-0.9 C
Pristina
spot_img

Microsoft lançon Copilot Pro për 20 dollarë në muaj

Date:

Share:

Përdoruesit e Copilot Pro do të mund të krijojnë GPT-të e tyre Copilot gjithashtu. Siç duket është një version i Microsoft të i GPT Store të OpenAI.

Pothuajse një vit që kur Microsoft lançoi Bing Chat fuqizuar nga ChatGPT – që sot quhet Copilot – kompania zbuloi lëvizjen e radhës në inteligjencën artificiale.

Copilot Pro është një shërbim me pagesë që kushton 20 dollarë në muaj dhe ju jep përdoruesve qasje në versionet më të fundit të ChatGPT si dhe në Copilot për aplikacionet Microsoft 365 së bashku me veçori të tjera.

Për më tepër aplikacionet Android dhe iOS të Copilot janë të disponueshëm për të gjithë pas një debutimi të kufizuar muajin e kaluar.

Dhe nuk është e gjitha pasi Microsoft prezantoi Copilot GPT, një funksionalitet të ri ku përdoruesit mund të përshtatin Copilot për tematika të caktuara si fitness, udhëtim, gatim etj.

Përdoruesit e Copilot Pro do të mund të krijojnë GPT-të e tyre Copilot gjithashtu. Siç duket është një version i Microsoft të i GPT Store të OpenAI.

Microsoft thotë se përdoruesit e Copilot Pro do të kenë qasje në GPT-4 Turbo dhe mund të përdorin modele të ndryshme GPT. Abonimi gjithashtu ju mundëson përdoruesve cilësi më të lartë të krijimit të imazheve përmes AI, mjet i cili do të jetë më i shpejtë.

Vlen të theksohet se Copilot Pro kushton 20 dollarë në muaj për përdorues.

Së bashku me Copilot Pro, Microsoft tha se Copilot për Microsoft 365 tashmë është i disponueshëm për kompanitë e vogla me planet Business Premium dhe Business Standard. Çmimi nuk ka ndryshuar dhe ende mbetet 30 dollarë në muaj për person. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img