0.1 C
Pristina
spot_img

Peci takon ambasadorin e Austrisë, George Schnetzer, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit në bujqësi

Date:

Share:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij austriak edhe me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, e në të cilat përfshihet edhe thellimi i  bashkëpunimit me shtetet evropiane.

“Në këtë takim diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Për të konkretizuar këtë bashkëpunim gjatë këtij viti, u pajtuam që të ndërmarrim edhe hapa dhe veprime konkrete, të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend”, tha Ministri Peci.

Nga ana e tij, ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img