1.9 C
Pristina
spot_img

Për herë të parë pas 14 vitesh Apple eklipson Samsung

Date:

Share:

Të dhënat e International Data Corporation (IDC) zbulojnë se Apple ka shitur 234.6 milionë telefonë në 2023, që është i barabartë me 20.1 përqind të tregit. Samsung nga ana tjetër ka shitur 226.6 milionë njësi, ose 19.4 përqind të tregut.

Viti 2023 siç duket ka qenë i madh për Apple. Së pari, eliminoi portën lightning me debutimin e iPhone 15, ndërsa sot raportime të ndryshme flasin se kompania ka eklipsuar Samsung si prodhuesi më i madh në botë.

Të dhënat e International Data Corporation (IDC) zbulojnë se Apple ka shitur 234.6 milionë telefonë në 2023, që është i barabartë me 20.1 përqind të tregut. Samsung nga ana tjetër ka shitur 226.6 milionë njësi, ose 19.4 përqind të tregut.

Canalys, një tjetër firmë analitike e industrisë së teknologjisë, ndau të dhëna të ngjashme me IDC. Është hera e parë që Samsung humbet vendin e parë që prej 2010-ës kur Nokia udhëhiqte dhe Apple as nuk ishte pjesë e pesë prodhuesve më të mëdhenj në botë.

Në 2023 Xiaomi, OPPO dhe Transsion zunë tre vendet e tjera me 145.9 milionë, 103.1 milionë dhe 94.9 milionë njësi të shitura globalisht respektivisht.

“Apple ka luajtur rolin e vet në rënien e shitjeve të Samsung, por në tërësi hapësira Android po diversifikohet. Brendet Kineze si OnPlus, Honor apo edhe përfshirja e Google ka krijuar një ambient tejet konkurrues,” tha IDC.

Në tërësi shitjet e smartfonëve ranë me 3.2 përqind në 2023 por u rritën me 8.4 përqind në tre mujorin e katërt të vitit. Apple ka vuajtur me konkurrencën në Kinë ndërsa shitjet e tre mujorit të katërt në këtë vend ishin 11 përqind më të ulëta sesa një vit më parë. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img