8.7 C
Pristina
spot_img

Qeveria mbyll vitin me 365 milionë euro depozita në BQK

Date:

Share:

Qeveria e Kosovës vitin që shkoi e ka përmbyllë me 364.4 milionë euro depozitë në BQK.

Sipas raportit të fundit të BQK-së, depozitat në këtë institucion deri më 30 dhjetor 2023 ishin 1.36 miliardë euro.

Prej të cilëve 364.4 milionë euro ishin nga qeveria qendrore, 590.5 milionë euro nga bankat komerciale dhe 166.4 milion euro AKP dhe 241 milionë euro të tjerat”, thuhet  në raportin e BQK-së, raporton Gazeta10.

Asetet e BQK-së në muajin dhjetor 2023 arritën vlerën prej 1.64 miliard euro, duke shënuar rënie për 127.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të bilancit të mjeteve të qeverisë (335.2 milionë euro) në njërën anë dhe rritjes së depozitave të fondeve pensionale (126.2 milionë euro), AKP (1.1 milion euro), bankat komerciale (67 milionë euro) si dhe korporatat publike jofinanciare (3.3 milionë euro).

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit më 31 dhjetor 2023 ishte 1.17 miliard euro.

Gjatë muajit dhjetor 2023 krahasuar me muajin nëntor 2023, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë zvogëluar për 51.7 milionë euro, si rezultat i zvogëlimit të investimeve në depozita prej 71.1 milionë euro dhe rritjes neto  të letrave me vlerë për 19.4 milionë euro.

Qeveria e Kosovës vitin që shkoi e ka përmbyllë me 364.4 milionë euro depozitë në BQK.

Sipas raportit të fundit të BQK-së, depozitat në këtë institucion deri më 30 dhjetor 2023 ishin 1.36 miliardë euro.

Prej të cilëve 364.4 milionë euro ishin nga qeveria qendrore, 590.5 milionë euro nga bankat komerciale dhe 166.4 milion euro AKP dhe 241 milionë euro të tjerat”, thuhet  në raportin e BQK-së.

Asetet e BQK-së në muajin dhjetor 2023 arritën vlerën prej 1.64 miliard euro, duke shënuar rënie për 127.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të bilancit të mjeteve të qeverisë (335.2 milionë euro) në njërën anë dhe rritjes së depozitave të fondeve pensionale (126.2 milionë euro), AKP (1.1 milion euro), bankat komerciale (67 milionë euro) si dhe korporatat publike jofinanciare (3.3 milionë euro).

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit më 31 dhjetor 2023 ishte 1.17 miliard euro.Gjatë muajit dhjetor 2023 krahasuar me muajin nëntor 2023, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë zvogëluar për 51.7 milionë euro, si rezultat i zvogëlimit të investimeve në depozita prej 71.1 milionë euro dhe rritjes neto  të letrave me vlerë për 19.4 milionë euro.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img