Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
F.I.R.E
Përmbledhje Libri
Hyrje
Si e nxisin inovacionin metodat e shpejta, jo të kushtueshme, të kufizuara dhe elegante.
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni si t’i menagjoni projektet kreative suksesshëm me një metodë të re.
Menagjimi i projektit është i vështirë. Duhet të manovroni shumë probleme, sikurse bugjeti, korniza kohore, kontratat e furnizuesit dhe brengat e ekipit. Fatmirësisht, që ju mund t’iu referoheni projekteve më të hershme për ta pasur një ide të praktikave më të mira apo këndeve problematike.
A mundeni? Nëse jeni duke punuar në një projekt vërtetë inovativ, kjo mund të jetë e vështirë ju dhe ekipi juaj mund të jeni duke shkuar aty ku askush tjetër nuk ka shkuar më herët. Projekte të tjera mund të jenë interesante por jo të dobishme; atëherë ku mund të ktheheni për udhëzim për t’i mbajtur bugjetet të vogla, dhe për t’i arritur afatet?
Këto pulsime janë udhëzuesi juaj për t’i menagjuar projetet inovative në afat dhe nën bugjet. Ato do t’iu tregojnë se si mund ta kryeni projektin tuaj me sukses, vetëm duke ndjekur disa udhëzime racionale, logjike.
Në këto pulsime do të zbuloni:
- kur “stormdraining” mund të jetë më e dobishme se ”Braingstorming”;
- si teknologjia e huamarrjes i mban projektet e NASA-s në kohë dhe nën buxhet; dhe
- pse një projekt i avionëve luftarakë të SHBA-së humbi përfshirjen e “kërcënimit” sovjetik për një dekadë të mirë.
Ideja kyçe 1
Metoda F.I.R.E ju jep rezultate të cilësisë së lartë në mënyrën më të shpejtë dhe më efektive të mundshme.
Kur kryesoni një projekt kreativ, shume sfida do të paraqiten në rrugën tuaj. Fatmirësisht, egziston një metodë dështo-sigurtë që menagjerët inovativë të projekteve mund ta përdorin për të qëndruar në binarë, dhe ajo quhet F.I.R.E.
F.I.R.E qëndron për Shpejtë, Jo kushtueshëm, Kufizuar dhe Elegante. Metodën F.I.R.E mund ta përdor çdokush për t’i përmirësuar proceset dhe për t’i arritur qëllimet e tyre.
Bëjeni projektin tuaj të shpejtë duke e ndarë atë në detyra më të vogla që mund të kryhen shpejtë. Projektet e mëdha shpesh zvarriten, dhe ndonjëherë është e vështirë ta ndjeni se jeni duke bërë përparim. Kur dizajnoni për vetën tuaj një grup më të vogël të detyrave më të shkurtra, atëherë mund të fokusoheni në secilën detyrë njëra pas tjetrës, dhe të caktoni afate të qarta, të arritshme.
Kjo sidoqoftë, nënkupton se duhet ta ndjekni një orar të rreptë. Dhe të qënit i shpejtë nuk ka të bëjë vetëm me të punuarit shpejtë-ju duhet të fokusoheni në cilësi poashtu. Nëse punoni shpejtë por në mënyrë të shkujdesur, atëherë do të krijoni më shumë punë për vetën tuaj më vonë. Në fund, do ta shihni se nuk do të keni kursyer shumë kohë.
Mbajeni projektin tuaj jo të kushtuëshm duke e mbajtur një bugjet të vogël, dhe synoni t’i zgjidhni problemet më të mençurit tuaj para se t’iu hidhni atyre para. Jo kushtueshëm nuk nënkupton lirë, sidoqoftë, kjo ka të bëjë me efikasitetin. Mësoni si t’a bëni më të mirën e asaj që e keni.
Të qënit të kufizuar ka të bëjë me të qenit në kontroll. Kur jeni i kufizuar, ju nuk i lejoni rrethanat e papritura ta përcaktojnë drejtimin në të cilin po shkon projekti juaj. Në vend të kësaj, ju e kontrolloni situatën duke mbajtur takime të rregullta, duke mbajtur orare të shkurtra, duke organizuar ekipe të vogla, dhe duke pasur një bugjet të ngushtë.
Përfundimisht, të qënit elegant ka të bëjë me fokusimin në thjeshtësi. Mbani mend: më pak është më shumë. Projektet e thjeshta, nëse bëhen mirë, janë më të mira se sa të komplikuarat, ngase ato janë më të lehta për të punuar në to dhe, për të siguruar rezultate të cilësisë se lartë.
Ideja kyçe 2
Për ta zgjedhur një problem të caktuar, së pari punoni në përgjithësimin e problemit për t’i identifikuar nevojat e përgjithshme.
Shpesh, kur keni një pyetje, ju e ‘’pyetni’’ Google. Dhe si rrjedhojë, makina e kërkimit të Google ju ofron një mori përgjigjesh, qoftë nëse po kërkoni të humbni peshë, ta rregulloni një furrë, apo ta konsideroni një fluturim hapësinor.
Si e bën Google këtë? Makina e kërkimit të kompanisë thjeshtë kërkon përmes tonesh të hulumtimeve të ruajtura online, duke konsideruar miliona pyetje që tashmë janë përgjigjur. Inovacioni funksionon në të njëjtën mënyrë; ju thjesht duhet ta dini se çfarë të kërkoni.
Për ta gjetur një zgjidhje për një problem të caktuar, sidoqoftë, gjëja e parë që duhet ta dini është ta përgjithësoni atë. Ja ku është një tjetër metodë e përshtatshme për t’iu ndihmuar me këtë.
TRIZ është një akronim që e përshkruan metodën Ruse të Problem-zgjidhjes krijuese të problemeve. Kjo metodë e sqaron se si mund të zgjidhet çdo problem teknik në katër hapa.
Së pari, e identifikoni problemin tuaj specifik. Së dyti, e përgjithësoni atë. Së treti, e gjeni një zgjidhje të përgjithshme për problemin e përgjithshëm. Së katërti, e përdorni zgjidhjen e përgjithshme për të zhvilluar një zgjidhje specifike për problemin tuaj specifik. Ky është TRIZ!
Le të themi se po përpiqeni ta dizajnoni një paisje më të madhe për një Aeroplan më të fuqishem. Ju dëshironi që aeroplani të fluturojë lartë e më lartë, por ai nuk mund të ngritet mirë lartë për shkak se tani është më i rëndë. Ky është problemi juaj specifik.
Pastaj, fokusoheni në përgjithësimin e problemit tuaj, që në këtë rast, do të ishte një problem raporti fuqi-peshë i avionit. Sapo ta gjeni një zgjidhje të përgjithshme që e trajton këtë, ju mund ta kuptoni si ta aplikoni këtë zgjidhje te përgjithshme në dizajnin e aeroplanit tuaj specifik.
Kur zgjidhni probleme, ju duhet poashtu t’i identifikoni nevojat tuaja.Nuk është gjithnjë e dukshme se çfarë burimesh keni, dhe çfarë burimesh të reja mund të ju duhen për ta kryer detyrën tuaj.
Nëse po përpiqeni ta dizajnoni një paisje aeroplani, ju me siguri keni tone të materialeve të ndryshme të gatshme për ju-por cilat do të funksiononin më së miri? Sapo ta identifikoni se ju duhet një material më i lehtë, ju mund t’i përqendroni përpjekjet tuaja për ta gjetur atë.
Ideja kyçe 3
Shmangni grumbullimin e kostove shtesë dhe vonesat e bezdisshme duke iu përmbajtur një orari të caktuar dhe një buxheti të kufizuar.
A keni provuar ndonjëherë të eksperimentoni me një recetë të preferuar, duke i ndryshuar detajet aty-këtu, dhe keni përfunduar me diçka që ju është dashur ta hedhni? Ndonjëherë është më mirë ta ndiqni recetën e vjetër.
Projektet inovative mund të funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Kur keni një afat kohor dhe një bugjet, përpiquni të mos devijoni nga plani juaj, ngase vetëm sa do ta pengoni veten nëse vendosni gjatë rrugës t’i komplikoni gjërat.
Në vitin 1981, inxhinierët amerikanë filluan punën në avionin luftarak F-22 Raptor, një makineri e avancuar e konceptuar për të luftuar teknologjinë sovjetike. Megjithatë, projekti u përfundua në dhjetor 2005 – vite pasi Bashkimi Sovjetik u shemb.
Pra çfarë ndodhi me projektin?
Projekti F-22 hasi në telashe në 1989 kur projektuesit e zgjatën afatin e përfundimit të tij me gjashtë muaj. Ata donin që avioni luftarak të ishte “perfekt”, kështu që ata vazhduan të ndryshonin veçoritë, dhe në këtë proces, duke shtuar më shumë kosto dhe vonesa të mëtejshme.
Si rezultat, projekti vazhdoi të ndryshojë për t’i akomoduar funksionet shtesë, dhe vonesat eventualisht u përkeqësuan derisa projekti mbeti dhjetë vite të mira me vonesë.
Por ju mund ta shmangni këtë! Ndiqeni rreptë një orar dhe një bugjet sapo t’i keni caktuar ata. Mos synoni ta përfshini çdo veqori të mundshme në një produkt apo projekt.Përpiquni të bëni diçka që e zgjidh problemin tuaj të caktuar, apo projekti juaj do të bëhet i papërshtatshëm, mu sikurse F-22-shi.
Ndërsa dizajnerët u munduan për F-22 që do të bëhej i padobishëm së shpejti, një tjetër shpikje e tejkaloi atë: mjeti ajror pa pilot (UAV), ose siç e njohim sot, droni.
Një dron mishëron F.I.R.E. metodën: është ishpejtë, i lirë, i përmbajtur dhe elegant.
Projekti i dronit arriti sukses kur F-22shi dështoi sepse projekti në tërësi ishte i fokusuar në përgjigjjen e një pyetjeje specifike në një periudhë të shkurtër kohe dhe me një bugjet të kufizuar. Droni Syri i Dragoit, për shembull, ka vetëm një funksion: mbikëqyrjen. Ai është poashtu i pakushtueshëm; një Sy Dragoi mund të prodhohet për rreth diku 60,000$.
Ideja kyçe 4
MIsionet e NASAS fokusohen në thjeshtësimin dhe shpejtimin e projekteve duke sjellë inovacione vetëm kur është e nevojshme.
Kur e dëgjoni fjalën inovacion, mund të supozoni se përshkruan diçka të komplikuar dhe të shtrenjtë. Ky nuk është domosdoshmërisht rasti, sidoqoftë. Agjensia hapësinore e SHB NASA na tregon pse.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA (NASA) ka nisur shumë misione novatore, duke pasur parasysh përkushtimin e saj për thjeshtimin dhe përshpejtimin e projekteve.
Në vitin 1999, për shembull, NASA filloi një projekt të anijes kozmike të quajtur Stardust, duke synuar të mbledhë grimca nga bishtat e kometave në galaktikë dhe t’i kthejë ato për studim.
NASA caktoi një afat dhe një bugjet të ngushtë për Stardust, dhe e kreu atë në kohë, dhe nën bugjetin që kishte, për disa milionë dollarë më pak sesa shuma për të cilën ekipi ishte mbledhur.
Si e arritën ata një sukses të tillë? Ekipi Stardust kishte një seri kërkesash të misionit, dhe anëtarët u fokusuan në tre detyrat më të rëndësishme: gjejeni kometën; mblidhni pjesëzat; dhe sjellni pjesëzat në shtëpi.
Kishte edhe qëllime të tjera (sikurse fotografimi i kometës) por këto qëllime ishin thjeshtë të dëshirueshme-që domethënë se ishin dytësore, krahasuar me tri qëllimet kryesore të projektit.
Suksesi i Stardust poashtu e ilustron rëndësinë e fokusimit të inovacionit në nevoja të caktuara.
NASA ka mundur të ketë ndërtuar të tri elementet e Stardust nga e para, por ekipi vendosi t’i mbante gjërat thjeshtë. Menagjeri i projektit Ken Atkins i ngushtoi shpenzimet duke përdorur mjete të zhvilluara për misione të mëhershme. Radio Motorola e Stardust, për shembull, u projektua fillimisht për misionin Mars Surveyor të vitit 1998.
Përdorimi i zgjidhjeve të përdorura ja mundësoi ekipit t’i fokusonte përpjekjet në zhvillimin e mjeteve që nuk i kishin. Në fakt, inovacioni i vetëm që erdhi nga projekti ishte një material për mbledhjen e pjesëzave i quajtur aerogel. Pjesa e mbetur e projektit përdori në mënyrë kreative inovacionet nga e kaluara!
Ideja kyçe 5
Kur është në pyetje inovacioni i vërtetë, më pak është më shumë.
Imagjinoni sa e quditshme do të ishte të vishnit çdo veshje që posedoni. Është pothuajse e pamundur, dhe edhe pse mund t’ia dilni, thjeshtë do të dukeshit qesharak.
Një këmishë, një palë pantollona; është më mirë t’i mbani gjërat thjeshtë.
Inovacioni është e njëjta gjë.Ju jeni i garantuar të merrni në thua nëse insistoni shumë për veten ose projektin tuaj. Megjithatë, ta mbani atë të thjeshtë nuk duket thjesht më mirë; është gjithashtu më e lirë dhe më e shpejtë.
Google Chromebook është një shembull i mirë i kësaj. Laptopi vie vetëm me veçoritë më të shpeshta të përdorura të Google, sikurse kërkimi i internetit apo përdorimi i Google Drive.
Derisa Google ka mundur ta pajisë laptopin e saj me çdo veqori që ofron, kompanisë do t’i kishte kushtuar më shumë para sesa që i janë dashur për ta zhvilluar atë. Disa veçori shtesë nuk kanë qenë mjaft për t’i arsyetuar shpenzimet dhe vonesat.
Gjetja e një balansi të duhur të kompleksitetit quhet stormdraining. Stormdraining është e kundërta e brainstorming; ka të bëjë me lënjen e koncepteve apo veçorive që nuk ofrojnë dobi domethënëse në projektin tuaj.
Për të Stormdrain, ju vendosni pikën e mesit midis thjeshtësisë dhe kompleksitetit; dhe kjo pikë do të ndryshojë në varësi të projektit. Filloni duke hequr një veçori nga produkti juaj në të njëjtën kohë. Nëse sistemi ende funksionon, hiqni një pjesë tjetër. Vazhdoni derisa të mos mund të hiqni më shumë veçori dhe të keni akoma një produkt funksional.
Ky proces merr kohë dhe kreativitet, por është shumë më effiçient sesa ndërtimi i një produkti që është jodomosdoshmërisht kompleks dhe i shtrenjtë!
Prandaj kujtoni të jeni kritikë ndaj projektit tuaj-largoni gjithçka që ju hargjon burimet dhe nuk ofron shpërblim domethënës. Fokusoni përpjekjet tuaja në zhvillimin e mjeteve dhe produkteve për të cilat keni vërtetë nevojë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këtë libër:
Inovacioni efektiv ka të bëjë me fokusimin e energjisë dhe burimeve në detyrat tuaja më të rëndësishme. Ju duhet të punoni shpejtë, t’i mbani projektet tuaja jo të kushtueshme, dhe të qëndroni në binarë duke e kufizuar bugjetin dhe afatin tuaj kohor. Synoni të prodhoni diçka elegante, jo diçka jashtëzakonisht komplekse.Kur i drejtoni përpjekjet tuaja me metodën F.I.R.E , jo vetëm që do ta përfundoni projektin tuaj në kohë, ju poashtu do të prodhoni diçka të cilësisë më të lartë, poashtu.
Keni komente?
Sigurisht se do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Prandaj, thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Sygjerohet lexim i mëtejshëm: ”Scrum” nga Jeff Sutherland
Mësoni gjithçka rreth ”Scrum-it”, sistemit menagjues të projektit që e ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë. Ky është një sistem shumë i përshtatshëm, fleksibil që ja mundëson ekipit tuaj të planifikojë në mënyrë realiste dhe t’i përshtatë qëllimet e tij përmes komenteve të vazhdueshme. Duke e përdorur ”Scrum-in”, ekipi juaj mund ta përmirësojë produktivitetin e tij (dhe rezultatin final) pa krijuar stres të panevojshëm, apo orë më të gjata pune.