të parë.
Ideja kyçe 2
Korporatat e kanë humbur lidhjen e tyre me komunitetin
Koncepti i njerëzve të ndryshëm që janë kontraktuar bashkë në mënyrë legale për një biznes mund të vërehen deri në Romën e lashtë. Ne nuk do të kthehemi aq pas në kohë, por një mësim i shpejtë historie mund të ndihmojë ta sqarojmë pse korporatat e kanë humbur një pjesë të potencialit të tyre për të bërë mirë.
Korporatat njëherë e një kohë janë përdorur nga një mbrojtës dhe nga parlamenti i tyre për t’i promovuar interesat e kombit të tyre. Duke e prezantuar lirinë e përfshirjes, familjet atëbotë kanë qenë në gjendje t’i themelojnë vetë kompanitë e tyre.Kjo është bërë zakonisht me të kuptuarit se gjenerata e ardhshme do ta përfshinte biznesin, dhe do të vazhdonte të gjeneronte pasuri familjare dhe mundësi punë për komunitetin lokal. Gjërat u komplikuan edhe më shumë kur korporatat u bënë transnacional, sepse ato më nuk ishin të lidhura me një shtet apo komb. Por për një periudhë kohore, ato kontrolloheshin në masë të madhe nga familjet-sikurse–si kompania e ëmbëlsirave Cadbury ose institucioni financiar Barclays.
Më pas erdhën investitorët e jashtëm, që do të thoshte se familjet e vjetra të biznesit duhej të hiqnin dorë nga kontrolli. Korporatat u bënë në bashkëpronësi të individëve pa interes ndër breza në kompani. Këta individë kishin një qëllim të vetëm: të bënin një kthim të shëndetshëm në investimin e tyre.
Dhe me kohën, degët lokale të bizneseve u mbyllën dhe u rivendosën në tregje pune më të lira për ta rritur margjinën e fitimit dhe vlerën e kompanisë. Korporatat Perëndimore i zvogëluar çmimet e produktit duke përdorur dyqane ëmbëlsirash, dhe bankat i rritën fitimet e tyre duke shitur produkte financiare që nuk i bënin dobi komunitetit dosmosdoshmërisht ne afat të gjatë kohor. Në këtë proces, pabarazia në shpërndarje të pasurisë u zgjerua derisa mjedisi po grabiste për ta ushqyer makinën ekonomike.
Ajo që ka humbur gjatë këtij rrugëtimi është ndjenja e përkushtimit ndaj komunitetit. Si rregull e përgjithshme, korporatat më nuk i shohin vetet e tyre si pjesë e një ekosistemi me aksionarë të shumte dhe të shumëllojshëm: pronarët e tyre, anëtarët e familjeve, menagjerët, punëtorët, furnizuesit, konsumatorët dhe komunitetin. Në të kaluarën, korporatat krijonin qëllime afatgjata që mbështesnin shumë-jo të gjithë-aksionarët e tyre, duke ju bërë mirë çdokujt me dobi të dyanshme. Por ky nuk është më rasti.
Por korporatat e kanë akoma këtë potencial. Në fakt, është saktësisht ky kapacitet për përkushtim afatgjatë ndaj aksionarëve-jo vetëm askionarëve-që i bën korporatat mjet për të mirën, nëse ato do të zgjidhnin të jenë. Le ta studjojmë se si mund të ndodhë ajo.
Ideja kyçe 3
Ripërcaktimi i qëllimit përmes udhëheqjes efektive
Një nga problemet kryesore me doktrinën e Friedmanit është se ajo i huton shumë drejtorë. Kur kombinohet me presion nga aksionarët, ajo i shtyen drejtorët të mendojnë se qëllimi i korporatave është të bëjnë para. Por kjo nuk është e vërtetë.
Qëllimi i korporatave është t’i zgjedhin problemet me të cilat përballet komuniteti. Mund të jetë prodhimi i makinave të larjes, ashtuqë njerëzit të mund t’i lajnë rrobet e tyre.Apo mund të jetë dërgimi i internetit më të mirë, apo ta lehtësojë udhëtimin nga A në B.Synimi i një korporate nuk duhet të jetë gjenerimi i fitimeve për aksionarët-ky duhet të jetë një nënprodukt i përmbushjes së qëllimit të tij.
Në shumë vende, ligji i korporatës thotë se kompanitë duhet të kenë poashtu një qëllim normativ. Ky është përkushtimi i kompanisë të bëjë mirë në atë mënyrë që shkon përtej interesave të saj të menjëhershme, sikurse mbrojtja e ambientit apo ofrimi i programeve edukative në komunitet.Por presioni i aksionarit shpesh nënkupton se kjo bëhet e njëanshme, apo se obligimet e shoqërisë përmbushen në mënyrë simbolike. Dhe një qëllim aq normativ nuk do t’i transformojë korporatat në një mjet për të mirë. Udhëheqja do ta luajë atë rol.
Udhëheqja e korporatës zakonisht shoqërohet me mbrotjen e interesave të aksionarit dhe këshillat e politikave në SHBA dhe MB e mbështesin këtë pikëpamje.Sidoqoftë, kompanitë që e ndjekin atë që konsiderohet praktikat më të mira të qeverisjes korporative janë ato që kalojnë më keq në një krizë-si kur shpërtheu flluska e dotcom-it, ose gjatë krizës globale financiare.
Mësimi këtu është se udhëheqja e korporatës nuk duhet të jetë rreth rritjes së vlerës së aksionarit; ajo duhet të jetë rreth mbështetjes së qëllimit të një kompanie. Të gjithë mekanizmat e dizajnuar për të udhëhequr-sikurse struktura e bordit, caktimi i anëtarëve të bordit dhe menagjimi i rrezikut-duhet të ndihmojnë ne lehtësimin e dhënies së qëllimit të vërtetë të kompanisë, jo fitimeve të aksionarit.
Shtuar kësaj, korporata duhet ta zgjerojë pikëpamjen e saj se kush janë konsumatorët e saj. Baza konsumatore e një kompanie duhet ta përfshijë çdokë në të cilin ndikojnë aktivitetet e saj-sikurse punëtorët, furnizuesit, komuniteti lokal, dhe mjedisi-jo vetëm konsumatorët direkt të produkteve të saj. Një qëndrim më i hapur si ky e mirëpret rritjen dhe inovacionin, gjë që do ta ndihmojë korporatën t’i tejkalojë stuhitë ekonomike të motit të lig.
Riorganizimi i korporatës me qëllimin e saj të vërtetë kërkon një lider vizionar-dikush që aksionarët dhe punëtorët i besojnë njerëzit ta menagjojë këtë ndryshim në korporatë dhe ta aprovojë pse ja vlen. Duhet motivim dhe përkushtim. Por kur është e suksesshme, ajo e tregon inovacionin biznesor në formën e tij të vërtetë derisa e mbështet të ardhmen jetë gjatë të kompanisë.
Dhe derisa studimet që e studjojnë lidhjen mes të bërit mirë dhe shëndetit biznesor janë në fëmijërinë e tyre, dëshmitë tregojnë se qasja ndaj biznesit në mënyrë socialisht të përgjegjshme është e dobishme për korporatën. Për shembull, kthimet e larta, rreziku i ulët dhe kostot e ulëta lidhen me përgjegjësinë sociale të korporatës, eko-efikasitetin dhe kënaqësinë e klientit. Dhe këto janë gjëra që i bëjnë të lumtur të gjithë palët e interesuara – jo vetëm aksionarët.
Ideja kyçe 4
Krijimi i matësve të rinjë të performancës.
Kur është në pyetje vlerësimi i performancës se një korporatë, praktika standarde është të raportoni në asetet financiare dhe materiale.Por ka shumë aspekte të biznesit që nuk përfundojnë në spreadsheet-për të mirë apo për të keq. Për shembull, egzistojnë tri burime që cdo biznes ka nevojë t’i mbajë për të mbijetuar, shtuar të ardhurave dhe aseteve materiale.Këto tri asete janë burimet natyrale, sociale dhe burimet njerëzore. Dhe prapë, kur është në pyetje llogaritja e fitimit, këto asete nuk llogariten fare. Kjo është një mbikëqyrje e madhe si për një biznes të suksesshëm ashtu edhe për një biznes të sëmurë.
Për ta vlerësuar saktë performancën, korporatat duhet t’i konsiderojnë të gjitha format e kapitalit- duke përfshirë kapitalin natyral, njerëzor dhe social. Sikurse me çdo aset tjetër, çmimi i mbajtjes apo zëvendësimit të këtyre tri gjërave ka nevojë të faktorizohet në fitime net.Në anën tjetër, investimi në to duhet të jetë i dukshëm poashtu-sikurse avansimi i edukimit apo stafit, apo kontributi në mirëqenien e komunitetit lokal, shumë prej të cilëve mund të jenë konsumatorët apo furnizuesit e kompanisë.
Kjo është mënyra e vetme për të pasur një të kuptuar të vërtetë të performancës së biznesit.Në fund të fundit, a do të donit që bordi juaj të marrë një vendim të rëndësishëm bazuar në një fotografi jo të plotë. Mirë, kjo është ajo që po ndodh aktualisht në shumicën e korporatave.Kjo poashtu nënkupton se profitet kanë gjasa të bien dhe kështu të shpërndahen tek aksionarët në mënyrë jo të saktë, dhe se burimet nuk shpërndahen në mënyrën më efektive. Dhe ajo që është edhe më shqetësuese, kjo nënkupton se rregullat ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare po zhvillohen bazuar në informacion të arnuar.Kjo përsërit dëmet në komunitet, në ekonomi dhe në ambient.
Pra si mund t’i qasemi kësaj situate dhe të kemi një fotografi më të mirë të aktiviteteve biznesore?
Së pari, korporatat duhet të pranojnë gërryerjen e kapitalit natyror, social dhe njerëzor si detyrime në pasqyrat e tyre të fitimit dhe humbjes. Për shembull, nëse të ardhurat vjetore të një biznesi janë 100 milionë dollarë, por ai ka shkaktuar dëme në vlerë prej 30 milionë dollarësh në mjedis, atëherë të ardhurat e tij duhet të regjistrohen si vetëm 70 milionë dollarë.
Së dyti, kostot që lidhen me ruajtjen e burimeve natyrore, sociale dhe njerëzore duhet të regjistrohen si asete. Pra, nëse një biznes shpenzon 40,000 dollarë për ruajtjen e shëndetit të lumit, atëherë asetet e tij natyrore duhet të rriten në vlerë me 40,000 dollarë.
Të gjitha kompanitë, pronarët e tokave dhe kombet duhet të jenë përgjegjës për riparimin e dëmit që shkaktojnë në komunitet dhe në ambient duke i kryer aktivitetet e biznesevev të tyre. Dhe ai çmim i atij riparimi duhet të shfaqet në regjistrimet e tyre financiare ashtuqë fitimi, detyrimet dhe asetet llogariten saktë.Në fund të fundit, çfarëdo demi qoftë ai, duhet të jetë pala që kompenzon për atë dëm-jo viktimat e gjeneratave të ardhshme.
Ideja kyçe 5
Transformimi përmes rregulles.
Përderisa korporatat janë të shumëllojshme në aktivitetet dhe në prodhimin e tyre, egziston një gjë që të gjitha e kanë të përbashkët: asnjëra prej tyre nuk do të egzistonte pa ligj të korporatës, mekanizmin që i krijon korporatat. Kjo domethënë se ligji e ka potencialin për të ndikuar në atë se si funksionojnë korporatat-dhe kështu ato ndikojnë në jetët e cdokujt që i prekin.
Ligji i korporatave ofron një kornizë duke vënë rregullat për themelimin, strukturimin dhe udhëheqjen e një korporate. Kjo është një pikëpamje tradicionale, së paku, që studentët tanë MBA me fytyrë të freskët mësojnë dhe me shumë gjasa do t’i adoptojnë.
Por ajo që shumë njerëz dhe entitete e tejkalojnë është se ligji ofron një mënyrë që palët e ndryshme të bashkohen dhe të përkushtohen në sjelljen e një rezultati që ndryshe do të ishte i pamundur të arrihej-ashtu siq kishte ndodhur në Romën e lashtë. Këto përkushtime formalizohen përmes kontratave, pronësive dhe marrëveshjeve të qeverisjes.
Shtuar kësaj, shumica e kompanive kanë angazhime të korporatës. Këto janë thënie që i identifikojnë praktikat e kompanisë rreth aseteve jofinanciare të përmendura më herët-qeshtjet si qëndrueshmëria dhe përfshirja. Por këto angazhime, duke qenë plot me qëllime të mira, janë problematike. Ato nuk udhëhiqen nga kontratat, dhe rrallë përfshijnë pasoja për dështimin e dorëzimit siç do të bënte një kontratë formale.Ja pse ato rrallë kanë ndikim domethënës.
Kjo ngrit disa pyetje të rëndësishme. Nëse duam që çdokush të lulëzojë, a duhet t’iu kërkohet korporatave që në mënyrë ligjore të sillen në një mënyrë që i mbështet dhe rrit asetet sociale, mjedisore dhe njerëzore, shtuar aseteve financiare. A duhet t’iu kërkohet atyre të përmbahen nga aktivitetet që i dëmtojnë ato asete, sikurse aksionarët që do të donin që drejtorët të largohen nga vendimet që i zhvlerësojnë asetet financiare? Dhe a duhet të kërkohet me ligj që korporatat të bëjnë ndryshime dhe riparime nëse dhe kur dëmtojnë asetet jofinanciare?
Tashmë egzistojnë tri forma të legjislacionit që e lehtësojnë dispozitën e angazhimeve të korporatës: mundësimi, fuqizimi dhe detyrimi i legjislacionit. Çfarë nëse do t’i shtonim edhe tri të tjera: kërkimi, pengimi dhe riparimi?
Një kornizë e tillë holistike do t’i mbulonte nevojat e aksionarëve, palëve të tjera të interesuara, komunitetin në të cilin korporata fuksionon, dhe mjedisi. Dhe kjo do t’iu mundësonte drejtorëve ta vënë balansin më mirë në mes të përgjegjësive dhe aksionarëve dhe vetë korporatës. Në atë mënyrë, aksionarët do t’i shijonin fitimet e tyre derisa korporata do t’i qëndronte besnike qëllimit të saj-duke sjellur zgjidhje inovative në shoqëri në mënyrat që ju bën dobi të gjithëve.
Përmbledhja Finale
Përgjatë shekujve, roli i korporatës ka kaluar nga një mjet që i bashkon njerëzit për një qëllim specific biznesor tek një ku fokusi është në gjenerimin e fitimeve për aksionare -shpesh në llogari të të tjerëve dhe planetit.
Por korporata është produkt i shoqërisë. Dhe si e tillë, ne mund ta rindërtojmë atë për të qenë një agjent ndryshimi dhe mbështetje duke ju bërë dobi akoma aksionareve. Duke përqafuar angazhimin e korporatës dhe duke ripërcaktuar menaxhimin e aseteve dhe përgjegjësinë e korporatës, ne mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe më të begatë në shkallë globale.